All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (19)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mendjemadhësia

I Dërguari i Allahut -alejhi selam- e komentoi dhe e qartësoi këtë duke thënë: "Mendjemadhësia është mosmirënjohja e së vërtetës dhe përbuzja e njerëzve" Shënuar nga Muslimi.

Mosmirënjohja e së vërtetësështë refuzimi i saj dhe përbuzja e njerëzve.

Prej mendjemadhësisë është refuzimi ndaj mësuesit tënd, zgjatimet dhe edukata e keqe me të.

Te disa nxënës kur dikush e lajmëron me një gjë, e cila nuk ndodhet te ai, ai e përbuz atë dhe nuk e pranon. Kjo është një mangësi në të punuarit me dijen.

Thuhet :

Dija është lufta, për djalin mendjemadh

Si përroi që lufton me vendin e lartë

Djali mendjemadh nuk mund ta marrë dijen, sepse dija për të është një luftë, si përroi që lufton me vendin e lartë, i cili nuk e lë të zërë vend, por e zhvendos majtas e djathtas. Kështu dhe dija nuk mund të qëndroj me mendjemadhësinë, nga ky shkak ajo largohet.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

21.06.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com