All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (20)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ashpërsia në medhhebet dhe mendimet

Nxënësi i dijes duhet të largohet nga:

Grupacionet dhe partitë sa që e ulin bindjen dhe sinqeritetin në një grup apo parti të caktuar. Kjo, padyshim, është në kundërshtim me rrugën e selefëve (të parëve tanë).

Selefët, punëmirët nuk kanë qenë parti, por partia e tyre ishte një, e cila përfshihej nën fjalën e Allahut "... Është Ai (Allahu) që ju ka emëruar ju muslimanë edhe më parë (ata që ishin në Fenë e Tij, në Islam si Ibrahimi e ndjekësit e rrugës së tij) ..." Haxh, 78.

Nuk ka parti, as ndihmues, as armiqësi, por vetëm sipas asaj që është në Kuran dhe Sunet.

Ka prej njerëzve që grupohen me një grup të caktuar, zgjedhin rrugën e saj dhe argumentohet me argumente, të cilat mund jenë ndaj tij, mbron tjetër veç saj dhe humbet çdo gjë të ngjashme me të edhe sikur të jetë më afër të vërtetës se ajo. Merrë të dyja si fillim. Kush nuk është me mua është kundra meje, kjo është një fillim i shëmtuar, sepse ka të ndërmjetme midis teje dhe ndaj teje. Në qoftë se është ndaj teje me hak, në të vërtetë është me ty, sepse i Dërguari i Allahut -alejhi selam-thotë:               "Ndihmoje vëllanë tënd që bën padrejtësi ose që i është bërë padrejtësi". Ndihma për të padrejtin është ta ndalosh atë kur bën padrejtësi.

Kur u shfaqën partitë te muslimanët u shtuan rrugët, u përça umeti, arriti që të humbasin njëri-tjetrin dhe hanin mishin e vëllait të tyre të vdekur, i kapi ata dështimi, siç thotë Allahu: "... mos u kundërshtoni (me njëri-tjetrin) që të mos humbni kurajën dhe të mos ju lënë fuqitë ..." El Enfal, 46.

Gjejmë disa nxënës dije te një shejh prej shujuhve, e ndihmon atë në të vërtetën dhe në të kotën dhe armiqëson të tjerët të ngjashëm me të. E bën të humbur dhe bidatçi.

Ai e shikon shejhun e tij si dijetar rregullues, kurse të tjerë ose injorantë, ose shkatërrues. Ky është një gabim i madh, por fjala duhet të merret kur ajo është e pajtueshme me Kuranin dhe Sunetin dhe thënien e sahabëve – kënaqësia e Allahut qoftë me ata të gjithë!–.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

03.07.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com