All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (21)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Burimi para të qënurit kompetent

Nxënësi i dijes duhet të tregojë kujdes për burimin para se të flasë për këtë, nëse ai e bën këtë ka këto argumente për çështjet:

Çështja e parë:  Admirimi i vetes kur nxjerr diçka e bën atë që ta shohë veten më të ditur.

Çështja e dytë: Ajo tregon të moskupturit dhe mos njohjen e tij për çështjet, sepse kur ai jep burimin ndoshta bie në një çështje që nuk mund të dalë dot prej saj. Kur shikojnë burimin e tij i përgjigjen në çështjet  që i qartësojnë atij defektin.

Çështja e tretë: Kur jep burimin para të qënurit kompetent detyrohet të thotë ndaj Allahut atë që nuk e di, sepse në të shumtën e rasteve ky është qëllimi i tij.

Atij nuk i bënë përshtypje, sa herë që pyetet përgjigjet duke shfaqur rrezik në fenë e tij dhe në thënien e tij ndaj Allahut, pa dije.

Çështje e katërt: Personi që jep burimin pa qenë kompetent në të shumtën e rasteve nuk e pranon të vërtetën, sepse mendon se po i përulet dikujt edhe nëse me të është vërteta kjo është argument se ai nuk është dijetar.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

09.07.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com