All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (22)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mendimi i keq

Nxënësi i dijes duhet të tregojë maturi me qëllim të mos mendojë keq për dikë tjetër. P.sh t'i thotë se nuk e vërteton këtë vetëm syefaqësisht, nuk e bën  këtë pyetje vetëm për syefaqe me qëllim që ta njohin se është nxënës që kupton.

Hipokritëve kur u vinin besimtarët me lëmoshë, nëse ajo ishin madhe thoshin se kjo është syefaqësi, nëse ishte e vogël  thoshin: "Allahu nuk ka nevojë për këtë lëmoshë".

Allahu thotë: "Ata të cilët marrin nëpër gojë dhe tallen me besimtarë të atillë që japin sadaka me vullnetin e tyre dhe (me) ata të cilët nuk munden që të gjejnë për të dhënë sadaka përveçse çfarë kanë në dorë, Allahu do t’ua përplasë vetë atyre përqeshjen dhe për ta do të ketë dënim të dhimbshëm"Teube, 79.

Mjerë për atë që mendon keq ndaj atij që shfaq drejtësi. Të menduarit keq nuk ka dallim midis mësuesit tënd ose shokut tënd, por është detyrë të jetë mendimi i mirë për atë që shfaq drejtësi. Për atë që nuk shfaq drejtësi nuk ka problem të kihet mendim të keq për të, por patjetër duhet të vërtetohet derisa të largohet nga vetvetja ky iluzion, sepse disa njerëz mendojnë keq për tjetrin duke e krijuar këtë me iluzion të rrejshëm që nuk ka asnjë të  vërtetë.

Është detyrë kur ka mendim të keq për dikë qoftë prej nxënësve të dijes apo të tjerë, patjetër duhet parë a ka arsye që të çon ky mendimi i keq, nëse ajo vjen si rezultat i iluzioneve atëherë nuk lejohet që të ketë mendim të keq për një musliman që shfaq drejtësi.

Thotë Allahu: "O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime ..." El Huxhurat, 12. Nuk thotëkini dyshim, sepse disa dyshime kanë origjinë, kanë justifikim. Thotë Allahu: "…Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe..." El Huxhurat, 12. Jo çdo dyshim, sepse dyshimi që krijon armiqësi, urrejtje pa ndonjë arsye padyshim është mëkat. E njëjtë është dhe me dyshimin që nuk ka asnjë pikë mbështetje. Nëse ka mbështetje mbi bazën e argumenteve nuk përbën ndonjë problem të kihet mendim të keq, por njeriu duhet ta vendosë veten në vendin e tij duke mos e tepruar në të me të paqena.

Në të tilla gabime duhet të tregohet kujdes, sepse Allahu nxënësin e dijes e ka ndriçuar me dije dhe e ka bërë shembull sa që Allahu  ka lënë dijetarët që t'u përgjigjen çështjeve të njerëzve kur kanë paqartësira dhe thotë: "…kështu që pyetni njerëzit e Mesazhit (të Teuratit dhe të Inxhilit) nëse nuk e dini ..." El Enbija, 7.

Gjithashtu thotë: "Kur atyre u vjen rëndë ndonjë çështje që prek sigurinë e njerëzve apo frikë, ata e përhapin atë (ndër njerëz). Sikur t’ia kishin paraqitur atë (për shqyrtim) të Dërguarit apo njerëzve të tjerë drejtues të tyre, shqyrtuesit përkatës do ta kishin kuptuar atë prej tyre... " An Nisa, 83.

T'i o nxënës i dijes nuk duhet të biesh në shkallën e poshtërimit, por duhet të jesh aty ku e meriton.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

10.07.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com