All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË DIJES (23)

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Librat e kërkuesit të dijes

Para fillimit të kësaj pjese për kërkuesin e dijes patjetër duhet të qartësojmë disa çështje të rëndësishme.

Sjellja me librin, e cila është:

a) Njohja e temave të tij me qëllim që njeriu të përfitojë, sepse ai e ka më se të nevojshme specifikën, pasi libri mund të jetë mashtrim, i pavlefshëm ku e kërkon patjetër njohjen e temave të tij.

b) Njohja e nomenklaturës, pasi me të arrin të ruash kohë të madhe. Këtë gjë veprojnë dijetarët në hyrjen e librave. Për shembull: e dimë se autori i librit " Bulugul meram " kur thotë: mutefakun alejhi, ka për qëllim që transmetohet prej Buharit dhe Muslimit. E kundërta ndodh tek autori i librit "El munteka" kur thotë: mutefakun alejhi, ka për qëllim që transmetohet prej Imam Ahmedit, Buhariut dhe Muslimit. I njëjti ndryshim ndodh edhe në librat e Fik'ut. Çdo autor ka nomenklaturën e tij dhe për këtë ne duhet ta njohim.

c) Njohja e metodës dhe e frazave të tij, sepse kur lexon librat e mbushur me dije nuk ka dyshim se do të hasësh me fraza që për kuptimin e tyre kanë nevojë për meditim, thellim.

Leximi i librave bëhet në dy lloje:

a) Lexim meditimi dhe kuptimi ku njeriu patjetër duhet të mendojë dhe të tregoj maturi.

b) Lexim eksplorimi, duke parë nëpërmjet kësaj vetëm temat e librit dhe çfarë mund të ketë në të prej kërkimeve, ku me anë të së cilës arrin të njihet me gjithëpërfshirjen e librit. Rruga e përshtatshme e leximit të librit, meditimit dhe kuptimit të tij është dhe kërkimi i ndihmës te njerëzit me dije të pastër. I pari libër që e kërkon këtë meditim dhe maturi është Libri i Allahut, prandaj kërkohet durim dhe këmbëngulje dhe nuk ka mirësi më të madhe që i është dhënë njeriut se sa durimi. 

Mbledhja e librave

Kërkuesi i dijes duhet të mbledhë libra duke filluar nga ato që janë më të rëndësishme.

Përqendrimi në librat e rëndësishëm

Kërkuesi i dijes duhet të tregojë kujdes të veçantë në librat bazë duke iu shmangur botimeve të rejave, sepse disa autor të rinj nuk kanë dije të mjaftueshme dhe kur lexon shkrimet e tyre do të gjesh gjëra të përcipta. E përcjellin diçka me shprehjet e tyre me fjali të gjatë, e cila bëhet lëmsh. Patjetër duhet t'i kthehemi librave bazë të selefëve, të cilat janë shumë herë më të mira dhe më të begata se ato që pasojnë. Shumica e librave të atyre që kanë ardhur më vonë kanë pak kuptim dhe shumë përbërje. Lexon një faqe të plotë dhe e përmbledhë atë me një ose dy rreshta, ndërsa te librat e selefëve gjen lehtësi, ëmbëlsi, përmbajtje të lehtë dhe nuk ka fjalë që të mos ketë kuptim. Librat që duhen të kihen parasysh prej kërkuesit të dijes janë librat e Shejhut islam Ibn Tejmije, Ibn El Kajim.

Vlerësimi i librave

Librat ndahen në tre pjesë:

a) libra të mirë;

b) libra të keq;

c) libra që nuk kanë as mirësi e as të keqe.

Kujdesu që libraria jote të jetë e zbrazur prej librave që nuk kanë mirësi. Ka libra të dëmshme që përmbajnë mendime dhe rrugë të caktuar edhe këto mos i prano në librarinë tënde, sepse librat e bidatit të dëmtojnë në akide dhe librat e rebelizmit të dëmtojnë në menhexhin (rrugën). Largohu prej çdo libri që është i dëmshëm, sepse librat janë ushqim për shpirtin si ngrënia dhe pirja për trupin e nëse ushqehesh me këto libra të dëmshëm padyshim devijohet prej besimit dhe rrugës së saktë.

Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin 

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

07.08.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com