All for Joomla All for Webmasters

EDUKATA E KËRKIMIT TË LEJES DHE VIZITA

. Posted in MORALI.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet se një grua ka shkuar te Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – dhe i ka thënë: “Unë jam në shtëpinë time në gjendjen që nuk dua të më shikojë ndokush as babai dhe as fëmija im. Kur vjen ndokush çfarë mund të veprojë? Zbret ky ajet

Disa dijetarë kanë thënë:  “Dukshëm ajeti tregon se kërkimi i lejes është para selamit.”  Xhumhurët kanë thënë: “Selami është para kërkimit të lejes.” Imam Neueui ka thënë: “E sakta është përparësia e selamit ndaj kërkimit të lejes siç përmendet:

Xhumhurët argumentohen:

2. E argumentojnë me hadithin e Ebu Hurejrës për atë të cilin kërkon lejen para se të japë selam, ka thënë: "Nuk i jep leje derisa të japë selam." Shënuar nga Buhariu.

3. E argumentojnë me atë që transmetohet prej Zejd bin Eslem, i cili ka thënë se e ka dërguar babai te Ibn Umer – kënaqësia e Allahut qoftë me ta! – shkoi dhe i tha: “A të hyj? E njohu zërin tim dhe më tha: ‘O djalë, kur të shkosh te dikush thuaj: Es selam alejkum dhe kur të kthehet përgjigja thuaj: A të hy?’" Shënuar nga Ahmedi.

Disa dijetarë e shtjellojnë këtë çështje duke thënë se kur ardhësi shikon ndonjë prej pjesëtarëve të asaj shtëpie që do të shkojë së pari jep selam, pastaj kërkon leje për të hyrë, nëse nuk shikon ndokënd atëherë kërkon leje e më pas jep selam.

Për kërkimin e lejes nuk kushtëzohet vetëm me fjalën "A të hyj?", por lejohet edhe fjalët që të çojnë në kërkimin e lejes, si, tesbihu, tekbiri dhe duke u ngjirur.

Transmetohet nga Ebi Ejubi, i cili ka thënë se i ka thënë Profetit se a e vëren fjalën e Allahut "… pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj …" En Nur, 27.

Ajeti kuranor nuk e përcakton këtë. Në mënyrë të dukshme tregohet se kush kërkon lejen një herë dhe i përgjigjet hyn ose kthehet. Suneti i Profetit e saktëson kërkimin e lejes në tre herë.

Prej edukatës është që njeriu duhet të kërkojë leje edhe personave që e ka të lejuar qëndrimin me ta.

Në mënyrë të dukshme ajeti paraqet se para hyrjes duhet së bashku si kërkimi i lejes dhe dhënia e selamit. Xhumhurët thonë se të dyja janë në të njëjtën gradë. Kërkimi i lejes është detyrë ndërsa selami është sunet, sepse kërkimi i lejes është bërë për shkak të shikimit me qëllim që shikimi të mos bjerë në vendet e turpit të njeriut. Transmetohet në hadith:

Ndërsa selami është si shkak për dashurinë.

Prej edukatës së sheriatit gjatë kërkimit të lejes vizitori nuk duhet të qëndrojë përball derës, por të qëndrojë djathtas ose majtas saj.

Muslimani duhet të edukohet me këtë edukatë edhe nëse dyert mund të jenë të mbyllura, por qëndrimi përballë derës gjatë hapjes së saj mund të çojë në shikimin e asaj që nuk lejohet ose në shikimin e asaj që banorët e asaj familje e urrejnë.

Dukshëm ajeti kuranor tregon se kërkimi i lejes është detyrë si për meshkujt ashtu dhe për femrat, shikojnë apo nuk shikojnë. Këtë kanë thënë edhe xhumhurët. Argumenti i tyre për këtë është se aureti mund të arrihet edhe nëpërmjet dëgjimit kur i verbëri hynë në shtëpi pa leje ku dëgjon në brendësi atë që debatohet midis burrit dhe gruas së tij. Fjala e Profetit:

Femra kërkon leje ashtu sikurse dhe mashkulli.

Ajeti në mënyrë të dukshme tregon se hyrja në shtëpi pa marrë leje, në çdo kohë dhe gjëndje, është e ndaluar, me përjashtim të momenteve të domosdoshme kur shtëpia po digjet, kërcënohet nga vjedhësi, shfaq vepra të shëmtuara. Kur njeriu i vëren këto hyn në shtëpinë e tjetrit pa marrë leje prej pronarit të shtëpisë.

Rregullat e kërkimit të lejes janë për ata që kanë arritur moshën e pjekurisë prej meshkujve dhe femrave. Të vegjlit janë jashtë këtij obligimi ligjor, pasi nuk paraqesin ndonjë rrezik. Ata nuk arrijnë të dallojnë dot gjërat e turpshme dhe nuk dallojnë shenjat gjinore. Lejohet që fëmijët të hynë në shtëpi pa marrë leje, deri sa ata të arrijnë në moshën e pjekurisë. Allahu thotë:

E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre…" En Nur, 59.

Janë tre kohë që dhe fëmija e vogël duhet të kërkojë leje. Në kohën e sabahut, drekës dhe jacisë. Allahu thotë:

"…dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë. Që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur…"

En Nur, 58.

Cili është gjykimi për atë që hyn në shtëpinë e tjetrit pa lejen e tij?

Dijetarët për sa i përket çështjes që lidhet me shikimin kanë mospajtime, e cila është: Kur familjari i shtëpisë vëren dikë që shikon nga vrima e derës së shtëpisë e godet syrin e tij. A duhet të ndëshkohet? Cili është gjykimi?

Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi thonë se nëse e godet syrin qërohet dhe nuk ndëshkohet.

Imam Malik dhe Ebu Hnife thonë se ai është krim dhe duhet të ndëshkohet.

Argumenti i Imam Shafiut dhe Ahmedit:

Ebu Hurejre ka dëgjuar prej Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – të thotë: "Kush shikon në shtëpinë e ndokujt pa lejen e tij dhe e godet syrin e tij qërohet" Ebu Daudi.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Kush hyn në shtëpinë e të tjerëve pa lejen e tyre dhe e godasin syrin e tij nuk kanë as shpagim e as ndëshkim." Shënuar nga Nesaiu.

Argumenti i Imam Ebu Hnifes dhe Imam Malikut është:

Përfshirja e fjalës së Allahut:

"Ne u caktuam atyre në të (në Teurat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin,…" El Maide, 45.

Përgatiti: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

15.06.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com