All for Joomla All for Webmasters

KUPTIMI I MORALIT NË ASPEKTIN GJUHËSOR DHE TERMINOLOGJIK

. Posted in MORALI.

Pin It

Kuptimi i fjalës “morale” në aspektin gjuhësor

“Morale”(أخلاق) është shumësi i fjalës “moral” (خلق) dhe fjala moral nënkupton fenë, natyrshmërinë, ndershmërinë dhe fisnikërinë. Realiteti i tij është forma e brendshme e njeriut, e cila është ndërgjegjja e tij, cilësitë e tij, përshkrimet e tij specifike në lidhje me të, janë në të njëjtën pozitë me atë të krijimit të jashtëm të tij, cilësive dhe kuptimeve që merr.[1]

Po ashtu, er-Ragib ka thënë: “Si fjala "krijimi" (الخَلقُ) edhe fjala "morali" (الخُلقُ) në gjuhën arabe rrjedhin nga e njëjta rrënjë... por në rastin e parë fjala specifikon vetëm krijimin në trupa, forma e paraqitje të perceptuara nga shikimi, ndërsa në rastin e dytë, fjala specifikon mendjen dhe virtytet të cilat perceptohen nga intuita.”[2]

Kuptimi i fjalës “morale” në terminologji

El-Xherxhanij e ka përkufizuar fjalën "moral" të tillë si: “Përshkrim i formës së ndërgjegjes së gdhendur përbrenda duke dalë prej saj vepra me lehtësi e në mënyrë të thjeshtë pa patur nevojë për t'u menduar e sforcuar. Nëse prej saj burojnë vepra të mira, kjo formë e ndërgjegjes quhet moral i mirë, e nëse prej saj burojnë vepra të shëmtuara, kjo formë ndërgjegjeje, e cila është burim i tyre, quhet moral i keq.”[3]

Po ashtu, Ibn Miskauejhi e ka përkufizuar atë duke thënë: “Morali është gjendja shpirtërore, e cila thërret për tek vetja me anë të veprave të saj, pa u menduar e as sforcuar. Kjo gjendje ndahet në dy kategori:

E para, në atë që është e natyrshme që në gjenezë të origjinës, si dikë të cilin gjëja më e vogël e zemëron, apo si dikë të cilin e tremb edhe gjëja më e vogël apo e bën të kërcejë edhe zhurma më e vogël kur e dëgjon apo shqetësohet nga lajmi që mund të vijë prej saj. Po ashtu si dikush që qesh me një të qeshur të madhe nga më e vogla gjë që mund t'i pëlqejë, apo si dikush që mërzitet dhe dëshpërohet nga gjëja më e lehtë që mund t'i bjerë.

E dyta, në atë që mund të përfitohet nëpërmjet adhurimeve dhe të ushtruarit, e cila edhe pse fillimin e vet e ka në të sforcuarit dhe të menduarit, duke kaluar etapë pas etape, kthehet në personalitet dhe moral.”[4]

Ndërsa disa prej studiuesve i kanë përkufizuar "moralet" në këndvështrimin Islam si një përkufizim i: “Një sërë parimesh dhe normash të renditura në sjelljen njerëzore, të cilat i përcakton revelata hyjnore, për të rregulluar jetën e njeriut dhe përcaktuar marrëdhënien e tij me të tjerët, në mënyrë që të arrijë qëllimet e ekzistencës së vet në këtë botë në formën më të kompletuar.”[5]

Nga “Praktika e enciklopedisë së moraleve”

Përktheu: Bashkim Selmani

Burimi Jetës

01.04.2016



[1]“Fjalori el-Muhit” i Fejruz Abadi-t (f.883);  “Lisan el-Arab” i Ibn Mendhur-it...

[2]Marrë nga “Mufradet elfadh el-Kuran” i Ragib el-Esfahanij (f.297)...

[3]“et-Tearijfat” i Xherxhanij-t (f.101)...

[4]“Tehdhijb el-Ehlak” i Ibn Miskuejhi-t(f.41)...

[5]“et-Terbijetu el-Ahlakije el-Islamije”i Mikded Jalxhijn(f.75) sikurse edhe në “en-Nedradu en-Neim” i një grupi studiuesish (f.22)...

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com