All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE - AJETET 14 -15

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

Kur takohen me ata që besuan thonë: “Ne besojmë”. Por kur veçohen me djajtë (parinë) e vet u thonë: “Ne, pa dyshim, jemi me ju. Ne vetëm sa jemi tallur (me besimtarët).”

Allahu tallet me ta, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre!

 

Shpjegimi  i ajeteve

Ky është një shembull që tregon se si ata, si hipokritë që janë, thonë më gojë  atë që nuk e ndjejnë në zemrat  e tyre.

Ue idha lekul-ledhine amenu kalu amen-na -   وَإِذَا لَقُواْ الَّذِينَ آمَنُواْ قَالُواْ آمَنَّا

Kur takohen me ata që besuan  thonë: “Ne besojmë”

Kur ata mblidhen dhe kontaktojnë me besimtarët,  shtiren se janë me ta, dhe se ndjekin rrugën dhe besimin e tyre (të besimtarëve).

Ue idha haleu ila shejatinihim kalu   -   وَإِذَا خَلَوْاْ إِلَى شَيَاطِينِهِمْ قَالُواْ

In-na meakum in-nema nahnu mustehziun   -   إِنَّا مَعَكْمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ  

Por kur veçohen me djajtë (parinë) e vet u thonë: “Ne, pa dyshim, jemi me ju. Ne vetëm sa jemi tallur (me besimtarët).”

Kur ata veçohen, mënjanohen së bashku me “shejtanët” pra, me krerët dhe udhëheqësit e tyre  në kufër, thonë: "Ne në të vërtetë jemi me ju, ndërsa me besimtarët thjesht  po tallemi duke u  shtirur se jemi besimtarë dhe se ndjekim rrugën e tyre.

Kjo është gjendja e tyre e brendshme dhe e jashtme. Por, kurthet dhe mashtrimet e tyre të këqija, nuk godasin dhe nuk u shkojnë për shtat, veçse vetë thurësve  dhe iniciuesve të tyre.

Thotë i Adhuruari:

All-llahu jestehziu bihim -   اللّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ

Allahu tallet me ta

Allahu tallet me ta (si ndëshkim i talljeve të tyre), dhe duke i braktisur, i lë të bredhin edhe më shumë. I lë të çoroditur në mosbesimin e shfrenuar dhe në kalimin e kufijve. Kjo vjen si ndëshkim nga Allahu i madhëruar, për shkak të talljes së tyre me adhuruesit e Allahut. Tallja e Allahut me ta, vjen në shumë forma. Allahu i madhëruar  tallet me ta duke ua zbukuruar  dhe duke ua bërë ta shohin të bukur dhe të dashur, gjendjen dhe jetën e poshtër e fatkeqe që jetojnë. Madje, me injorancën e tyre, ata mendojnë se janë përshtatur mirë me  besimtarët. Në momentin që kjo gjë funksionoi, duke e bërë të paprekshme  jetën dhe pasuritë e tyre, ata menduan se po shtiren shumë mirë, sikur janë prej tyre. Allahu i madhëruar tallet me ta edhe në Ditën e Gjykimit, kur besimtarëve dhe atyre (munafikëve) u jep dritë (nur) për të ecur në Sirat. Por, në momentin që besimtarët fillojnë ecjen të ndriçuar nga drita e tyre, drita që u është dhënë munafikëve shuhet, duke i lënë të çoroditur në errësirë të plotë, pasi e panë dritën me sy. Sa e hidhur duket shpresa e humbur, pasi e ndjeve aq pranë!

Thotë Allahu i madhëruar: “Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret, sheh që drita e tyre  ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre.  (U thuhet) Përgëzim! Për ju sot janë xhenetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. Kjo është ajo fitorja e madhe.” Ditën kur hipokritët dhe hipokritet, u thonë atyre që besuan: “Na pritni (ose na shikoni) që të ndriçohemi prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur që ka një derë. Brendia e tij është mëshira (xheneti), ndërsa nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).(Hipokritët e mbetur në errësirë) u thërrasin atyre (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): “Po, por ju e shkatërruat vetveten (me hipokrizi). Ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë. (Kështu vazhduat) deri kur ju erdhi caktimi i Allahut (vdekja). Mashtruesi (shejtani) ju mashtroi juve rreth Allahut. E sot prej jush nuk pranohet asnjë lloj kompensimi, e as prej atyre që nuk besuan. Zjarri është vendi juaj, ai është i meritueshëm për ju (i vetmi që ju shkon për shtat juve). Sa përfundim i keq është ai!” Hadid, 12 – 15.

Thotë Allahu i lartësuar:

ue jemud-duhum fi tug’janihim jea’mehun-   وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ

duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre

Fjala (jemud-duhum) do të thotë: ua shton edhe më shumë mundësitë vepruese ose i lejon të vazhdojnë më thellë. Ku? Ne ç`aspekt? (fi tug’janihim) ne shfrenimin për të kaluar kufijtë. Për të kaluar kufijtë në poshtërsitë, kufrin dhe mosbindjen e tyre.

Fjala, Jea’mehun d.m.th:Koten e  hallakaten të çoroditur.

Koten të çoroditur, të luhatur, dhe gjithmonë, të mbushur me mëdyshje dhe dyshime. Kjo është një formë talljeje, me të cilën Allahu i madhëruar  i shpërblen ata.

 

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

05.12.2009

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com