All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE - AJETET 21 - 22

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve, edhe ata që ishin para jush! Kështu, padyshim, do të bëheni të devotshëm (të shpëtuar).

(Është Allahu)Ai, i cili për ju, tokën e bëri shtrat (vendbanim) dhe qiellin kulm (mburojë), (Është Ai që) prej qiellit ju lëshoi ujë nëpërmjet të cilit ju siguroi lloje frytash, si furnizim për ju.  Pra, përveç Allahut, askënd mos adhuroni, kur ju e dini (që Ai është Unik në meritueshmërinë e adhurimit)!

Shpjegimi  i ajeteve

Ky është një urdhër i përgjithshëm që u drejtohet të gjithë njerëzve për një çështje shumë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Kjo çështje për të cilën urdhërohen të gjithë njerëzit është, adhurimi  العبادة  (Ibadeti). Kjo fjalë (adhurimi), është përfshirëse e tre aspekteve kryesore:

1. Zbatimi i përpiktë i urdhrave të Allahut të lartësuar.

2. Largimi rigorozisht nga të gjitha ndalesat.

3. Pranimi, pohimi dhe besimi i plotë dhe pa mëdyshje në çdo lajm e informacion të ardhur prej Allahut të lartësuar (nëpërmjet Profetit alejhi selam).

Ja ej-juhen-nasu'budu rab-bekumul -  يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ

O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj,

Allahu krenar e i lartësuar, i  urdhëron njerëzit të preokupohen me atë, për hir të së cilës i krijoi. Thotë i Madhëruari në suren Dhariat, 56: ”Nuk i krijova xhinët dhe njerëzit, veçse, që të më adhurojnë.”

Më poshtë Allahu i madhëruar argumenton detyrueshmërinë  e adhurimit të Tij  si një i vetëm (unik dhe si absolut), duke u përkujtuar dhe u qartësuar njerëzve se vetëm Ai, është Zoti juaj, i cili kujdeset për ju duke ju mundësuar një larmishmëri të pafund  mirësish ...

ledhi halekakum uel-ledhine min kablikum -   الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ

I cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush!

Ai ju krijoi juve dhe të parët tuaj, kur nuk ekzistonit fare. Ai ju solli në ekzistencë. Por kush është qëllimi i këtyre adhurimeve? Thotë i Madhëruari:

Leal-lekum tet-tekun -    لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ    

Kështu, padyshim, do të bëheni të devotshëm (të shpëtuar).

 Kjo frazë mund të kuptohet në dy mënyra:

1. Nëse ju ia shprehni adhurimet tuaja vetëm Allahut, të vetëm dhe absolut, në këtë mënyre do të jeni të ruajtur dhe të sigurt nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij. Do të shpëtoni nga ky tmerr, sepse ju vepruat atë çka e largon nga ju atë (zemërimin dhe ndëshkimin).

2. Nëse ju po i shprehni adhurimet tuaja vetëm Allahut të lartësuar  e të pashoq, në këtë mënyre jeni bërë prej (mutekinëve) të devotshmeve (atyre që kanë takua) dhe që sigurisht janë të shpëtuar.

Të dyja kuptimet janë të sakta dhe, në fund të fundit, presupozojnë njëra tjetrën. Sepse kush praktikoi adhurimin e pastër dhe të plotë veç për Allahun, u bë prej mutekinëve (të devotshmëve), dhe kush ishte prej mutekinëve shpëtoi, domosdoshmërisht, prej zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të lartësuar.

Vazhdon i Madhëruari të na tregojë mirësitë e Tij:

El-ledhi xheale lekumul erda firasheu -       الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً

(Është Allahu)Ai, i cili për ju, tokën e bëri shtrat (vendbanim)

Mirësitë e Tij, të shfaqura apo të fshehta qofshin, vazhdojnë të vërshojnë pafundësisht e pandërprerë mbi ju. Ai e bëri tokën për ju të qëndrueshme dhe të qetë, si shtrat, që të sistemoheni dhe të gjeni prehje në të. Ju qëndroni të qetë në të, ndërtoni banesat tuaja, mbillni në të ushqimin dhe nxirrni prej saj  furnizimet e nevojshme për jetën. Mbi këtë tokë ndërtoni edhe rrugët ku ecni për të përfituar nga të mirat e kësaj toke. E shumë e shumë të mira të tjera prej të cilave përfitoni dhe të cilat i  di Allahu i lartësuar.

Ues-semae binaeu -     وَالسَّمَاء بِنَاء

dhe qiellin kulm (mburrojë),

Ndërsa qiellin, Allahu i madhëruar e bëri si ndërtese dhe fortesë mbrojtëse për vendqëndrimin tuaj, për tokën ku jetoni. Allahu i madhëruar e mbushi këtë qiell me dobi të shumta të cilat janë një nevojë, madje një domosdoshmëri për jetën tuaj në tokë dhe për  vazhdimësinë e saj. A nuk e shihni diellin, hënën, yjet etj? Kështu pra Ai...

Ue enzele mines-semai maen -   وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء

Fe  ehraxhe bihi mineth-themerati rizkal-lekum -    فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ

(Është Ai që)prej qiellit ju lëshoi shi

me anë të të cilit ju siguroi lloje frutesh, si furnizim për ju.

(es-semau) qielli.  Kush quhet (semaun) qiellSemaun quhet gjithçka që qëndron  apo ekziston sipër teje.

Për këtë arsye (mufesirët) shpjeguesit e Kuranit kanë thënë se me fjalën (semau) ka nënkuptuar retë. Allahu i madhëruar, prej këtyre reve lëshoi (shiun) (ujin).

Fe ahraxhe bihi mineth-themeratime të cilin ju siguroi lloje të frutave.  Me anë të këtij uji nxori (shumë) prej frutave të (tokës).  Me këtë ujë rriten dhe zhvillohen të gjitha prodhimet e tokës, duke filluar prej drithërave, frutave, perimeve, vreshtave, hurmave, agrumeve etj.

Rizkal-lekumsi furnizim për ju

Thjesht si furnizim për ju. Të gjitha këto mirësi (të sjella nga toka e vaditur me këtë ujë) Allahu i ka krijuar për ju, thjesht dhe vetëm që ju të ushqeheni dhe të përfitoni kënaqësi pas kënaqësish, në këtë jetë që po kaloni mbi këtë tokë.

Fe  la texhalu li-lahi endadeu -     فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً

Ue entum tea’lemun    -   وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

Pra, përveç Allahut, askënd mos adhuroni,

kur ju e dini (që Ai është Unik në meritueshmërinë e adhurimit)!

Fe  la texhalu li-lahi-Pra mos i përshkruani Allahut shokë e partner (në adhurimin ndaj Tij) (endad) (partner, shok, açik, vercnik). Kjo fjalë nënkupton: mos konsideroni askënd të ngjashëm, të njëjtë, të barabartë me Të. Pra mos merrni  në konsiderate si të barabartë a të njëjtë me Allahun asgjë prej krijesave, në asnjë këndvështrim. Nuk ka ndonjë krijesë që të jetë e barabartë , e njëjtë me Allahun, dhe që të meritojë adhurimin tuaj. Asnjë krijesë nuk duhet adhuruar, por adhurohet vetëm Allahu. Asgjë nuk e meriton dashurinë tuaj sikurse e meriton Allahu. E si mund të meritojnë krijesat adhurimin dhe dashurinë tuaj, kur ato, sikurse dhe ju, janë të krijuara, të nënshtruara, nevojtare në vetvete? Ato, edhe vetë, kanë nevojë për furnizimin e Allahut. Ato (që njerëzit adhurojnë veç Allahut) nuk kanë asnjë grimcë të vogël pushteti, as në qiej e as në tokë. Nuk kanë asnjë lloj mundësie për t'ju sjellë juve dobi apo dëm.

Ue entum tea’lemun - Dhe ju e dini(me siguri) këtë fakt.  Pra mos i bëni këto gabime kur ju e dini  shumë mirë se Allahu i madhëruar  është Absolut dhe nuk ka të ngjashëm dhe të barabartë me Të, që të meritojë adhurimin tuaj.

Askush nuk mund t’i afrohet Madhështisë së Tij, as në aspektin e krijimit, furnizimit, administrimit dhe rregullimit të çështjeve të gjithësisë dhe as në aspektin e meritueshmërisë së adhurimit dhe dashurisë së krijesave për Të. Atëherë si është e mundur që ju adhuroni (dhe u shprehni dashurinë) zotave të tjerë, pas dijes dhe sigurisë që keni krijuar në aspektet e sipërpërmendura?!

Kjo po, që konsiderohet si çudia e çudirave dhe si mendjelehtësi e pa paparë. Ky ajet përmban në vetvete disa momente:

1. Urdhrin për të adhuruar një Zot të vetëm.

2. Ndalimin nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij.

3. Është argument i qartë dhe i padiskutueshëm  që vërteton detyrueshmërinë e adhurimit të Allahut të madhëruar.

4. Është argument që çdo adhurim që kryhet dhe i përkushtohet dikujt tjetër veç Allahut,  është i kotë dhe i pa vlefshëm.

5. Në këtë ajet përmendet dhe vërtetohet (Teuhidi rububije) që është besimi se, Allahu i lartësuar është Unik, i vetëm dhe absolut, në aspektin e krijimit, furnizimit, administrimit dhe rregullimit të çështjeve të krijesave.

6. Ky ajet është ftesë për njerëzit që, ashtu sikurse ata pohojnë dhe janë të sigurt se Allahu i lartësuar është  i vetëm, unik, absolut, i pakrahasueshëm, në aspektin e Rububijes të sipërpërmendur, në të njëjtën mënyre duhet të pohojnë dhe të besojnë bindshëm, se ai është Unik, i vetëm, absolut, i pa krahasueshëm edhe në aspektin e meritueshmërisë së adhurimit (dhe dashurisë) që duhet shprehur ndaj të adhuruarit. Kjo pjesë, është argumenti më i qartë logjik që argumenton unifikimin e Allahut në çdo aspekt dhe argumenton kotësinë e adhurimit të gjithë atyre (mushrikëve) që konsiderojnë si Zot dikë tjetër  veç Allahut.

7. Ky ajet hedh poshtë shirkun me të gjithë përmasat  dhe llojet e tij.

 

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

13.03.2010

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com