All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 30 – 34

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

Thotë i lavdëruari: (Përkujto o Muhamed) kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po vendos (krijoj) në tokë një mëkëmbës." Ata thanë: "A do të vendosësh në të dikë që shkatërron dhe derdh gjak (të pafajshëm), kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë tënde, e (vetëm Ty) të shprehim adhurim?"Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini".

E Ai (Zoti) ia mësoi  Ademit të gjitha emrat (e sendeve) Pastaj ato (sendet) ua prezantoi melaikeve dhe tha: "Mw njoftoni, për emrat e këtyre (sendeve të emërtuar) nëse jeni të saktë (në çka pretendoni dhe mendoni rreth këtij mëkëmbësi të vendosur në tokë)

(Engjëjt)thanë: ”I Përkryer (pa të meta) je o Zoti ynë. Ne nuk kemi veçse atë dije  që Ti na e mësove. Vërtet Ti je i gjithëdijshëm. I urtë.

(Zoti)tha: “O Adem! Tregojua atyre (engjëjve) emrat e tyre (të sendeve). E kur (Ademi) ua tregoi atyre (engjëjve)  emrat e tyre (sendeve), Zoti tha: "A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës? Dhe e di shumë mirë atë që e shfaqni dhe atë që e fshihni?

Kur u thamë engjëjve: "Bini në sexhde (përuluni me nderim) para Ademit, ata (engjëjt) menjëherë u përulën, përveç Iblisit (që ishte prej xhindeve). Ai refuzoi fort, shprehu mendjemadhësi  dhe u bë prej mohuesve (jobesimtarëve).

Shpjegimi  i ajeteve

Ue idh kale rab-buke lil melaiketi                                            وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلاَئِكَةِ

(Përkujto o Muhamed)kur Zoti yt u tha engjëjve

 

In-ni xhailun fil erdi halifeh                                               إِنِّي جَاعِلٌ فِي الأَرْضِ خَلِيفَةً

"Unë po vendos (krijoj) në tokë një mëkëmbës."

Kjo shënon fillimin e shtjellimit të historisë së Ademit (alejhi selam), babait të njerëzimit. Allahu i madhëruar kur dëshiroi ta krijojë atë, njoftoi melaiket  për këtë krijim që do të bënte. I njoftoi ata se këtë krijesë do ta vendosë  si mëkëmbës dhe zëvendës në tokë. Atëherë melaiket thanë:

 

kalu e texhalu fiha mej-jufsidu  fiha                               قَالُواْ أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا

Ata thanë: "A do të vendosësh në të dikë që shkatërron,

A do të vendosësh në të dikë që sjell shkatërrim (ç`rregullim) duke bërë poshtërsi dhe duke mos t’u bindur Ty?

 

ue jesfikud-dimae   وَيَسْفِكُ الدِّمَاء

dhe derdh gjak (të pafajshëm),

Përmendja e gjakderdhjes, që në vetvete është një poshtërsi, tregon për vëmendjen e veçantë që i kushtohet kësaj poshtërsie.

Pra, edhe pse gjakderdhja bën pjesë në poshtërsitë, të cilat u përmendën si arsye të përgjithshme të pyetjes dhe të habisë së melaikeve, ajo përmendet edhe veçmas, për të treguar sa e madhe është poshtërsia që quhet vrasje, gjakderdhje. Ky ishte mendimi që kishin melaiket rreth këtij mëkëmbësi të tokës. Ata mendonin se ai do të mbushte tokën me këto shkatërrime dhe poshtërsi, dhe për këtë arsye në shenjë madhërimi për Allahun, i shprehen Atij këtë pyetje dhe i shprehën gjithashtu se e adhurojnë dhe e madhërojnë Atë duke u larguar prej çdo poshtërsie e padrejtësie. Ata thanë:

ue nahnu nuseb-bihu  bi hamdike                                            وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ

ue nukad-disu  lek                                                                                  وَنُقَدِّسُ لَكَ

kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë tënde,

(vetëm Ty) të shprehim adhurim?!"

Nukad-disu lek - dhe të shenjtërojmë Ty. Kjo fjali nëse e studiojmë fjalë për fjalë mund të ketë dy kuptime:

1. Fjala  (nukad-disu leke )= shprehim shenjtërinë për Ty

Ka mundësi të ketë kuptimin  e fjalës: nukad-disuke

Pra  nukad-disu (le) ke = të shenjtërojmë Ty.

Dhe germa (le) = (për) të jete vendosur për të shprehur posaçërimin e shenjtërimit  vetëm për Allahun e madhëruar, sikurse e thamë. Pra, kuptimi i fjalës Nukad-disu leke është (dhe ne të shenjtërojmë vetëm Ty).

2. Fjala nukad-disu leke = shprehim shenjtërinë për Ty,

ka mundësi të ketë kuptimin e fjalës Nukad-disu leke enfusena = i pastrojmë dhe i lartësojmë vetet tona për ty. Lartësojmë dhe shenjtërojmë vetet tona për të të shprehur adhurimin Ty, sepse nukad-disu d.m.th: i shenjtërojmë, dhe shenjtërimi nuk është gjë tjetër veçse pastrim nga çdo e metë. Në këtë mënyrë kuptimi i fjalës nukad-disu leke është: dhe ne i pastrojmë shpirtrat, vetet tona nga çdo mëkat dhe  cilësi e keqe  duke u pajisur me  çdo cilësi të mirë dhe virtyt të lartë, si dashuria për Allahun, frikë-respekti dhe madhërimi për Të. Për të shfaqur admirimin dhe adhurimin tonë ndaj Teje, i shenjtërojmë (i pastrojmë) ato nga çdo cilësi e keqe.

Allahu i lartësuar u thotë melaikeve:

kale in-ni ea’lemu ma la  tea’lemun                                  قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لاَ تَعْلَمُونَ    

Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini"

Pra, lajmëron i madhëruari se, Ai di rreth këtij mëkëmbësi (zëvendësuesi) që do të vendosë në tokë, atë që melaiket nuk e dinë. Fjala e melaikeve vjen si pasojë  e mendimit dhe gjykimit të tyre të mbajtur fshehur në shpirtrat e tyre. Por Allahu i madhëruar e di atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Allahu i lartësuar i di shumë mirë, mirësitë që do të sjellë vendosja e këtij mëkëmbësi në tokë. Mirësitë që do të sillen në jetë me këtë mëkëmbës, do të jenë shumë e shumë më të mëdha dhe më të shumta se të këqijat që do të shfaqen prej llojit të tij.

Do të mjaftonte si shkak për vendosjen e tij në tokë, fakti që Allahu i madhëruar dëshiroi që nga mesi i llojit të këtij mëkëmbësi, do të dallonte mbi të tjerët, profetët, të sinqertët, martirët dhe punëmirët. Nëpërmjet tyre, Allahu i lartësuar, do t’u shfaqë krijesave shenjat  dhe argumentet e madhështisë së Tij. Do të dalin në pah shumë aspekte të adhurimit të Krijuesit, të cilat kurrë nuk do të shfaqeshin nëse nuk do të sillej në ekzistencë kjo krijesë (e madhe dhe e rëndësishme), sikurse janë xhihadi etj si ai. Kjo tokë do të jetë dëshmitare e atyre ndjenjave dhe aftësive të pamata që gjenden brenda kësaj krijese (të habitshme). Do të shfaqen prirjet e mira e të këqija, të fshehura brenda tij. Kjo krijese do të sprovohet në prirjet dhe në ndjenjat e saj, për t’u spikatur dhe për t’u dalluar dukshëm armiqtë nga të dashurit e Zotit. Do të dalin haptazi ata që i përkasin palës së Allahut dhe ata që ishin armiq të Tij e të pabindur ndaj urdhrave të Tij. Madje kjo krijese (njeriu) do të bwhej shkak  dhe sprovë, që e keqja që kishte zënë vend brenda shpirtit të Iblisit, të shfaqej me të gjitha dimensionet e saj. Do të shfaqeshin haptas  të gjitha cilësitë e tij.

Do të mjaftonin një pjesë e këtyre urtësive për të argumentuar dhe për të justifikuar krijimin dhe vendosjen e këtij mëkëmbësi në tokë.

Duke qenë se fjala e melaikeve përmban në vetvete një lloj pretendimi nga ana e tyre se ata janë më të mirë, më të vyer dhe më të zgjedhur kundrejt këtij mëkëmbësi, Allahu  i madhëruar u qartëson, u sqaron  atyre, aspektin e përzgjedhjes dhe të dallimit të këtij mëkëmbësi që Allahu i lartësuar do të vendosë në tokë. Ai u sqaron atyre mirësitë dhe vlerat e këtij mëkëmbësi, për të qenë të vetëdijshëm për vlerat e tij si dhe për vërtetësinë dhe dijen absolute të Krijuesit të Tij. Thotë i madhëruari:

Ue al-leme ademel esmae kul-leha                                      وَعَلَّمَ آدَمَ الأَسْمَاء كُلَّهَا

E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjitha emrat (e sendeve)

Pra, Allahu i madhëruar ia mësoi atij emrat e çdo sendi dhe të çdo gjëje që ishte emërtuar me ato emra. Ia mësoi emrat dhe të emërtuarat me to. Ia mësoi termat dhe kuptimin e tyre. Madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën e zvogëlimit.

Thum-me aradahum alel melaiketi                                    ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى الْمَلاَئِكَةِ

e pastaj ato ua prezantoi melaikeve

Pra, Allahu i lartësuar ua prezantoi këto të emërtuara (sendet, etj) melaikeve, për t’ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre.

 

Fe kale  enbiuni  bi esmai haulai                                      فَقَالَ أَنبِئُونِي بِأَسْمَاء هَـؤُلاء

dhe tha: "Më njoftoni, për emrat e këtyre (sendeve të emërtuar)

 

in kuntum sadikin                                                                          إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ

nëse jeni të saktë (në çka pretendoni dhe mendoni rreth këtij mëkëmbësi të vendosur në tokë)

Dhe tha: “Mw njoftoni rreth emrave të këtyre (emërtimeve) nëse jeni të drejtë, të sigurt, të vërtetë. Pra, nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, mw  njoftoni për emrat e këtyre (të emërtuarve)!”

 

kalu subhaneke                                                                                 قَالُواْ سُبْحَانَكَ

la ilme lena il-la ma al-lemtena                                              لاَ عِلْمَ لَنَا إِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا

 (Engjëjt)thanë:” I Përkryer (pa të meta) je o Zoti ynë.

Ne nuk kemi veçse atë dije që Ti na e mësove.

subhaneke “Ti  je  larg çdo të mete”.

Pra ti je larg çdo të mete e mangësie që ne të mund të kundërshtojmë apo të thyejmë urdhrin tënd. Madje: la ilme lena il-la ma al-lemtena Nuk kemi ndonjë dije veç asaj që Ti na ke mësuar. Ne nuk kemi dije në asnjë aspekt a këndvështrim, veçse në drejtime dhe aspekte  që Ti na i ke mësuar,  si mirësi dhe dhuratë prej Teje.

 

In-neke entel alimul hakim                                                    إِنَّكَ أَنتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

Vërtet Ti je i gjithëdijshmi. I urti.

Padyshim Ti je el alimu i gjithëdijshmi , el hakimu i  urti

Ti je el alimu i Dituri, i cili ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë që ekziston, kudo qoftë ajo, në qiell apo në tokë. Nuk fshihet prej Tij as ndonjë gjë  më e vogël se thërrmija, as më e madhe se ajo.

Ti jeEl hakimu i Urti i cili është cilësuar me urtësinë e përkryer, absolute, jashtë së cilës nuk del asnjë krijesë. Të gjitha janë pjesë e urtësisë së Tij gjithëpërfshirëse, krijesat, urdhrat dhe dispozitat e Tij. Nëse ka krijuar diçka, këtë e ka bërë me një urtësi të caktuar. Nëse urdhëron për diçka,  urdhrat e Tij shfaqin urtësinë e Tij.

El hikme urtësia është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon.

Kështu pra melaiket e pranuan dhe e miratuan dijen dhe urtësinë e Allahut të lartësuar, në momentin kur u ndien të pafuqishëm në njohuritë e gjërave më të vogla dhe më të imta për të cilat u pyetën. Ata gjithashtu shprehën mirënjohje për mirësitë e Allahut ndaj tyre, mes të cilave edhe dija që u dhuroi për çdo gjë që nuk e dinin.

Allahu i lartësuar i drejtohet Ademit (alejhi selam) dhe i thotë:

 

kale ja ademu enbi'hum bi esmaihim                               قَالَ يَا آدَمُ أَنبِئْهُم بِأَسْمَآئِهِمْ

(Zoti)tha: “O Adem njoftoi ata (engjëjt) me emrat e tyre (të emërtuarave)

Pra, njoftoi melaiket rreth emrave të këtyre (të emërtuarve) rreth të cilave Allahu i lartësuar i pyeti melaiket dhe ato nuk u përgjigjën

 

Fe lem-ma enbe'ehum bi esmaihim                                              فَلَمَّا أَنبَأَهُمْ بِأَسْمَآئِهِمْ

E kur (Ademi) ua tregoi atyre (engjëjve)  emrat e tyre (sendeve),

Pra, kur Ademi (alejhi selam) i njoftoi melaiket rreth  emrave  të gjithçkaje, atyre iu bë e qartë, grada, vlerat dhe niveli i Ademit, kundrejt tyre. Ata e kuptuan urtësinë e Krijuesit dhe dijen e Tij madhështore në vendosjen e këtij mëkëmbësi në tokë. Atëherë Allahu u thotë:

 

kale elem ekul-lekum                                                      قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ

Zoti tha: A nuk ju kam thënë se

 

in-ni ea’lemu gajbes-semauati uel erdi                   إِنِّي أَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ

Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës?

Ai di gjithçka që fshihet në qiej dhe në tokë, edhe atë që ne nuk  mund ta shohim. Dhe nëse Ai njeh të fshehtën, e hapta dhe e shfaqura njihet domosdoshmërish prej Tij.

 

ue ea’lemu ma tubdune                                                                وَأَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ

ue ma kuntum tektumun                                                             وَمَا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ

Dhe e di (shumë mirë) atë që e shfaqni

dhe atë që e fshihnit (brenda jush)

 

Ue idh  kulna lil melaiketi-sxhudu li ademe              وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلاَئِكَةِ اسْجُدُواْ لآدَمَ

Kur u thamë engjëjve: " Bini në sexhde (përuluni me nderim) para Ademit

 

Fe sexhedu il-la  iblise                                                                فَسَجَدُواْ إِلاَّ إِبْلِيسَ

Ata (engjëjt) menjëherë u përulën, përveç Iblisit (që ishte prej xhindeve).

 

Eba ue-stekbera ue  kane minel kafirin                      أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

Ai rrefuzoi fort, shprehu mendjemadhësi dhe u bë prej mohuesve (jobesimtarëve).

Të gjithë melaiket nxituan për të zbatuar urdhrin e Allahut të lartësuar dhe ranë në sexhde.

Il-la  iblise përveç iblisit. Ai refuzoi, shfaqi mendjemadhësi dhe u bë prej  mohuesve. Vetëm Iblisi Eba - u ndalua dhe shprehu refuzim të fortë për të rënë në sexhde. ue-stekbera - u tregua kryelartë, rebel, mendjemadh kundrejt urdhrit të Allahut dhe kundrejt vlerave dhe nivelit te Ademit alejhi selam. Iblisi tha, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A t’i bie në sexhde atij që e krijove nga balta?!!”

Ky refuzim i fortë dhe kjo mendjemadhësi e mosbindje ndaj urdhrit, ishte rezultat i kufrit (mosbesimit) me të cilin Iblisi ishte i gatuar në vetvete. Pikërisht në ato momente u shfaq haptazi armiqësia që ai fshihte në vetvete kundrejt Allahut të lartësuar dhe Ademit alejhi selam. Ky ishte, haptazi, mosbesimi dhe rebelimi i tij ndaj Allahut të lartësuar.

Në këto ajete ka shumë mësime dhe dobi.

1. Pohimi i cilësisë së të folurit për Allahun e lartësuar. Ai (ka qenw dhe) vazhdon të jetë i cilësuar me këto cilësi. Ai thotë çfarë të dëshirojë dhe i flet kujt të dëshirojë. Dhe Ai është i cilësuar me dije dhe urtësi.

2. Në këto ajete gjejmë argument që, nëse robi nuk arrin të konceptojë dhe të kuptojw plotësisht apo imtësisht ndonjë nga urtësitë e krijimit të Allahut të lartësuar,  apo të urdhrave që përmbajnë dispozitat e Tij, e ka për detyrë që të dorëzohet dhe t'i pranojë ato plotësisht,  pa më të voglin hezitim a mëdyshje. Ai duhet të pranojë  plotësisht urtësinë e Allahut të lartësuar edhe nëse, ndonjëherë, do t’i duhet të hedhw poshtë dhe të akuzojw mënyrën e Tij të të menduarit, të konceptimit të gjërave, që, sigurisht është e kufizuar, shpeshherë edhe e mangët (në varësi të ndikimeve që e rrethojnë).

3. Në këtë ajet tregohet rëndësia e madhe që i kushton Allahu i lartësuar melaikeve dhe bamirësia e madhe që Ai ka bërë ndaj tyre, duke u mësuar atyre atë që nuk e dinë dhe duke u tërhequr vëmendjen ndaj asaj që nuk e kanë mësuar.

4. Në këtë ajet tregohet dobia dhe rëndësia e dijes  në shumë aspekte:

- Allahu  i lartësuar u prezantohet melaikeve duke u treguar dijen e Tij absolute dhe urtësinë e Tij madhështore. 

- Ai ua bëri të qartë melaikeve se  në ç`aspekt Ademi (alejhi selam) ishte më i mirë se ata,  duke deklaruar në këtë mënyrë se dija është cilësia më e mirë që mund të gjendet tek dikush.

- Kur u shfaq vlera dhe grada e Ademit (alejhi selam) në aspektin e dijes, Allahu i lartësuar i urdhëroi melaiket që të binin në sexhde në shenjë nderimi për të cilësuarin  me këtë cilësi.

5. Grada e lartë në dije, bie më shumë në sy para dikujt tjetër, kur, fillimisht, vihet në provë njëra palë. Kur përgjigja jepet nga më i dituri, del dhe shfaqet më e fuqishme vlera e të diturit kundrejt palës tjetër.

6. Në këto ajete jepen mësime dhe përvoja për gradën e dy të rëndësishmëve, babait të njerëzimit dhe babait të xhindeve. Në të jepet dhe grada dhe vlerësimi i lartë për Ademin (alejhi selam), babain e njerëzimit, dhe cilësitë që Allahu i lartësuar  i dhuroi Atij.

7. Gjithashtu, jepet qartë edhe armiqësia e ashpër që Iblisi shfaqi ndaj Ademit (alejhi selam) dhe llojit të tij, etj, etj, dobi si këto.

 

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

22.08.2010

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com