All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 49 – 57

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

49.(Përkujtoniedhe) Kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, të cilët ju ndëshkuan me më të këqijat tortura. Ata jua thernin bijtë tuaj (meshkujt e porsalindur) dhe i linin të gjalla bijat tuaja (vajzat e porsalindura). E gjithë kjo torturë (ose shpëtimi prej torturës), ishte  një sprovim i madh (ose mirësi e madhe) nga Zoti juaj.

50. (Përkujtoni)kur për ju e ndamë detin (hapëm në të rrugë të thatë) e ju shpëtuam. Ju i shihnit (me sytë tuaj), ndërkohë që ithtarët e faraonit fundoseshin, (mbyteshin).

51. (Përkujtoni)kur Ne i premtuam Musait dyzet net (për t'i shpallur Teuratin) dhe (menjëherë) pas (largimit të) tij, ju, padrejtësisht, e adhuruat viçin (si Zot).

52. Megjithatë, edhe pas kësaj (padrejtësie të shëmtuar) jua falëm (gabimin), që ju të bëheni mirënjohës (ndaj Meje).

53.  (Përkujtoni)kur Ne i dhamë Musait librin, dalluesin (e së vërtetës nga e gabuara) që ju të shihni qartë udhëzimin dhe rrugën e drejtë.

54. Musai, popullit të vet i tha: “O populli im! Ju u treguat të padrejtë ndaj vetvetes me adhurimin e viçit (në vend të Zotit). Pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe ekzekutoni njëri-tjetrin (i miri të vrasë kriminelin). Kjo, tek Krijuesi juaj, është më e mira (zgjidhje) për ju. Ai jua pranoi pendimin tuaj. Është Ai, Pranuesi i pendimit, Mëshiruesi.”

55. (Përkujtoni)kur thatë: “O Musa! "Ne nuk kemi për të të besuar, derisa ta shohim Allahun haptazi!" Menjëherë (pas kësaj paturpësie), ju përfshiu rrufeja dhe ju e shihnit (ndëshkimin me syte tuaj).

56. Pastaj, pas vdekjes tuaj, ju ringjallëm, që të jeni mirënjohës (ndaj kësaj mirësie të pashembullt).

57. (Gjatë udhëtimit tuaj në shkretëtirë), i nënshtruam retë që t'ju bëjnë hije dhe nga qielli ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me "Selua" (shpend me mish shumë të shijshëm). (Ju thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju furnizuam!" (Por ata, nuk treguan mirënjohje dhe bindje). Por, (me këto padrejtësi), ata nuk dëmtuan askënd përveç vetes.

Shpjegimi  i ajeteve

Kjo është një hyrje për të përmendur më imtësisht mirësitë që Allahu i lartësuar u dhuroi ( beni israilëve). Thotë i Lartësuari:

 

Ue idh nexh-xhejnakum-min ali firaune                               

(Përkujtoniedhe) Kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit

Pra nga Firauni, paria rreth tij dhe ushtria e tij, të cilët më përpara:

 

Jesumunekum suel adhabi                                                    

të cilët ju ndëshkuan me më të këqijat tortura

Më të madhin ndëshkim dhe me më të papërballueshmin. Ata:

 

Judheb-bihune ebnaekum                                                              

Ata jua thernin bijtë tuaj (meshkujt e porsalindur),

 

ue jestehjune nisaekum                                                                 

dhe i linin të gjalla bijat tuaja (vajzat e porsalindura).

Ata i thernin meshkujt nga frika  se mos shumohej populli i beni israileve, ndërsa femrat, i linin të gjalla. Kështu pra, beni israilët ose përdoreshin për punë të rënda si skllevër, ose vriteshin. Ky ishte ekstremi i poshtërimit.

 

Ue fi dhalikum belaum-mir-rab-bikum adhim               

E gjithë kjo torturë, (ose shpëtimi prej torturës), ishte një sprovim i madh, (ose mirësi e madhe) nga Zoti juaj.

Ue fi dhalikum - në këtë shpëtim prej  torturave, ju  do të gjeni  argument rreth asaj që  quhet: Belaum-mir-Rab-bikum adhim - mirësi e madhe prej Zotit tuaj të madh. Kjo mirësi e madhe e dhuruar prej Tij  e bën të detyrueshme mirënjohjen tuaj ndaj Tij. E bën të pa diskutueshme bindjen ndaj urdhrave të Tij.

 

Ue idh ferakna bikumul bahra fe enxhejnakum             

(Përkujtoni)kur për ju e ndamë detin (hapëm në të rrugë të thatë), e ju shpëtuam.

 

Ue egrakna ale firaune ue entum tendhurun.                    

Ju i shihnit (me sytë tuaj), ndërkohë që ithtarët e faraonit fundoseshin, (mbyteshin).

Pra, Allahu i lartësuar u bëri mirësi atyre, duke i shpëtuar njëherë e mirë prej armikut të tyre dhe duke e mbytur ushtrinë e tij, mu para syve të tyre që ata të shohin me sy  mirësinë e Allahut të lartësuar ndaj tyre dhe të gjejnë prehje dhe qetësi.

Pastaj Allahu i lartësuar u përmend atyre  një mirësi tjetër kur Musait i premtoi një 40 netësh për t’i shpallur atij Teuratin (ligjin e jetës) që përmbante në vetvete ligje të vyera  dhe dobi madhështore.

 

Ue idh ua'adna Musa erbaine lejleten                                        

(Përkujtoni)kur Ne i premtuam Musait dyzet net (për t'i shpallur Teuratin),

Por me gjithë këtë mirësi të pakrahasueshme, ata  nuk duruan sa të plotësohet afati dhe pas largimit të Musait adhuruan viçin.

Thotë i Madhëruari:

 

Thum-met-tehadhtumul ixhle min bea’dihi                                 

dhe (menjëherë) pas (largimit të) tij,  (ju, padrejtësisht), e adhuruat viçin (si Zot).

 

Ue entum dhalimun                                                                                            

ju ishit dëmtues (të vetes suaj).

Dhe ju ishit dhalimun - të padrejtë. Ishit të vetëdijshëm për padrejtësinë tuaj. Ju nuk kishit asnjë lloj argumenti dhe justifikimi në këtë vepër të shëmtuar (Haruni u foli dhe i këshilloi, por nuk iu binden). Dhe refuzimi i së vërtetës, pas njohjes mirë të saj, është krim shumë i shëmtuar. Megjithatë Allahu i lartësuar  ju urdhëroi të pendoheni. Këtë urdhër ju e morët të qartë nga goja e profetit tuaj (Musait).

 

Thum-me afeuna ankum-min bea’di dhalike                          

leal-lekum teshkurun                                                                                    

Megjithatë, edhe pas kësaj (padrejtësie të shëmtuar) jua falëm (gabimin),

që ju të bëheni mirënjohës (ndaj Meje)

 

Ue idh atejna musal kitabe uel furkane             

Leal-lekum tehtedun                                                                     

(Përkujtoni)kur Ne i dhamë Musait librin, dalluesin (e të vërtetës nga e gabuara),

që ju të shihni qartë udhëzimin dhe rrugën e drejtë.

 

Ue idh kale Musa li kaumihi                                                

Musai, popullit të vet i tha:                                 

 

Ja kaumi in-nekum dhalemtum enfusekum              

O populli im, ju u treguat të padrejtë ndaj vetvetes,

 

Bit-tihadhikumul ixhle                                                               

me adhurimin e viçit (në vend të Zotit),

 

fe tubu ila bari'ikum                                                                     

pra pendohuni para Krijuesit tuaj,

Mënyra e pendimit të tyre do të interpretohej duke vrarë njëri-tjetrin.

 

Fektulu enfusekum                                                                           

dhe ekzekutoni njëri-tjetrin (i miri të vrasë kriminelin).

 

dhalikum hajrul-lekum  inde bari'ikum                       

Kjo, tek Krijuesi juaj, është më e mira (zgjidhje) për ju.

Pasi të bënin këtë Allahu i lartësuar do t’ua falte atyre gabimin që bënë kur adhuruan viçin.

 

fe tabe alejkum                                                                                       

Ai jua pranoi pendimin tuaj,

 

in-nehu huet-teu-uabur-rahim                                                 

Është Ai, Pranuesi i pendimit, Mëshiruesi.

Thotë i Lavdëruari duke deklaruar faljen e tyre dhe qëllimin e kësaj faljeje:

Mandej edhe pas asaj jua falëm (gabimin),

Që ju të bëheni mirënjohës ( ndaj Allahut që ju fali)

 

Përveç faljes:

 

Ue idh atejna musal kitabe uel furkane                    

 (Përkujtoni)kur Ne i dhamë Musait librin, dalluesin (e të vërtetës nga e gabuara)

 

Leal-lekum tehtedun                                                                            

që ju të shihni qartë udhëzimin dhe rrugën e drejtë

Por në vend të mirënjohjes, vjen e paskrupullt, paturpësia dhe padrejtësia e tyre ndaj Allahut të lartësuar dhe Krenar dhe ndaj profetit të Tij. Ata i kërkojnë  Musait si kusht që të shohin Allahun e lartësuar, haptazi.

 

Ue idh kultum ja Musa                                                                      

(Përkujtoni)kur thatë: “O Musa!

 

Len-nu'mine leke hat-ta nerall-llahe xhehraten   

"Ne nuk kemi për të të besuar, derisa ta shohim Allahun haptazi!"

Por pas kësaj paturpësie:

 

Fe ehadhetkumus-saikatu ue entum tendhurun       

Menjëherë (pas kësaj paturpësie), ju përfshiu rrufeja dhe ju e shihnit (ndëshkimin me sytë tuaj).

Ju kapi (saikatu) (vdekja ose gjendje të fikti të thellë) dhe ju shihnit njëri-tjetrin kur kjo ndodhi. Dhe më pas Allahu i lartësuar ju ringjalli pas vdekjes suaj, që të bëheni mirënjohës.

 

Thum-me beathnakum-min beadi meutikum                   

Pastaj, pas vdekjes tuaj, ju ringjallëm,

 

Leal-lekum teshkurun                                                                           

që të jeni mirënjohës (ndaj kësaj mirësie të pashembullt).

Më pas ju ringjalli juve pas vdekjes suaj, që të falënderoni dhe të tregoheni mirënjohës.

Pas këtyre mirësive  Allahu i lartësuar u kujton atyre edhe mirësitë e Tij ndaj tyre gjatë bredhjes së tyre nëpër shkretëtirë, e cila nuk kishte asnjë vend me hije ku mund të çlodheshe. Pikërisht në të tilla vende, vjen mirësia dhe furnizimi i pamat i Allahut të lartësuar. Ai thotë:

 

U dhal-lelna alejkumul gamame                                                  

(Gjatë udhëtimit tuaj në shkretëtirë), i nënshtruam retë që t'ju bëjnë hije,

 

Ue enzelna alejkumul men-ne us-selua                              

dhe nga qielli ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me "selua" (shpend me mish shumë të shijshëm).

 (El men-nu)është një emër që përfaqëson çdo mirësi dhe furnizim të këndshëm që përfitohet pa lodhje e pa mundim. P.sh. (el kumetu)  zenxhebili  buka, etj.

(Es selua)është një zog i vogël  që quhet  es semanij që ka mish shumë të shijshëm

Atyre u  zbriste nga qielli ky lloj ushqimi në sasi të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tyre  të përditshme.

 

Kulu min taj-jibati ma  razeknakum                                      

 (U thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju furnizuam!" (Por ata, nuk treguan mirënjohje dhe bindje).

Hani prej mirësive me të cilat ju furnizuam! E çfarë furnizimi se, furnizim që, edhe banorët e qyteteve dhe të pasurit nuk e kanë provuar në  ato përmasa.

Megjithatë mirënjohja e tyre nuk po dukej. Madje ata vazhduan të jenë  të pandryshueshëm në ashpërsinë  dhe ngurtësinë e zemrave të tyre. Vazhduan të zhyten thellë e më thellë në gjynahet dhe në poshtërsitë e tyre të shumta. Por me këto vepra të ndyra të cilat ishin totalisht në kundërshtim me urdhëresat e Allahut,  ata nuk mund t’i bëjnë padrejtësi  apo të dëmtojnë Allahun e lartësuar. Ai nuk mund të dëmtohet nga mos bindja e krijesave  ndaj Tij,  ashtu sikurse edhe bindja e të bindurve, nuk mund t’i sjellë ndonjë dobi. Ai thotë:

 

Ue ma dhalemuna ue lakin                                                             

Por, (me këto padrejtësi), ata nuk na dëmtuan Ne.

 

kanu enfusehum jedhlimun                                                             

ata dëmtuan vetveten

Dëmi i këtyre padrejtësive godet pikërisht ata dhe aspak Allahun Madhështor.

 

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

09.01.2011

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com