All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 58 – 61

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

58. (Përkujtoni)kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani në të lirisht e ku të dëshironi! Hyni në portat (e fshatit) te përulur dhe thoni: “Hit-tatun” – (kërkojmë) ndjesë! (Bëjeni këtë se) Ne jua falim mëkatet tuaja! Ndërsa bamirësve, do t'ua shtojmë (shpërblimin).

59. Ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan atë që u ishte thënë, me një tjetër fjalë. Mbi ata që bënë padrejtësi, Ne lëshuam ndëshkim nga qielli, për shkak të shkeljes së kufijve të Allahut.

60. (Përkujtoni)Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Godite gurin me shkopin tënd!”. Menjëherë prej tij (gurit), gufuan dymbëdhjetë burime. Secili grup (fis) e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e Allahut dhe mos vazhdoni të jeni çrregullues (shkatërrues) në tokë.

61. (Përkujtoni)Kur ju thatë: “O Musa! "Ne nuk mund të durojmë (të hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë). Lute pra Zotin tënd, për ne, që të na furnizojë me çka rrit toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudhrave, prej thjerrëzave (groshë) dhe prej qepëve të saj!” (Musai) Tha: “A po preferoni atë që nuk ka vlerë kundrejt asaj që është më e mirë?! Zbrisni pra në qytet, se atje, pa dyshim, do të keni atë që kërkoni!" Mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja. Ata e merituan zemërimin e Allahut (ndaj tyre). Kjo (ndodhi) sepse ata (vazhdimisht) i mohonin (i shpërfillnin) argumentet e Allahut dhe i vrisnin profetët pa kurrfarë të drejte. Kjo (ndodhi) për shkak të mosbindjes (ndaj Zotit) dhe shfrenimit (të tyre) në shkeljen e kufijve (të Zotit)

 

Shpjegimi  i ajeteve

 

Ue idh kulna-d’hulu hadhihil karjete                           

(Përkujtoni)kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim),

 

Fe kulu minha hajthu shi'tum ragadeu-                      

dhe hani në të, lirisht dhe ku të dëshironi!

 

Edhe kjo është  një tjetër mirësi ndaj tyre  pas padrejtësisë dhe mosbindjes së tyre. Allahu i lartësuar i urdhëron ata të hyjnë në një vend që të jetë vatani i tyre dhe vendi i krenarisë, i prehjes dhe i qetësisë së tyre. Vend në të cilin do të shijojnë furnizimin dhe mirëqenien e dhuruar prej Tij. Ai i urdhëroi që të hyjnë në këtë vend duke shprehur nënshtrimin dhe përuljen ndaj Allahut të lartësuar me rënien në sexhde në momentin e hyrjes dhe duke thënë me gojë (hit-tatun) kërkojmë falje.

 

Ued’hulul babe suxh-xhedeu-                                                

Hyni në portat (e fshatit) të përulur

 

Ue kulu hit-tatun-negfir lekum hatajakum                

dhe thoni: “hit-tatun” – (kërkojmë) ndjesë! (Bëjeni këtë se) Ne jua falim mëkatet tuaja!

 

Me këtë përulje të shprehur me vepër (me sexhde), dhe me fjale (hit-tatun kërkojmë falje), ata do të pastroheshin nga gjynahet e tyre të shumta.

Me kërkesën tuaj për t'jua fshirë gabimet, Ne do t'jua fshijmë ato. Por jo vetëm kaq. Çdo kush që bën punë të mira, Allahu i lartësuar do ta shpërblejë më shumë. Dhe këto shpërblime do të jenë frutet e tyre në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Pra thotë i lartësuari:

 

Ue se nezidul muhsinin                                                              

Ndërsa bamirësve, do t'ua shtojmë (shpërblimin).

 

Megjithatë jo të gjithë e pranuan këtë ofertë. Të padrejtët e shpërfillën këtë ofertë me ngjyra shumë tallëse dhe të poshtra.

 

Fe bed-delel-ledhine dhalemu                                                     

Ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan

 

kaulen gajral-ledhi kile lehum                                             

atë që u ishte thënë, me një tjetër fjalë.

 

Ata e zëvendësuan fjalën  e ofruar (Hit-tatun) kërkojmë falje, me një fjalë tjetër Hintatu që do të thotë: kokërr gruri.  Me këtë ata treguan një shpërfillje dhe një tallje të madhe ndaj ofertës për t’u pastruar nga gjynahet. Kur shpërfillja e tyre ishte kaq e madhe për një fjalë që mund të thuhej lehtësisht, po për veprimin e sexhdes, që ishte më i vështirë  si do të ishte përgjigja e tyre?! Ata paturpësisht  në vend që të binin në sexhde, kur hynë në këtë qytet, hynë duke futur, fillimisht, në dyert e qytetit prapanicat e tyre, të cilat i tërhiqnin zvarrë.

Të padrejtët nga mesi i tyre e zëvendësuan fjalën që u kërkua të thonë me tjetër fjalë.

Për shkak të kësaj padrejtësie dhe paturpësie të madhe Allahu i lartësuar këtyre krimineleve u zbriti një ndëshkim nga qielli.

 

Fe enzelna alel-ledhine dhalemu                                     

Mbi ata që bënë padrejtësi,

 

rixhzem-mines-semai                                                                  

ne lëshuam ndëshkim nga qielli,

 

Bima kanu jefsukun                                                                 

për shkak të shkeljes së kufijve të Allahut

 

Allahu i lartësuar u zbriti (rixhzen, ndëshkim, dënim) për shkak të kalimit të kufijve në poshtërsi nga ana e tyre.

 

Thotë i lavdëruari:

 

Ue idh is-steska Musa li kaumihi                                  

(Përkujtoni)Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij,

(Is-steska)D.m.th.: kërkoi për ta ujë që  të pinë prej tij.

 

Fe kulna-drib-bi asakel haxhera                                  

Ne i thamë: “Godite gurin me shkopin tënd!”.

Ky ose ka qenë ndonjë gur i veçantë tek Musai ose çfarëdo lloji guri.

 

Fenfexherat minhu-thneta ashrate ajna                     

Menjëherë prej tij (gurit), gufuan dymbëdhjetë burime.

Edhe fiset e Beni Israilit ishin dymbëdhjetë.

 

Kad alime kul-lu unasim-meshrabehum                       

Secili grup (fis) e dinte vendin ku do të pinte ujë.

 

Çdo kush prej atyre fiseve e dinte vendin ku duhet të pinin, dhe askush nuk e ngucte tjetrin. Ata pinin me  qetësi pa u ngutur dhe pa vuajtur. Pastaj Allahu i lartësuar u thotë .

 

Kulu ueshrabu mir-rizkil-lahi                                          

(U thamë)Hani dhe pini nga begatitë e Allahut

Hani dhe pini  prej atij rrësku që jua dhuruam, pa u lodhur dhe pa punuar për të.

 

Ue la tea'theu fil erdi mufsidin                                        

dhe mos vazhdoni të jeni çrregullues (shkatërrues) në tokë.

 

Ue idh kultum ja Musa                                                                

(Përkujtoni)Kur ju thatë: “O Musa!

 

Përkujtoni, pra, kur ju i drejtoheni Musës për t'i treguar se jeni mërzitur dhe jeni velur nga mirësitë e Allahut. Duke treguar një lloj shpërfillje dhe pakënaqësie për to, i thoni atij:

 

Len-nesbira ala ta'amiu-uahidin                                  

ne nuk mund të durojmë (të hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë),

Nuk kemi për të duruar me të njëjtin  ushqim gjithmonë. Ato ishin shumë lloje por gjithmonë përsëriteshin. 

 

Fed'u lena rab-beke                                                                          

lute pra Zotin tënd për ne

 

juhrixh lena mim-ma tunbitul erdu                                 

që të na furnizojë me çka rrit toka

 

min bekliha ue kith-thaiha ue fumiha                                 

prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudhrave,

 

ue adesiha ue besaliha                                                                   

prej thjerrëzave (groshëve) dhe prej qepëve të saj!”

 

Dhe filluan t'i numërojnë disa lloje perimesh: (bakliha) perime e bimë që nuk kanë trung, kith-thaiha kastravecët e tokës, (fumiha) hudhrat  e saj, (adesiha) groshin e saj dhe (basaliha) qepët e saj.

Atëherë Musa u drejtohet dhe u thotë:

 

kale e testebdilunel-ledhi hue edna                              

(Musai)Tha: “A po preferoni atë që nuk ka vlerë

 

bil-ledhi hue hajjr                                                                            

kundrejt asaj  që është  më e mirë?!

 

A po  kërkoni    të konsumoni   këto  ushqime në vend të  asaj  që është  më e mirë dhe të cilën jua dhuronte Allahu i  lartësuar? Kjo vërtet është e çuditshme.

 

ihbitu misran fe in-ne lekum-ma se'eltum                 

"Zbrisni pra në qytet, se atje, pa dyshim, do të keni atë që kërkoni!

 

Ushqimet që kërkoni, në çdo qytet që të shkoni, keni për t'i gjetur. Ndërsa ushqimi, të cilin jua dhuroi Allahu i lartësuar, është  më i miri dhe më i preferuari ushqim. Atëherë si mundet që të kërkoni këtë shkëmbim?!

Kjo kërkesë dhe veprat e tjera të kryera nga ata,  janë argument  i qartë që tregon durimin e pakët të tyre dhe mospërfilljen e theksuar të dispozitave të Allahut të lartësuar. Kjo tregon shpërfilljen dhe mosmirënjohjen e tyre ndaj mirësive të Allahut të lartësuar. Për këtë Allahu i shpërbleu sipas natyrës së punës së tyre të poshtër. 

 

ue duribet alejhimudh-dhil-letu uel meskenetu      

Mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja.

 

ue ba'u bi gadabim-minellah                                                 

Ata e merituan zemërimin e Allahut (ndaj tyre).

(Dhil-letu) Poshtërimi, duket qartë në pamjen e tyre të jashtme. Ndërsa zemrat e tyre i ka kapluar ajo që quhet (Meskeneh) e cila është: ndikimi apo gjurmët që lë në pamjen e jashtme dhe në ndjenjat e brendshme, skamja, varfëria, vobektësia, nevoja.

 

Shpirtrat e tyre, kurrë nuk e provuan krenarinë dhe lartësitë. Kurrë nuk patën vullnet dhe ambicie për synime të larta. Shpirtrat e tyre ishin të ulëta dhe të tilla ishin edhe ambiciet dhe synimet  e tyre. Me kërkesat e tyre ata nuk përfituan veçse zemërimin e Allahut të lartësuar. Fitimet më të poshtra janë fitimet e tyre dhe më e poshtra gjendje, është gjendja e tyre. Këtë zemërim, ata e merituan për shkak të  mohimit të argumenteve dhe mospërfilljes të tyre.  Thotë i madhëruari:

 

dhalike bien-nehum                                                                           

kanu jekfurune bi ajatil-lahi                                              

Kjo (ndodhi) sepse ata (vazhdimisht)

i mohonin (i shpërfillnin) argumentet e Allahut

 

Ky zemërim që e merituan, erdhi si pasojë e mohimit të argumenteve të Allahut që tregonin të vërtetën dhe që e qartësonin atë. Kur ata i përgënjeshtruan dhe i mohuan ato, ndëshkimi për ta  ishte zemërimi i Allahut ndaj tyre. Gjithashtu, shkak për këtë zemërim ishte edhe vrasja e profetëve prej tyre. A ka padrejtësi më të madhe se kjo?!  Thotë i lartësuari:

 

ue jektulunen-nebij-jine bi gajril hak-k                              

dhe i vrisnin profetët pa kurrfarë të drejte.

 

Fjala e Allahut (bi gajril hak) - (pa të drejtë),  është thënë për  të treguar madhësinë e kësaj padrejtësie.  Sepse dihet që vrasja e profetit, kurrë nuk mund të jetë me të drejtë. Pra është thënë kjo fjalë, që askush të mos mendojë se ata e kanë bërë pa dije, apo nga paqartësia e tyre. Madje, ata e bënin këtë punë të shëmtuar, me vetëdije të plotë dhe të bindur qartësisht, në atë që bënin. Të gjitha këto ishin rezultat i poshtërsive të tyre dhe i mosbindjes ndaj Allahut të lartësuar.  

Thotë i lartësuari:

 

dhalike bi ma asau-ue kanu jea’tedun                          

Kjo (ndodhi) për shkak te mosbindjes (ndaj Zotit) dhe shfrenimit (të tyre) në shkeljen e kufijve (të Zotit)

 

E gjithë kjo, sepse ata ishin të  pabindur. Ata, gjithmonë, ishin armiqësorë ndaj adhuruesve të Allahut të lartësuar. Gjynahet dhe mosbindja, shkaktojnë njëra-tjetrën, dhe bëhen nxitje për njëra-tjetrën. Hapi i parë drejt shkatërrimit, është pakujdesia (gafleti) - (mos përkujtimi i Allahut). Gafleti sjell gjynahet e vogla dhe të voglat sjellin të mëdhatë. Pastaj, këto sjellin një larmi bidatesh, kufri etj. E lusim Allahun të na ruajë nga çdo lloj belaje dhe sprove të tillë.

Këto ajete i drejtohen popullit të Beni Israil (jehudëve, çifutëve) që ishin të pranishëm gjatë asaj kohe kur shpallej Kurani. Këto vepra të cilat iu kujtoheshin, ishin pikërisht "bëmat"  e të parëve të tyre. Këto vepra, u përmendeshin atyre për arsye të shumta, prej të cilave:

1.  Ata shpesh lëvdonin vetveten dhe pretendonin se ishin të pastër nga të metat dhe  pretendonin se ishin më të mirë se Muhamedi alejhi selam dhe se ata që besuan dhe e pasuan rrugën e tij. Atëherë, Allahu i lartësuar ua kujtoi, ua përmendi, nëpërmjet këtij profeti,  ato lajme rreth të parëve të tyre, që edhe ata vetë i pranonin dhe ishin të sigurt për to. Këto lajme i qartësonin cilitdo prej tyre, se të parët e tyre, me të cilët lëvdoheshin, nuk ishin aq të durueshëm dhe me morale të larta. Ishin njerëz pa vullnet dhe gjithmonë të thyeshëm përpara sprovave. E pra, nëse gjendja e të parëve të tyre me të cilët ata lëvdoheshin,  ishte e tillë , atëherë  si mendohet të jetë gjendja e këtij brezi?!

2.   Këto ngjarje u përmendeshin atyre, për t'u rikujtuar mirësitë që Allahu i lartësuar  u pati bërë të parëve të tyre. Normalisht, mirësitë ndaj paraardhësve të tyre, konsiderohen si mirësi edhe ndaj pasardhësve. Kështu, këto fjalë dhe përmendja e këtyre mirësive, u drejtohet edhe këtyre, sepse i përfshin edhe këta.

3.  Fakti që Allahu i lartësuar i drejtohet  këtij brezi që të marrë mësim  prej brezit që shkoi, tregon se pjesëtarët e një ymeti e të një feje të vetme, janë ndihmues dhe plotësues  të njeri-tjetrit në aspektin e mirësive të umetit në tërësi. Përparimi i njërit, sjell apo përmban edhe përparimin e tjetrit, sikurse edhe prapambetja e njërit domosdoshmërish do të sjellë prapambetjen e tjetrit. Punët e mira të kryera nga njëri  grup, sjellin përfitim  dhe mirësi për të gjithë umetin, ashtu sikurse edhe punët e këqija të njërit, sjellin fatkeqësitë  dhe dënimin e të gjithëve. Ata nuk i ndryshuan shumicën e punëve  të tyre të këqija dhe nuk  e qortuan njëri-tjetrin për t'u frenuar prej tyre. Por sigurisht, ai që tregon miratim dhe kënaqet me poshtërsitë dhe me mosbindjen, është pjesëmarrës  dhe bashkëpunëtor në  atë poshtërsi  dhe mosbindje.

    E shumë e shumë mirësi dhe urtësi  të tjera  të fshehura mes këtyre rreshtave.

 

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

29.03.2011

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com