All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 67 – 74

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

67. (Përkujtoni)Kur Musai popullit të vet i tha: “Allahu ju urdhëron që të therni një lopë!" Ata thanë: “A po  tallesh me ne?” Ai tha: “Allahut i mbështetem të më ruajë, që të mos bëhem prej injorantëve!”

68. Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne, të na qartësojë çfarë (moshe) është ajo (lopë që duhet të therim)?” Ai (Musa) tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo është një lopë, as e vjetër (e moshuar) as e re (e vogël). Ajo është e mesme (mes dy moshave të sipërpërmendura). Zbatoni pra, atë për të cilën urdhëroheni (pa e zgjatur me pyetje të panevojshme)!”

69. Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne, që të na sqarojë çfarë ngjyre ka ajo?!” Ai (Musa) tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo duhet të jetë një lopë e verdhë. Ngjyra e saj është (e verdhë) e fortë, që të kënaqë shikuesit”.  

70. Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne, që të na sqarojë çfarë është ajo, (lopë pende, për të punuar e ujitur tokën, apo lopë kullote për mish?), se lopët na duken të ngjashme (dhe s'po dimë kë të zgjedhim).(Pas këtij sqarimi) Në dashtë Allahu, me siguri, ne do ta gjejmë të vërtetën!”

71. Ai (Musa) tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo duhet të jetë një lopë, që nuk i është nënshtruar punës, as duke lëruar tokën, e as duke ujitur bimët. (Duhet të jetë) e pastër nga të metat dhe në të, nuk duhet të ketë (asnjë) shenjë (ngjyrë tjetër)” Ata thanë: “Tani  u  sqaruam plotësisht." (Pas gjithë këtyre pyetjeve të panevojshme) Ata e therën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën (sepse lopa me cilësitë e përmendura ishte shumë e shtrenjtë).”

72. (Kështu vepruat)Kur e patët vrarë një njeri dhe u kundërshtuat rreth (vrasësit të) tij. Allahu është zbuluesi i asaj që e mbanit të fshehtë (rreth vrasësit).

73. Ju thamë: “Prekeni atë (të vdekurin) me një pjesë të saj (të lopës së therur!”). Allahu, kështu i ngjall të vdekurit dhe jua sqaron argumentet e (pushtetit të) Tij, që të  mendoni (dhe të kuptoni pushtetin e Zotit për gjithçka).

74. (Megjithatë)Zemrat tuaja, edhe pas (fakteve të qarta) u bënë të ngurta. Ato  janë si guri, madje, edhe më të ngurta. Ka gurë prej të cilëve gufojnë lumenj. Ka prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që, nga frika ndaj Zotit, rrokullisen tatëpjetë. Allahu nuk është aspak i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.

 

Shpjegimi  i ajeteve

Thotë i lartësuari:

                                                  

Ue idh kateltum nefsen  fed-dara'tum fiha                    

(Kështu vepruat)Kur e patët vrarë një njeri dhe u kundërshtuat rreth (vrasësit të) tij.

 

Uell-llahu muhrixhum-ma kuntum tektumun.           

Allahu është zbuluesi i asaj që e mbanit te fshehtë (rreth vrasësit).

Përkujtoni atë që ndodhi mes jush dhe Musait alejhi selam gjatë kohës  kur ju vratë dikë  dhe filluat të  kundërshtoheshit dhe të grindeshit rreth vrasësit të tij. Madje, çështjet u acaruan shumë mes jush. Sikur të mos zbriste qartësimi i çështjes dhe zgjidhja e saj prej Allahut, mes jush do të ndodhte një fatkeqësi e madhe. Për të zbuluar vrasësin Musa alejhi selam iu drejtohet dhe u thotë që, fillimisht, të therni një lopë.

 

Ue idh kale Musa li kaumihi                                                     

(Përkujtoni)Kur Musai popullit të vet i tha:

 

In-nell-llahe je'murukum en tedhbahu bekarah        

“Allahu ju urdhëron që të therni një lopë!"

Pas këtij urdhri, ishte e detyrueshme për ta që, menjëherë dhe pa humbur kohë, ta zbatonin atë pa as më të voglin kundërshtim a refuzim. Por, ata, nuk dinin të bënin gjë tjetër, veç refuzimit dhe kundërshtimit të urdhrave.

Ata thanë:

 

kalu e tet-tehidhuna huzu'ua                                                      

Ata thanë: “A po tallesh me ne?”

Atëherë profeti i Allahut (Musa alejhi selam) tha:

 

kale eudhu bil-lahi en ekune minel xhahilin

Ai tha: “Allahut i mbështetem të më ruajë, që të mos bëhem prej injorantëve!”

Sepse vetëm injorantët, të ulëtit, flasin fjalë të padobishme. Janë pikërisht ata, që tallen me njerëzit. Ndërsa të urtët, e konsiderojnë të tallurit me njerëzit e tjerë të cilët janë njëlloj si ata, si një nga mangësitë më të mëdha, që dëmtojnë dhe që cenojnë fenë dhe mendjen e njeriut. Edhe nëse dikush prej tyre mund të jetë i dalluar dhe i spikatur në shumë aspekte, kjo jo vetëm që nuk e nxit atë  për t'u tallur me të tjerët, por përkundrazi  e nxit atë që të jetë më mirënjohës ndaj Zotit dhe akoma më i mëshirshëm ndaj krijesave të Zotit. Kur Musai alejhi selam u tha atyre këtë fjalë, ata e kuptuan tashmë që çështja ishte serioze dhe thanë:

   

kalud'u  lena rab-beke                                                                

Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne,

 

Jubej-jil-lena ma hi                                                                         

të na qartësoje çfarë (moshe) është ajo (lopë që duhet të therim)?”

Pra e pyetën për moshën e saj. Musa u thotë:

 

kale in-nehu jekulu in-neha bekaratul                                

Ai (Musa) tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo është një lopë,

 

La faridu-ue la  bikrun                                                                 

as e vjetër (e moshuar) as e re (e vogël)

 

Auanun  bejne dhalik                                                                   

Ajo është e mesme (mes dy moshave të sipërpërmendura).

Pra ajo është një  lopë (Lafaridun - as e vjetër, e moshuar)dhe (labikrën - as e remëshqerrë),që nuk ka lindur viça, Auaanun bejne dhaalik- është mes këtyre dy ekstremeve, është e mesme.

 

Fef'alu ma  tu'merun                                                                   

Zbatoni pra, atë për të cilën urdhëroheni (pa e zgjatur me pyetje të panevojshme)!”

Pra, binduni urdhrit dhe lëreni mënjanë inatin dhe natyrën tuaj të kundërshtimit. Lëreni mënjanë koklavitjen e çështjeve. Por megjithëkëtë këshillë ata thanë:

 

kalud'u  lena rab-beke                                                                 

Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne,

 

Jubej-jil-lena ma leunuha                                                               

që të na sqarojë çfarë ngjyre ka ajo?!”

 

kale in-nehu jekulu in-neha bekaratun                                

Ai (Musa) tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo duhet të jetë një lopë e verdhë.

 

safrau fakiul-leunuha  tesur-run-nadhirin            

Ngjyra e saj është (e verdhë) e fortë, që të kënaqë shikuesit.  

Fakiun leunuha  e fortë,e ndezur, ngjyra e saj, tesur-run-nadhirin,  t'i gëzojë dhe t'i kënaqë vështruesit e saj prej bukurisë dhe pamjes së saj të këndshme.

 

kalud'u  lena rab-beke                                                             

Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne,

 

Jubej-jil-lena ma hije                                                                           

që të na sqarojë çfarë është ajo, (lopë pende, për të punuar e ujitur tokën, apo lopë kullote për mish?)

 

In-nel bekara teshabehe alejna                                                     

se lopët na duken të ngjashme (dhe s'po dimë kë të zgjedhim).

 

Ue in-na insha Allahu le muhtedun                                      

(Pas këtij sqarimi)Në dashtë Allahu, me siguri, ne do ta gjejmë të vërtetën!”

Ata me natyrën e tyre të koklavitur thanë që lopët (teshabehe alejna) na duken të ngjashme, të pa dallueshme dhe për këtë arsye nuk po gjejmë atë që dëshiron Zoti.

 

kale in-nehu jekulu in-neha bekaratul-                                

Ai (Musa) tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo duhet të jetë një lopë,

 

La dhelulun tuthirul erda ue la teskil harthe     

që nuk i është nënshtruar punës, as duke lëruar tokën, e as duke ujitur bimët.

                 

Musel-lemetul-la shijete fiha                                                     

(Duhet të jetë)e pastër nga të metat dhe në të, nuk duhet të ketë (asnjë) shenjë (ngjyrë tjetër)!”

Musel-lemetun - e pastër nga mangësitë dhe nga të punuarit 

la shijete fiha, nuk ka ngjyrë tjetër në të) përveç ngjyrës së sipër përshkruar.

Atëherë, pas gjithë kësaj koklavitjeje dhe teprimi në pyetjet e tyre të panevojshme thanë:

 

kalul ane xhi'te bil hak-ki                                                  

Ata thanë: “Tani e solle të vërtetën (u sqaruam plotësisht)"

Vetëm tani solle një qartësim të plotë dhe të qartë. Por kjo, pa dyshim, vjen prej paditurisë  së tyre. Sepse, që në fillim, e vërteta u erdhi e qartë dhe e mjaftueshme. Nëse ata, që në fillim, do të kishin marrë çfarëdo lloj lope, do të ishte e pranueshme dhe e mjaftueshme për të plotësuar urdhrin e Allahut të lartësuar. Por ata e koklaviten çështjen dhe e vështirësuan atë me pyetjet e tyre të shumta dhe të panevojshme. Për këtë arsye, merituan që edhe Allahu i lartësuar t'ua vështirësojë dhe koklavitë çështjen e tyre. Madje, nëse së fundmi,  ata nuk do të thoshin: Insha Allahu  - në dashtë Allahu, ne  do të jemi të udhëzuar, ata përsëri nuk do të gjenin zgjidhje dhe udhëzim për çështjen.

 

Fe dhebehuha  ue ma kadu jef'alun.                                                                    

(Pas gjithë këtyre pyetjeve të panevojshme)Ata e therën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën (sepse lopa me cilësitë e përmendura ishte shumë e shtrenjtë).”

Ata e theren lopën me cilësitë e saj të sipër-përshkruara, ue ma kadu jef'alun-dhe gati sa mbetën pa  rrugë zgjidhje për shkak të asaj natyre të koklavitur dhe  të vështirë që i karakterizonte.

 

Ue idh kateltum nefsen  fed-dara'tum fiha                     

(Kështu vepruat)Kur e patët vrarë një njeri dhe u kundërshtuat rreth (vrasësit të) tij.

 

Uell-llahu muhrixhum-ma kuntum tektumun.                                 

Allahu është zbuluesi i asaj që e mbanit të fshehtë (rreth vrasësit).

Pasi  e therën atë, Allahu i lartësuar i urdhëron ata që me një pjesë të asaj lope të therur të prekin të vrarin (të vdekurin). Thotë i madhëruari:

 

Fe kulnad-dribuhu  bi bea'diha                                              

Ju thamë: “Prekeni atë (të vdekurin) me një pjesë të saj (të lopës së therur!”)

 

Kedhalike juhjil-lahul meuta                                                 

Allahu, kështu i ngjall të vdekurit

Pra, prekni të vrarin me një gjymtyrë prej lopës së therur. Prekeni atë me ndonjë gjymtyrë  të caktuar të saj,  ose me çfarëdo gjymtyre të saj. Kur ata prekën të vdekurin me  një pjesë prej lopës, Allahu i lartësuar e ringjalli të vdekurin. Në këtë mënyrë, Allahu i lartësuar ua nxori jashtë ato që mbanin fshehur. I ringjalluri njoftoi rreth vrasësit të tij. Pamja e ringjalljes përpara syve të tyre, ishte një argument i qartë (i jashtëzakonshëm), që tregonte  pushtetin absolut të Allahut për të ringjallur të vdekurit.

 

Ue jurikum ajatihi leal-lekum tea'kilun.                         

dhe jua sqaron argumentet e (pushtetit të) Tij, që të  mendoni (dhe të kuptoni pushtetin e Zotit për gjithçka).

Këtë shenjë, Allahu i lartësuar, jua solli si argument (le al-lekum tea'kilun, me shpresë që ju të mendoni seriozisht) dhe të largoheni nga çdo gjë që është në dëmin  tuaj.

 

Thum-me kaset kulubukum-min bea’di dhalike         

(Megjithatë)Zemrat tuaja, edhe pas (fakteve të qarta) u bënë të ngurta.           

Por pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan dhe ashpërsuan deri në atë masë, sa nuk u bën më dobi  asnjë qortim. Ato nuk ndikohen nga asnjë lloj përkujtimi.

Min beadi dhalike-pas kësaj   d.m.th: Pasi Allahu i lartësuar ju nderoi me ato mirësi të shumta dhe madhështore. Pasi jua paraqiti shumë argumente, shenja dhe mrekulli të qarta. Dhe pikërisht, pas të tilla shkaqesh, nuk duhej kurrsesi që zemrat tuaja të fitonin këtë ngurtësi dhe ashpërsi të përmendur. Madje pas atyre shenjave dhe argumenteve që i përjetuat, do të ishte pothuajse e pashmangshme zbutja e zemrave tuaja. Zemrat tuaja duhet të prekeshin thellë dhe të nënshtroheshin të bindura për Allahun e lartësuar. Pastaj Allahu i lartësuar na përshkruan ashpërsinë e zemrave të tyre me disa krahasime. Thotë i lartësuari:

 

Fe  hije kel hixharati                                                                   

Ato  janë si guri,

Pra ato janë të forta si gurët, madje më të ngurta se gurët. Dhe të mendosh ngurtësinë e  gurëve të cilët janë edhe më të fortë dhe më të ngurtë se vete hekuri dhe plumbi. Sepse këto të fundit kur i fut në zjarr treten dhe zbuten,  ndërsa guri jo, nuk zbutet. Thotë i madhëruari:

 

eu eshed-du kasueh                                                                       

madje, edhe më të ngurta

Pra, ngurtësia e tyre ia kalon asaj të gurëve. Madje gurët janë më të mirë se zemrat e tyre. Thotë i lartësuari:

 

Ue in-ne minel hixharati                                                            

Pa dyshim, ka prej gurëve,

 

lema jetefexh-xheru minhul enhar                                        

prej të cilëve gufojnë lumenj

 

Ue in-ne minha lema jesh-shek-kaku                                      

Ka prej tyre që çahen

 

Fe jehruxhu minhul ma                                                                   

dhe prej tyre buron ujë,

 

Ue in-ne minha lema jehbitu min hashjetil-lah    

Madje ka prej tyre që, nga frika ndaj Zotit, rrokullisen tatëpjetë.

Pra me këto cilësi që u përmendën, gurët janë më të mirë se ato zemra. Pas përshkrimit që u bëri zemrave të tyre, Allahu i lartësuar i kërcënon ata me më të ashprin kërcënim. Ai thotë:

 

Ue mell-llahu bi gafilin am-ma tea'melun                        

Allahu nuk është aspak i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.

Madje Ai është absolutisht i ditur rreth punëve tuaja. Ai i ka ruajtur dhe i ka shënuar të gjitha punët tuaja, të mëdhatë dhe të voglat. Dhe me siguri ka për t'ju shpërblyer rreth tyre me më të drejtin dhe më të plotin shpërblim (ose ndëshkim).

Të shumtë janë (mufesirët), shpjeguesit e Kuranit të cilët i kanë mbushur librat e tefsirit me tregime e gojëdhëna nga beni israilët (të ashtu quajtura israilijate). Shpesh ata i përdorin këto histori si shpjegues apo qartësues të ajeteve kuranore. Këtë vepër ata e argumentojnë me fjalën e profetit alejhi selam që thotë: “Tregoni prej historive të beni israileve, se nuk ka problem" Por ajo që e shoh të përshtatshme dhe të drejtë në këtë çështje është mendimi që: transmetimi i historive dhe informacioneve që na vijnë nga beni israil, edhe pse mund të lejohet të sillet si informacion më vete, nuk lejohet të sillet i shoqëruar me argumentet tona dhe as të sillet si tefsir dhe sqarim i ajeteve të librit të Allahut (Kuranit). Sepse nuk lejohet të sillet  një informacion si tefsir Kurani, nëse nuk është transmetuar saktësisht prej Profetit tonë ç'ka e mbështet atë informacion dhe e argumenton saktësinë e tij. Sepse informacionet që na vijnë prej ehli Kitabit (jehudët dhe krishterët), grada më e lartë e tyre, në rastin kur nuk bien ndesh me sheriatin tonë, është sikurse na ka mësuar Profeti alejhi selam kur thotë për to: "As mos i  besoni ehlel kitabi dhe as mos i  përgënjeshtroni ata."

 Atëherë përderisa grada e besueshmërisë  së këtyre informacioneve  është e dyshimtë dhe e  pasigurt, atëherë duhet të jemi shumë të rezervuar në shpeshpërdorjen e tyre. Sidomos në shpjegimin e  ajeteve të Kuranit. Kjo për një fakt shumë të rëndësishëm. Sepse, dihet domosdoshmërish prej fesë islame se është detyrë që ne të besojmë plotësisht dhe pa më të voglin dyshim në Kuranin e shenjtë. Ne duhet të jemi plotësisht të sigurt për saktësinë e termave, fjalëve të tekstit të Kuranit nga njëra anë dhe të kuptimeve të tij nga ana tjetër. E pra, nuk duhet dhe nuk lejohet që ne të nxjerrim kuptimet e Kurani dhe të shpjegojmë Kuranin, duke u mbështetur në të tilla histori dhe informacione "fantazma" të paqarta e të pasigurta  në transmetimin e tyre. Aq më tepër që në të shumtën e rasteve të krijohet një siguri se ato janë mashtrime dhe legjenda të pabaza. Të tilla informacione kurrë nuk mund të jenë shpjeguese të librit më të sigurt në botë. Dhe ato, kurrë, nuk mund të merren si të  pranueshme dhe të sigurta, thjesht dhe vetëm se dikush mund t'i përdorë si shpjeguese të ajeteve të Kuranit.

Për shkak të pakujdesisë të këtyre dijetarëve që përmendëm, u mbushën tefsiret me të tilla informacione të pa sigurta. Por, Allahu i lartësuar, i jep sukses dhe udhëzon atë që do në rrugën e drejtë  dhe të saktë.

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

18.05.2011

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com