All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 80 – 82

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

Ata (padrejtësisht) thanë: “Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!”  Thuaj: “A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet? Apo po thoni për Allahun atë që nuk e dini?

Përkundrazi! Çdo kush që bëri keq (duke bërë shirk) dhe që e mposhtën (e rrethuan) gabimet e tij (shirku i tij), do të jetë banor i zjarrit. Ne të (në zjarr dhe ndëshkim), ata do të jenë të përjetshëm.

 (Kurse)Ata që besuan dhe (përveç besimit) bënë vepra të mira, do të jenë banorë të xhenetit. Në të (xhenete dhe kënaqësitë e tij të mrekullueshme), ata do të jenë të përjetshëm.

Shpjegimi  i ajeteve

Ue kalu len temes-senan-naru                                                 

Ata (padrejtësisht) thanë: “Neve nuk do të na kapë zjarri

 

il-la ej-jamem-mea'dudeh                                                            

vetëm për disa ditë të numëruara

Pasi përmendi punët e tyre të ulëta (të shëmtuara), përmendi edhe një tjetër cilësi të tyre të poshtër. Faktin që ata lëvdojnë vetveten dhe e paraqesin veten e tyre të pastër dhe larg gabimeve. Ata me mendjemadhësi pretendojnë së janë të shpëtuar  prej ndëshkimit të Allahut dhe se, me siguri, do të shijojnë dhe do të kënaqen me shpërblimin e Tij. Ata pretendojnë se nuk ka për t'i prekur zjarri, veçse disa ditë të numëruara. Në këtë mënyrë ata bashkuan mes dy të këqijash.

1. Veprimi i punëve të këqija.

2. Ndjenja, padrejtësisht, e sigurisë prej ndëshkimit të Allahut.

Por duke qenë se ky është thjesht një pretendim bosh, Allahu i lartësuar ua hedh poshtë  këtë pretendim duke sjellë një pyetje. Ai i thotë Profetit alejhi selam:

 

kul et-tehadhtum aindell-llahi ahden                           

Thuaj: -A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim,

 

Fe lej-juhlifell-llahu ahdeh.                                                   

e Allahu nuk e thyen premtimin e vet

Thuaju atyre,  o i Dërguari i Allahut: "et-tehadhtum aindell-llahi ahden - a keni marrë  ndonjë premtim  prej Allahut, se është vërtet kështu si thoni?! Por dihet që premtimi i Allahut për ruajtje nga ndëshkimi dhe dhënie shpërblimi, u takon vetëm atyre që vepruan  atë që e bën të meritueshëm  këtë shpërblim prej Tij. Dhe kjo nuk bëhet e meritueshme veçse duke u pajisur me iman dhe duke punuar sipas tij. Premtimi i Allahut është i sigurt  dhe i vlefshëm  vetëm për atë  që e besoi Allahun dhe Pprofetin e Tij si dhe iu bind atyre (duke zbatuar urdhrat dhe duke u larguar nga ndalesat. Pra duke ruajtur kufijtë e Allahut të pa prekur). Premtimi i Allahut vetëm kundrejt këtyre është i pa ndryshueshëm dhe pa dyshim do të shkojë në vend. Pra kur ju, thoni dhe pretendoni të tilla pretendime, ose keni ndonjë premtim nga Allahu i lartësuar ose shpifni kundër tij. Thotë i lartësuari :

 

Em tekulune alell-llahi ma la tea’lemun                   

Apo po thoni për Allahun atë që nuk e dini?

     Me këtë ajet, Allahu i lartësuar  na njofton  se pretendimet e tyre  mund të gjykohen vetëm në dy mënyra.

1. Ose janë të argumentuara me ndonjë premtim nga Allahu i lartësuar, dhe në këtë rast do të konsideroheshin të sakta.

2. Ose ata thonë mashtrime kundrejt Allahut të lartësuar dhe në këtë rast pretendimi i tyre është sigurisht pa vend dhe e bën mëse të meritueshëm ndëshkimin dhe poshtërimin e tyre.

Vetë gjendja dhe e kaluara e tyre  tregon  bindshëm  se ata kurrë nuk e kanë merituar këtë premtim që u përmend pak më sipër. Madje përkundrazi, ata, gjatë gjithë kohërave  kanë qenë të famshëm në përgënjeshtrimin e shumë profetëve.  Madje shkuan edhe më larg se kaq. Ata patën guximin dhe paturpësinë  që të vrasin një grup profetësh. Gjatë të gjitha kohërave, ishte cilësi e pandashme e tyre, mosbindja ndaj urdhrave të profetëve dhe thyerja e pakteve  dhe e premtimeve  të  lidhura. Me këtë biografi  të përlyer, është e pashmangshme  pika e dytë që e përmendëm pak më sipër. Është e sigurt pra, që ata thanë shpifje dhe mashtrime kundrejt Allahut. Ata thonë dhe flasin  në emër të Tij  pa dije dhe pa argument. Dhe dihet shumë mirë që, të flasësh në emër të Allahut pa dije dhe pa argument, konsiderohet  prej harameve më të mëdha dhe të  frikshme. Kjo vërtet është nga  më të shëmtuarat paturpësi.

     Pastaj Allahu i lartësuar  përmend një gjykim gjithëpërfshirës. Përballë këtij ligji  janë njëlloj si  beni israilët  ashtu edhe të tjerët,  pa asnjë ndryshim. Ky është  një gjykim  i pa kthyeshëm në të cilin nuk ndikojnë aspak as ëndrrat dhe dëshirat boshe dhe as pretendimet e pa baza. Thotë i Lartësuari:

 

Bela men  kesebe sej-jieteu-                                                     

Përkundrazi! Çdo kush që bëri keq (duke bërë shirk)

     (Bela , përkundrazi)  Pra çështja nuk është aspak ashtu si pretendoni ju dhe siç e përshkruani a përmendni ju. Përse?

 Men kesebe  sej-jieten kush bëri një të keqe, fjala (sej-jieten një të keqe) është një emër i pa shquar i përdorur në një fjali kushtore dhe si e tillë ajo përfshin të gjitha llojet e gabimeve  duke filluar nga shirku (gabimi më i madh)  dhe të  gjitha gabimet poshtë tij. Pra kuptimi i fjalisë do të ishte:

 Men kesebe sej-jieten = kush punoi një të keqe, (çfarëdo grade qoftë ajo, duke filluar  nga shirku e gjithçka poshtë tij). Por sqarimi i mëposhtëm e posaçëron, e specifikon  kuptimin gjithëpërfshirës të kësaj fjalie duke treguar se, qëllimi është për gabimin e shirkut. Thotë i  Madhëruari:

 

men  kesebe sej-jieteu-                                                                 

Çdo kush që bëri keq (duke bërë shirk)

 

Ue ehatat bihi hatietuhu                                                          

dhe që e mposhtën (e rrethuan) gabimet e tij (shirku i tij),

Pra, gabimi i tij, e rrethoi, e ngushtoi  pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi. Dhe dihet se nuk ka ndonjë gabim që nuk të lë asnjë mundësi shpëtimi veç shirkut. Thotë i Madhëruari: "S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin e) të adhuruarit të dikujt tjetër veç Tij (idhujtarinë), e përveç këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush adhuron dikë tjetër veç Allahut, ai ka trilluar një mëkat të madh." Nisa, 48.

Thotë gjithashtu: "Thuaj (se Zoti ka thënë)!: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtetë Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falësi, Mëshiruesi!” Zumer, 53.

           

Sepse atë që ka imanin e pastër, kurrë nuk mund ta rrethojnë përfundimisht gabimet e tij. Kështu pra, kuptimi i ajetit  dhe plotësimi i tij do të ishte.

Men kesebe  sej-jieten - çdo kush që punoi një të keqe.

Ue ehatat bihi  hatietuh  - dhe e keqja e tij  (shirku), e rrethoi  pa i lënë asnjë  mundësi shpëtimi ( pra shirku i tij  e pushtoi)

 

Fe ulaike ashabun-nari                                                       

Ata do të jenë banorë të zjarrit.

Pra, i përjetshëm  në zjarrin e xhehenemit nuk është çdokush që punoi një të keqe të çfarëdo  lloji, por do të jete ai që bëri shirk Zotit. Ky gabim do ta fundosë komplet në humbje dhe nuk i lë asnjë mundësi shpëtimi (përveç pendimit). Me këtë ajet kanë argumentuar, padrejtësisht, hauarixhët rreth rrugës dhe mendimit të tyre të gabuar. Ata pretendojnë se çdo gabim është kufër, pra konsiderohet si mohim i Zotit dhe e bën të meritueshme përjetësinë në zjarrin e xhehenemit. Çfarëdolloj gabimi qoftë ai. Pra jo vetëm shirku, por edhe gabimet e tjera poshtë tij) Ata argumentuan me këtë ajet në mënyrën e sipërpërmendur: Men kesebe  sej-jieten = çdo kush që punoi një të keqe, pra çdo lloj të keqe dhe gabimi.

 

Fe ulaike as habun-nari                                   

Ata do të jenë banorë të zjarrit.

 

Hum fiha halidun.                                                                      

Ne të (në zjarr dhe ndëshkim), ata do të jenë të përjetshëm.

Por ata, sikurse e përmendëm,  nuk i dhanë rëndësi  specifikimit që Allahu i lartësuar i  bën kësaj fjalie, duke nënkuptuar shirkun. Pra nuk e morën në konsideratë fjalën Ue ehatat bihi  hatietuh - dhe u fundos, u rrethua nga gabimi i tij,  pra nga shirku i tij. Për më tepër, ky  specifikim  është argumentuar  edhe nga ajete të tjera sikurse përmendem  ajetin  48-te  sures Nisa: "S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin e) të adhuruarit të dikujt tjetër veç Tij (idhujtarinë), e përveç këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush adhuron dikë tjetër veç Allahut, ai ka trilluar një mëkat të madh.",  dhe shumë ajete të  tjera, në të cilat kuptohet qartë  që, të  përjetshëm në zjarrin e xhehenemit do të jenë  vetëm ata që bëjnë gabimin e madh,  shirkun  dhe kufrin,  dhe vdiqën në atë gjendje. Edhe në këtë ajet,  ky specifikim është shumë i qartë, dhe nënkupton shirkun.

   Është e çuditshme se të gjithë pasuesit e grupeve  të humbura, sa herë që përpiqen  të argumentojnë rreth ideve  të tyre të kota me argumente nga Kurani dhe tradita autentike e Profetit, kundërpërgjigja ndaj tyre do të gjendet, shumë thjesht,  pikërisht në vetë argumentin që ata përdorin. Pra në të vërtetë vetë argumenti që përdorin është argument kundër tyre dhe jo pro tyre.

    Vazhdon Allahu i lartësuar në formulimin e atij gjykimi të patjetërsueshëm rreth krijesave. Pasi përmendi përfundimin e punë-këqijve vijon të përmendë edhe përfundimin e të mirëve. Thotë i Madhëruari:

 

Uel-ledhine amenu ue amilus-salihati                      

(Kurse)Ata që besuan dhe (përveç besimit) bënë vepra të mira,

 

Ulaike as’habul xhen-neh                                                     

ata janë banorët e xhenetit,

 

Hum fiha halidun.                                                                       

Në të (xhenete dhe kënaqësitë e tij të mrekullueshme), ata do të jenë të përjetshëm.

Pra ata që (amenu) Besuan Allahun, engjëjt, shpalljet, librat e Zotit, profetët e Zotit, dhe ditën e gjykimit etj, dhe  përveç këtij  besimi  (Ue amilus-salihati) dhe punuan punë të mira, por punët e punuara  nga njeriu kurrë  nuk mund të  konsiderohen (salihat) të mira, veçse nëse plotësojnë dy kushte:

1. Të kryen me nijet, me sinqeritet, vetëm për hir të Allahut  dhe duke synuar  të kënaqet Allahu i lartësuar.

2. Të jenë konform traditës  së Profetit  të Tij. Pra, të jenë në përputhje të plotë me argumentet dhe mësimet  e transmetuara  saktësisht prej tij .

Shkurtimisht, kuptimi i përmbledhur i këtij ajeti, na çon në përfundimin se të shpëtuarit dhe fitimtarët e lumtur, do të jenë, vetëm ata që besuan (drejt) dhe punuan  punë të  mira (që plotësojnë kushtet  për të qenë të tilla). Ndërsa të dëshpëruarit  dhe të shkatërruarit e përjetësisë në zjarrin e xhehenemit, do të jenë  mohuesit e Zotit dhe mushrikët, ata që  përveç Allahut  adhuruan zota të tjerë.

 

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

09.09.2012

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com