All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 87 – 88

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit

87. Ne i patëm dhënë Musait librin (Teuratin), dhe pas tij, patëm dërguar shumë profetë (të njëpasnjëshëm). Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) të qarta dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin)(Si mundet që) Sa herë që ndonjë i dërguar ju solli diçka (ligje e porosi) që nuk ju pëlqeu, ju u treguat kryelartë (të pabindur)?! Disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i vratë.

88. (jehudët e kohës së Muhamedit)thonë: “Zemrat tona janë "gulf" (në këllëf, të vulosura, e nuk mund ta kuptojnë atë që thua)! Jo, por për shkak të refuzimit të së vërtetës, Allahu i ka mallkuar (nuk i udhëzon), prandaj besimi i tyre është i pakët.

Shpjegimi  i ajeteve

Ue laķad âtejnâ Mûsal kitâbe                                              وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ

Ne i patëm dhënë Musait librin (Teuratin),

Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i lartësuar u bëri Beni Israilëve, është edhe dërgimi tek ta i Musait a.s  si profet, të cilit i shpalli Teuratin.

 

Ue ķaf-fejnâ min bea’dihî bir-rusul                                     وَقَفَّيْنَا مِن بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ

dhe pas tij, patëm dërguar shumë profetë (të njëpasnjëshëm).

Pastaj e vazhdoi i  Madhëruari  zinxhirin e profetëve edhe pas  Musait a.s.

 

Ue âtejnâ îsabne Merjemel bej-jinâti                          وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ

Isait, birit të Merjemes i dhamë argumenta (mrekulli) të qarta

Derisa u dërgoi të fundit profet nga mesi i tyre, Isain a.s, të cilin e pajisi me shenja dhe mrekulli të qarta, të pamohueshme, të cilat çdo kush duhet t'i besonte. Madje, i lavdëruari,  e përforcoi atë, me atë që quhet "Rûĥul ķudus" - Shpirti i shenjtë.

Thotë i Lavdëruari:

 

Ue ej-jednâhu bi rûĥil ķudus                                                  وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ

dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin).

Rreth kësaj fjale, shpjeguesit e Kuranit janë të mendimit se Allahu i lartësuar e përforcoi Isain nëpërmjet rûĥul ķudus - Xhibrilit  (melekut  madhështor  të mirënjohur)

Disa  janë të mendimit se Ruhul Kudus - Shpirti i shenjtë, simbolizon (imanin) besimin  e fortë që Allahu i lartësuar mbjell në zemrat e besimtarëve që e madhërojnë dhe nëpërmjet të cilit i bën  të pa thyeshëm  dhe triumfatorë.

Por, me gjithë këto mrekulli dhe shenja të  mëdha, ata gjithmonë përdorën të njëjtin kriter për të pranuar ose jo profetët dhe mësimet e tyre. Thotë i Lartësuari, duke na i zbardhur këtë kriter:

 

E fe kul-lemâ xhãekum resûlun                                              أَفَكُلَّمَا جَاءكُمْ رَسُولٌ

(Si mundet që)Sa herë që ndonjë i dërguar ju solli diçka (ligje e porosi)

 

Bimâ lâ tehuã enfusukumu-stekbertum                     بِمَا لاَ تَهْوَى أَنفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ

që nuk ju pëlqeu, ju u treguat kryelartë (të pabindur)?!

 

Fe ferîķan kedh-dhebtum ue ferîķan teķtulûn               فَفَرِيقاً كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقاً تَقْتُلُونَ                                   

Disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i vratë.

Kur këta  profetë  u shfaqen mes jush,  juve i dhatë përparësi pasioneve  dhe dëshirave tuaja. Dhe ishin pikërisht ato që gjykuan pranimin ose jo të profetëve dhe të mësimeve të tyre. Ishin pikërisht këto dëshira dhe pasione tuajat, të shfrenuara dhe të pakontrolluara, që ju bënë juve kryeneçë kundrejt imanit (besimit) dhe nënshtrimit ndaj tyre.  Ato ju shtynë t'i përgënjeshtronit, dhe aq më keq, një grup prej tyre, t'i vrisnit. Gjithmonë shkaku ka qenë i njëjtë.  Parapëlqimi  i dëshirave  e pasioneve, kundrejt udhëzimit të Allahut të lartësuar. Dhënia përparësi kënaqësive të kësaj jete të shkurtër  kundrejt  jetës pa fund në kënaqësinë e  Allahut të madhëruar .

 

Ue ķâlû ķulûbunâ  ĝulf                                                               وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ

(jehudët e kohës së Muhamedit)thonë: “Zemrat tona janë "gulf" (në këllëf, të vulosura, e nuk mund ta kuptojnë atë që thua)!

Këtu Allahu i lartësuar i qartëson profetit të  Tij a.s, një justifikim qesharak nga ana e tyre, që shpesh e përdornin për të justifikuar mosbesimin e tyre ndaj asaj në të cilën, Muhamedi a.s i fton ata. Ata justifikohen se nuk mund ta ndjekin dhe ta besojnë atë, në të cilën i fton Muhamedi a.s, sepse zemrat e tyre janë të vulosura dhe ato nuk e  kuptojnë dot atë që ai u thotë. Kështu ata pretendojnë se janë të justifikuar përpara Allahut  të lartësuar,  sepse nuk dinë, nuk kane dije rreth këtij profeti dhe argumenteve të tij. Por kjo është një mashtrim nga ana e tyre,  (sepse ata dinë mjaftueshëm  rreth këtij profeti  dhe argumenteve të tij, sikurse do të tregohet më pas). Madje për shkak të këtij mashtrimi,  ata u mallkuan  nga Allahu i lartësuar.

Thotë i Madhëruari:

 

Bel-leanehumull-llâhu bikufrihim                                        بَل لَّعَنَهُمُ اللَّه بِكُفْرِهِمْ

Jo, por për shkak të refuzimit të së vërtetës, Allahu i ka mallkuar (nuk i udhëzon),

 

Fe ķalîlem-mâ ju'minûn.                                                           فَقَلِيلاً مَّا يُؤْمِنُونَ                                                                     

prandaj besimi i tyre është i pakët.

Pra Allahu i lartësuar e ka quajtur këtë pretendim  të tyre kufër  (mohim) për të cilin meritojnë mallkimin. Ata për shkak të mohimit të profetëve (mes të cilëve edhe Muhamedi a.s) u mallkuan dhe u dëbuan larg mëshirës së Mëshiruesit. Për këtë arsye, janë të pakët ata që besojnë mes tyre. Sepse i pakët është imani brenda zemrave të tyre.

 

Tefsir i  Imam Abdurrahman Es-Sa'dij

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com