***
91. Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atë që e shpalli Allahu (Kuranin dhe të gjitha shpalljet hyjnore)”, ata thonë: “Ne besojmë atë që na u shpall neve”. Kurse atë (shpalljen e ardhur) më pas, edhe pse është e vërtetë dhe vërtetuese e asaj që e kanë ata, e mohojnë. Thuaj : “Nëse jeni besimtarë (të vërtetë të Teuratit), pse pra i vrisnit profetët e Allahut (kur në Teurat është i ndaluar një krim i tillë)?"
92. Juve, ju pat ardhur Musai me argumente të qarta, por pas (largimit të) tij (për të marë Teuratin prej Zotit), ju, padrejtësisht, adhuruat viçin.
93. (Përkujtoni)Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj (për bindje ndaj Meje), dhe (ndërkohë) ngritëm mbi ju (kodrën) Tur! (Ju thamë):"Merreni seriozisht në konsideratë atë (Tevratin) që jua dhamë dhe dëgjoni (me një dëgjim që të udhëzon në bindje)! Ata thanë: “Dëgjuam (me veshë) dhe e kundërshtuam (nuk u bindëm)”. Për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi i viçit u bë i dashur për zemrat e tyre. Thuaj: “ (Mos vallë) Besimi juaj (në Teurat) është duke ju udhëzuar për keq?! (Jo, kurrsesi.) Nëse jeni besimtarë (të vërtetë të Teuratit,nuk do të bënit të tilla padrejtësi)”.
Shpjegimi i ajeteve
Ue idhâ ķîl-le lehum وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ
âminû bimã enzelell-llâhu آمِنُواْ بِمَا أَنزَلَ اللّهُ
Dhe kur atyre u thuhet:
“Besoni atë që e shpalli All-llahu”(Kuranin dhe të gjitha shpalljet hyjnore),
Pra kur jehudët u urdhëruan që të besojnë Kuranin të cilin Allahu i lartësuar ia shpalli të dërguarit profetit të Tij, ata u rebeluan dhe refuzuan me mendjemadhësi që ta zbatojnë këtë urdhër.
Ata thanë:
ķâlû nu'minu bimã unzile alejnâ قَالُواْ نُؤْمِنُ بِمَا أُنزِلَ عَلَيْنَا
ata thonë: “Ne besojmë atë që na u shpall neve”,
Ue jekfurûne bimâ uerãehû وَيَكْفُرونَ بِمَا وَرَاءهُ
Kurse atë (shpalljen e ardhur) më pas, e mohojnë,
Pra ata pretenduan dhe u justifikuan duke thënë se besojnë vetëm atë që iu shpall atyre, dhe mohojnë çdo libër tjetër përveç tyre. Ky është një pretendim i padrejtë nga ana e tyre sepse ata e kishin të detyrueshëm që të besojnë gjithçka që Zoti i ka shpallur njerëzimit pa ndryshim dhe pa bërë dallime mes asaj që iu shpall atyre apo të tjerëve. Sepse i vetmi besim i vlefshëm, i dobishëm është pikërisht kjo mënyre besimi. Pra besimi i të gjitha shpalljeve të Allahut të lartësuar drejtuar të gjithë profetëve.
Nëse dikush bën të tilla dallime në besimin e profetëve dhe të librave, dhe në pranimin ose jo të tyre, në të vërtet ai nuk ka besuar asnjërin prej tyre. Madje kjo vepër konsiderohet si kufër i vërtetë.
Thotë i madhëruari në një ajet tjetër në suren Nisa 150-152; “Vërtetë , ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, që dëshirojnë ta ndajnë (besimin në) Allahun nga (besimin në) të dërguarit e Tij, duke thënë: " Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë" dhe kështu pretendojnë që të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme; pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit. Ndërsa atyre që besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre , Ai do t'u japë shpërblimin (e premtuar). Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
Allahu i lartësuar në këtë ajet argumenton gabimin e tyre me një argumentim të pakthyeshëm që nuk mund ta hedhin dot poshtë. Thotë i lartësuari duke përmendur dy momente:
Ue huel ĥaķ-ķu muŝad-diķal-limâ meahum وَهُوَ الْحَقُّ مُصَدِّقاً لِّمَا مَعَهُمْ
edhe pse është "e vërteta" e sigurt dhe vërtetuese e asaj që e kanë ata,
Pra Allahu i lartësuar ua hedh poshtë mohimin e Kuranit me dy çështje .
1. Me fjalën, (Ue huel ĥaķ-ķu). Pra ai është e vërteta e sigurt.
Ai është e vërteta e sigurt në gjithçka që përmban në vetvete nga të gjitha këndvështrimet. Është e vërteta e sigurt rreth lajmeve që përmban dhe rreth dispozitave për të cilat na urdhëron dhe na ndalon, për një fakt të thjeshtë. Sepse ai është shpallur prej Allahut të lartësuar. Kështu që mohimi i këtyre të vërtetave të pa kundërshtueshme të shpallura nga vet Allahu i lartësuar, në të vërtetë konsiderohet mohim dhe rebelim ndaj vet Krijuesit, Allahut të lartësuar.
2. Me fjalën (muŝad-diķal-limâ meahum) që është argumentues (vërtetues) i asaj që keni ju.
Pra ai është miratuesi i atyre të vërtetave që gjenden mes tyre, mes librave të tyre. Por jo vetëm kaq. Ai është edhe sigurues, garantues, argumentues i vërtetësisë së tyre (Vërtetësisë se kujt? Të atyre të vërtetave të pandryshuara, qe, sigurisht janë në përputhje me shpalljen e fundit. Pra kriteri dallues dhe ndarës në këtë rast është shpallja e fundit, garantuesja e vetme e saktësisë së mbetur në librat e mëparshëm.)
Atëherë përse e besoni atë që ju ka zbritur juve dhe e mohoni identiken e saj?! A nuk tregon kjo atë fanatizëm të tërbuar ndaj epshit dhe egoizmit tuaj?! E pra veprimi juaj , kurrsesi nuk mund të konsiderohet si ndjekje dhe pasim i udhëzimit të drejtë, por ai është vetë humbja dhe pasimi i të kotës.
Këtu kemi edhe një moment tjetër që duhet kuptuar mirë. Të qenurit e Kuranit (muŝad-diķal-limâ meahum) vërtetues, sigurues, argumentues rreth saktësisë së asaj që ata kanë në duart e tyre prej librave të Zotit, presupozon që, ata të jenë të parët besimtarë të tij. Sepse Kurani dhe e gjithë shpallja e fundit është argument që do të vërtetonte saktësinë e librave që kanë në duart e tyre. Madje ata nuk kanë mundësi të vërtetojnë saktësinë dhe autenticitetin e asnjë pjese të atyre librave që kanë në duart e tyre veçse nëpërmjet vërtetimit të saktësisë dhe autenticitetit të kësaj shpalljeje të fundit të Allahut. Shpallja e fundit është i vetmi argument për ta, që të vërtetojnë saktësinë e diçkaje prej librave te tyre Kjo për shumë arsye (shih librin e Hindit, ibn Hazmit Ibn Kajimit etj.)
Por si mund të vërtetojnë saktësinë e librave të tyre kur ata shpërfillin, përgënjeshtrojnë dhe nuk pranojnë të vetmen rrugë argumentimi për saktësinë e pretendimit të tyre?! A nuk konsiderohet kjo si një çmenduri dhe mendjelehtësi e theksuar ?! Nga gjithë sa u fol dalim në përfundimin se ata duke mohuar shpalljen e fundit në të vërtetë kanë mohuar edhe atë që kanë në duart e tyre. (hidajetul hijara, Ibnul Kajim)
Më poshtë Allahu i lartësuar sjell edhe aspektet e tjera, të cilat tregojnë qartë që ata, edhe librin e tyre nuk e kanë besuar ashtu sikurse pretendojnë. Thotë i lartësuari:
ķul fe lime teķtulûne enbijãell-llâhi min ķablu قُلْ فَلِمَ تَقْتُلُونَ أَنبِيَاء اللّهِ مِن قَبْلُ
Thuaj : “Pse pra i vrisnit profetët e Allahut (kur në Teurat është i ndaluar një krim i tillë)?"
In kuntum-mu'minîn. إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
Nëse jeni besimtarë (të vërtetë të Teuratit),
Mos vallë vrasja e profetëve konsiderohet shenjë e besimit tuaj tek ata?!
Ue laķad xhãekum-Mûsâ bil-bej-jinâti وَلَقَدْ جَاءكُم مُّوسَى بِالْبَيِّنَاتِ
Juve, ju pat ardhur Musai me argumente të qarta,
Musai a.s u dërgua si profet ndër ju dhe solli argumente shumë të qarta dhe të sigurta të së vërtetës, por megjithatë:
Thum-met-teħadhtumul ixhle min bea’dihî ثُمَّ اتَّخَذْتُمُ الْعِجْلَ مِن بَعْدِهِ
por pas (largimit të) tij (për të marë Teuratin prej Zotit), ju, padrejtësisht, adhuruat viçin.
Por edhe pas këtyre argumenteve juve e bëtë gabimin e madh. Po kjo a konsiderohet si shenjë besimi nga ana juaj? Jo, kurrsesi.
Ue entum đhâlimûn. وَأَنتُمْ ظَالِمُونَ
pra ju ishit mizorë.
Pra juve nuk keni asnjë justifikim në këtë padrejtësi tuajën. Kjo konsiderohet (dhulm, padrejtësi) dhe nuk konsiderohet besim.
Rastet kur ata shprehin mosbesimin janë të shumta. Ja edhe një rast tjetër: Thotë i lartësuari:
Ue idh eħadhnâ mîthâķakum. وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ
(Përkujtoni)Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj (për bindje ndaj Meje),
Ue rafea'nâ feuķakumuŧ-ŧûra وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ الطُّورَ
dhe (ndërkohë) ngritëm mbi ju (kodrën) Tur!
ħudhû mã âtejnâkum bi ķu-uetiu-ue-smeû خُذُواْ مَا آتَيْنَاكُم بِقُوَّةٍ وَاسْمَعُواْ
(Ju thamë):"Merreni seriozisht në konsideratë atë (Teuratin) që jua dhamë dhe dëgjoni (me një dëgjim që të udhëzon në bindje)!
Pra Allahu i lartësuar ju urdhëroi në të tilla kushte të paharrueshme të bëheni të dëgjueshëm. Fjala (ue smeû degjoni) është urdhër për të dëgjuar me një dëgjim që presupozon bindjen dhe nënshtrimin ndaj urdhrave.
Mos vallë ata dëgjuan në këtë mënyrë?
ķâlû semi'nâ ue aŝajnâ قَالُواْ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا
Ata thanë: “Dëgjuam (me veshë) dhe e kundërshtuam (nuk u bindëm)”.
Pra natyra e tyre mori një formë të pa ndryshueshme të pa tjetërsueshme si një rregull që përsëritet. Ata nuk mund të thonë ndryshe veçse (semi'nâ ue aŝajnâ, dëgjuam dhe nuk u bindem)
Atëherë, kjo lloj natyre, e meriton plotësisht vendimin e të Urtit për ta .
Thotë i lartësuari:
Ue ushribû fî ķulûbihimul ixhle bi kufrihim وَأُشْرِبُواْ فِي قُلُوبِهِمُ الْعِجْلَ بِكُفْرِهِمْ
Për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi i viçit u bë i dashur për zemrat e tyre.
Për shkak të mohimit të tyre të vazhdueshëm ata e merituan që në zemrat e tyre të bëhet e dashur, madje, pothuajse e parezistueshme dashuria për adhurimin e viçit ( e të çdo gjëje të kotë).
Subhanallah! Po a mund të quhet iman (besim) diçka që të çon në të tilla përfundime?
Thotë i lartësuari:
ķul bi'semâ je'murukum bihĩ îmânukum قُلْ بِئْسَمَا يَأْمُرُكُمْ بِهِ إِيمَانُكُمْ
Thuaj: “(Mos vallë) Besimi juaj (në Teurat) është duke ju udhëzuar për keq?!
In kuntum mu'minîn إِن كُنتُمْ مُّؤْمِنِينَ
(Jo, kurrsesi.)Nëse jeni besimtarë (të vërtetë të Teuratit,nuk do të bënit të tilla padrejtësi)”.
Ju pretendoni se keni (iman) besim e madje lëvdoheni mes njerëzve për besimin tuaj duke pretenduar se është e vërteta e sigurt. Por çfarë mund të thoni për vrasjen e profetëve të Allahut me duart tuaja. Po kur juve e adhuruat viçin si Zot, veç Allahut, pasi Musai a.s ju la vetëm për një moment të vetëm? Çfarë mund të thoni për mohimin dhe refuzimin e urdhrave dhe ndalesave të sqaruara në dispozitat që atij iu shpallën prej Zotit, edhe pas kërcënimit që ju bëmë, kur kodrën Tur e ngritëm mbi ju? E megjithatë ju e pranuat se do të jeni të rregullt me fjalë, dhe e thyet besën e dhënë me veprat tuaja? Kjo është feja që pretendoni, dhe programi i jetës që ju servirni?
Nëse ky do të quhej iman (besim) sipas pretendimit tuaj, atëherë më pakta që mund të thuhet me plot gojën është: ”U poshtëroftë dhe u harroftë ai besim që e fton njeriun të kalojë kufijtë duke mohuar dhe refuzuar Zotin dhe profetët e Tij. U poshtëroftë ai Iman (besim) që e zhyt njeriun në poshtërsi të shumta ! ( Si mund të konsiderohet iman i drejtë ftesa e Palit kur dihet se ai anuloi gjithçka prej ligjit. Dhe na servir një "pakt të ri" hidajetul hijara)
Por dihet shumë mirë se imani i sinqertë e urdhëron njeriun për punë të mira dhe e ndalon nga çdo punë e keqe. Atëherë nuk ka dyshim në mashtrimin e tyre dhe në kotësinë e thënieve të tyre kontradiktore.
Tefsir i Abdurrahman Es-Sa'dij
Përktheu: Uthman Agolli
Burimijetes.com
01.03.2014