All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 94 – 96

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

 

94.  Thuaj: “Nëse bota tjetër (xhenneti) është (përgatitur) tek Allahu vetëm për ju, jo për njerëzit e tjerë, kërkojeni vdekjen, (për atë që mashtron dhe trillon prej dy grupeve, muslimanët apo jehudët), nëse jeni të sinqertë (në pretendimet tuaja).

95.  Por për shkak të veprave të tyre (mëkateve, dhe sigurisë së tyre në sinqeritetin e Muhamedit), ata kurrë nuk do t'a kërkonin atë (vdekjen për atë që mashtron dhe trillon). Allahu është i ditur për të padrejtët (që e dinë të vërtetën dhe e mohojnë atë).

96.  Është e sigurt se ata (jehudët), janë njerëzit më lakmues për të jetuar, Madje, ata janë edhe më lakmues se idhujtarët. Çdo kush prej do të dëshironte të jetonte një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte (aq gjatë), kjo nuk do t'a shpëtonte atë prej dënimit (ndëshkimit të merituar). Allahu e sheh çka veprojnë ata (dhe do t'u japë atë që meritojnë).

Shpjegimi  i ajeteve

ķul  in kânet lekumud-dârul âħiratu                        قُلْ إِن كَانَتْ لَكُمُ الدَّارُ الآَخِرَةُ

indell-llâhi ħâliŝatem-min dûnin-nâsi                       عِندَ اللّهِ خَالِصَةً مِّن دُونِ النَّاسِ

Thuaj: “Nëse bota tjetër (xhenneti) është (përgatitur)

tek Allahu vetëm për ju, jo për njerëzit e tjerë,

    Thuaju atyre o Muhamed, duke i ftuar në një ftesë që të vërtetojë  pretendimin e tyre. Ju pretendoni  se xheneti është  vetëm për juve, dhe pretendoni se në të nuk do të hyjë veçse ata që ishin jehudë ose krishterë. Pretendoni gjithashtu se ata  nuk do t'i prekë zjarri veçse për disa  ditë të numëruara. Atëherë, nëse jeni  të sinqertë dhe të sigurt  në këtë pretendim:

                                                               

Fe temen-neul meute in kuntum ŝâdiķîn                     فَتَمَنَّوُاْ الْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ                          

kërkojeni vdekjen, (për atë që mashtron dhe trillon prej dy grupeve, muslimanët apo jehudët), nëse jeni të sinqertë (në pretendimet tuaja).

     Kjo është një sfidë e hapur në të cilën profeti a.s i fton ata. Është një lloj (mubâheletu). Mubâheletu është  një lloj përbetimi, ku dy grupe  kundërshtare të njëra-tjetrës e lusin Allahun që t'i ndëshkojë  dhe të mallkojë atë që është mashtrues  prej dy grupeve. Pra, kjo duket si një ftesë dhe sfidë që u bëhet atyre për një ballafaqim të tillë ku të kërkohet mallkimi mbi mashtruesit e padrejtë. Në të  tilla  kushte, atyre  nuk u mbetet gjë tjetër  veçse  të zgjedhin   mes dy mundësive:

1.      Ose të besojnë në Allahun dhe në profetin e Tij.

2.      Ose te bien dakord për mubâhele, që mashtruesit dhe të padrejtët t'i kapë vdekja.

     Dhe kjo duhet të jetë gjë e thjeshtë për juve, sepse ju pretendoni  atë që pretendoni. Aq me tepër që vdekja ju afron juve më shumë tek xhenetet e përjetësisë, të cilat, sikurse  pretendoni janë përgatitur posaçërisht vetëm për juve.

    Por ata nuk pranuan një ballafaqim të tillë. Kjo tregon qartë  masën e madhe të inatit, dhe rebelizmit  të tyre, kundër Allahut dhe profetit të Tij. Ata, edhe pse e dinë  se janë në gabim .  Thotë i madhëruari:

 

Ue lej-jetemen-neuhu ebeden                                                   وَلَن يَتَمَنَّوْهُ أَبَدًا

Por, ata kurrë nuk do t'a kerkonin atë (vdekjen për atë që mashtron dhe trillon)

 

Bimâ ķad-demet ejdîhim                                                             بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ

për shkak të veprave të tyre (mëkateve, dhe sigurisë së tyre në sinqeritetin e Muhamedit).

 

Uell-llâhu alîmun biđh-đhâlimîn.                                          وَاللّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمينَ

Allahu është i ditur për të padrejtët (që e dinë të vërtetën dhe e mohojnë atë).

    Për shkak të mohimit, rebelimit dhe poshtërsive të  tyre, ata kurrë nuk do ta dëshironin vdekjen. Ata e dinë shumë mirë  se kjo do të thoshte  përshpejtim i ballafaqimit  me ndëshkimin e hidhur për punët e tyre të shëmtuara. Vdekja  është gjeja me e trishtueshme  dhe më e keqe  në sytë e tyre. Madje:

 

Ue le texhiden-nehum aĥraŝan-nâsi                                   وَلَتَجِدَنَّهُمْ أَحْرَصَ النَّاسِ

Alâ ĥajâtiu-ue minel-ledhîne eshrakû                         عَلَى حَيَاةٍ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُواْ

Eshtë e sigurt se ata (jehudët), janë njerëzit më lakmues për të jetuar.

Madje, ata janë edhe më lakmues se idhujtarët.

     Ata  janë njerëzit më të dhënë pas kësaj jete. Ata e duan këtë jetë   me shumë se çdo njeri tjetër.  Madje e duan edhe me shume se mushriket  të cilët nuk besojnë asnjë profet  dhe asnjë libër . Aq e madhe është dashuria e tyre  për këtë jetë  sa Allahu i lartësuar e përshkruan  në këtë mënyrë:

 

Jeued-du  eĥaduhum leu juam-meru elfe senetiu-       يَوَدُّ أَحَدُهُمْ لَوْ يُعَمَّرُ أَلْفَ سَنَةٍ

Çdo kush prej do të dëshironte të jetonte një mijë vjet

 

Ue mâ hue bi muzaĥziĥihî                                                           وَمَا هُوَ بِمُزَحْزِحِهِ

Minel adhâbi  ej-juam-mer                                                         مِنَ الْعَذَابِ أَن يُعَمَّرَ

Por edhe sikur të jetonte (aq gjatë),

kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit (ndëshkimit të merituar).     

     Ky është përshkimi i një dashurie  të pamat për këtë jetë, sepse ata kërkojnë dhe dëshirojnë  diçka të pamundur, të jashtëzakonshme për të kënaqur dëshirat e tyre  kundrejt kësaj  jete.  Por ata nuk arrijnë të kuptojnë  se  edhe nëse do të jetonin kaq kohë, kjo nuk do t'i shpëtonte ata nga dënimi i pashmangshëm  që i pret. Kërcënimi i Allahut, frikshëm do t'i ndjeke nga pas dhe  gjithmonë do t'i kërcënojë. Thotë i madhëruari:

 

Uell-llâhu  baŝîrun bimâ jeamelûn.                                      وَاللّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ                                                   

Allahu e sheh çka veprojnë ata (dhe do t'u japë atë që meritojnë).

   Ata kurrë  nuk  mund t'i ikin këtij kërcënimi  prej Allahut,  që u kujton llogarinë e drejtë të Tij për punët e tyre të shëmtuara.

 

Tefsir i Abdurrahman Es-Sa'dij

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com 

01.04.2014

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com