All for Joomla All for Webmasters

TEFSIRI I SURES EL BEKARE – AJETET 100 – 103

. Posted in Tefsir - Suretu El Bekare.

Pin It

***

100.  Sa herë që ata bënin ndonjë premtim, një grup prej tyre e thyente atë. Madje, (jo vetëm që thyejnë premtimet por) shumica e tyre nuk beson (fare).

101.  Kur atyre, (të cilët kishin libër nga Zoti), u erdhi i dërguar prej Allahut,  si vërtetues i asaj që kishin ata (prej librave të shenjtë), një grup prej tyre (jehudëve dhe krishterëve), e flakën pas shpine librin e Allahut. (Vepruan) Sikur nuk dinin (se ky libër dhe ky profet ishte vërtet prej Zotit).

102.   (Duke shpërfillur librin e Zotit)Ata pasuan atë që e vepronin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por, (pa dyshim), Sulejmani nuk ishte i pafé (që të mohonte Zotin duke u mësuar njerëzve magjinë). Të pafé ishin djajt (të cilët mohuan Zotin duke u mësuar njerëzve magjinë dhe duke e praktikuar atë). Ata, ua mësonin njerëzve magjinë. (Ata, jehudët, pasuan gjithashtu) Edhe atë (lloj magjie) që u zbriti dy engjëjve, në Babil, Harutit dhe Marutit (të cilët Zoti i solli në tokë si sprovë për njerëzit). E ata të dy askujt nuk i mësonin (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë (nga Zoti), pra mos e moho Zotin (dhe të mësosh magjinë)(Njerëzit), mësonin  prej atyre të dyve atë (magji) me të cilën ndanin burrin prej gruas së vet. Por me atë (magji), pa lejën e All-llahut, askujt nuk mund t’i bënin dëm. Ata mësonin çka u sillte dëm, e nuk u sillte asnjë dobi. Ata (jehudët) e dinin me siguri të plotë se, ai që (hodhi librin dhe mësimet e Zotit) dhe zgjodhi atë (magjinë), në jetën tjetër (në përjetësi) nuk ka pjesë (në mëshirën e Zotit). Sa e poshtër dhe e keqe është ajo për hir të së cilës e shitën veten. (Mendjelehtët!) Po ta dinin (mënxyrën e përzgjedhjes së tyre, nuk do parapëlqenin magjinë kundrejt shpalljes së Zotit).

103.  Sikur ata të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (prej mëkateve), një shpërblim prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm. Po ta dinin (madhështinë e shpërblimit do të besonin dhe do të ruheshinnga të këqiat).

 

Shpjegimi  i ajeteve

 

 

E ue kul-lemâ âhedû ahden-                                                   أَوَكُلَّمَا عَاهَدُواْ عَهْداً

Sa herë që ata bënin ndonjë premtim,

 

Nebedhehû feriķum-minhum                                                         نَّبَذَهُ فَرِيقٌ مِّنْهُم

një grup prej tyre e thyente atë.

     Kjo pyetje fsheh në vetvete një habi të madhe përsa i përket përbetimeve të  shumta të tyre ndaj të cilave kurrë nuk patën durim të jenë të qëndrueshëm e të  vazhdueshëm (Kul-lemâ sa herë) të jep të kuptosh përsëritjen   pafundësisht  të këtij veprimi. A thua mund të dinë të bëjnë gjë tjetër veç saj?! Sa  herë që premtojnë dhe përbetohen, e shkelin dhe e thyejnë  paktin dhe betimin e dhënë. Por kush është shkaku për këtë paqëndrueshmëri? Thotë i lartësuari :

 

Bel ektheruhum lâ ju'minûn                                                    بَلْ أَكْثَرُهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ       

Madje, (jo vetëm që thyejnë premtimet por) shumica e tyre nuk beson (fare).

 

     Pra ky është shkaku. Mosbesimi i tyre i shtyu domosdoshmërisht, në  mënyrë  të  pashmangshme drejt thyerjes së premtimeve. Nëse imani besimi i  tyre do të ishte i  sinqertë dhe do të buronte nga zemra, për ta do të flitej ndryshe, sikurse Allahu i  lartësuar  tha për të sinqertët. Thotë i lartësuari: Ahzab" Prej besimtarëve  pati  burra të cilët u  treguan të sinqertë dhe e   mbajtën premtimin e dhënë..." 

 

Ue lem-mâ xhãehum resûlum-min aindil-lâhi          وَلَمَّا جَاءهُمْ رَسُولٌ مِّنْ عِندِ اللّهِ

Muŝad-diķul-limâ meahum                                              مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَهُمْ

Kur atyre, (të cilët kishin libër nga Zoti), u erdhi i dërguar prej Allahut,

si vërtetues i asaj që kishin ata (prej librave të shenjtë),

    Kur tek ata mbërriti  ky  profet i lartë me këtë libër të madh që vërteton dhe argumenton librat që gjenden në duart e tyre, ata e mohuan dhe refuzuan t'a pasojnë. Ata pretendonin se ata e besonin librin e tyre. Por flakja tej dhe refuzimi i librit të Allahut, i përgënjeshtron ata dhe tregon madje edhe mohimin e vet librit të tyre sikurse e përmendëm. Thotë i lartësuari: 

 

Nebedhe ferîķum-minel-ledhîne ûtul kitâbe               نَبَذَ فَرِيقٌ مِّنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ

një grup prej tyre (jehudëve dhe krishterëve),

 

Kitâbell-llâhi uerãe đhuhûrihim                                   كِتَابَ اللّهِ وَرَاء ظُهُورِهِمْ

e flakën pas shpine librin e Allahut.

 

Ke en-nehum lâ jea’lemûn.                                                                  كَأَنَّهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ

(Vepruan)Sikur nuk dinin (se ky libër dhe ky profet ishte vërtet prej Zotit).

     Pra me   mohimin e Kuranit ata e hodhën pas shpine  librin  e Allahut i  cili iu shpall atyre duke   treguar   shpërfillje ndaj tij.

Fjala e Allaut  të lartësuar Ke'en-nehum lâ jea’lemûn.  Sikur të mos kishin dije. Tregon se sa e shëmtuar dhe se sa pa  vend  ishte ky  refuzim i tyre. Ata vepruan njëlloj sikurse ata që nuk kanë aspak dije  rreth librave të shpallur  nga Allahu. Madje gjendja e tyre është me  fatkeqe se e të tjerëve që mohuan  pa dije. Pas këtij veprimi nga ana e tyre,  ata tanimë nuk mund të pertendojnë se kanë ku bazohen për rrugën  që ndjekin. Sepse  mohimi i Kuranit, presupozon dhe mohimin e asaj   pjese   të vërtetë që gjendet  në librat e tyre.

Allahu i lartësuar dhe i Urtë ka vendosur në gjithësi  një rregull të pakthyeshëm  dhe  të pa ndryshueshëm  që tregon urtësinë e Tij  të madhe. Sipas këtij rregulli çdo kush që e braktis dhe e hedh poshtë  atë që i bën dobi, ose që i kishte të gjitha mundësitë që të përfitonte dhe nuk përfitoi prej  saj, se s'bën, do të sprovohet, do të goditet  për t'u preokupuar me diçka që  i bën dëm. Sipas këtij  rregulli të  urtë, çdo kush  që e braktisi adhurimin e Rahmanit  (të mëshirshmit) me  patjetër  do  të adhuroje tjetër kënd veç Tij. Kush e braktisi dhe nuk e kultivoi dashurinë për Allahun,  shpresën dhe frikërespektin për Të, domosdoshmërisht  zemra e tij do të mbushet me dashuri për tjetër kënd veç Tij. Ajo zemër do të shpresojë tjetër  kënd veç Allahut  dhe do të frikësohet prej çdo gjëje tjetër  veç Allahut. Ai që nuk e shpenzoi pasurinë  e tij për t'iu bindur  Allahut  dhe për të arritur kënaqësinë  e Tij, do ta  shpenzojë atë  në rrugën e shejtanit dhe në bindjen dhe nënshtrimin ndaj tij dhe ndaj rrugës së tij. Kush nuk i'u nënshtrua dhe nuk i'u përul Allahut, Zotit  të tij, këtë do ta shijojë i poshtëruar kundrejt krijesave. Ai që e braktisi të vërtetën  do të sprovohet për të ndjekur të kotën .

E njëjta gjë ndodhi me këta jehudë. Kur ata  e braktisën librin e Allahut ( të vërtetat në  librat e  tyre) U sprovuan dhe pasuan atë që sollën shejtanët në kohën e Sulejmanit. Ata filluan të praktikojnë magjinë.

 

Uet-tebeû mâ   tetlush-shejâŧînu                                        وَاتَّبَعُواْ مَا تَتْلُواْ الشَّيَاطِينُ

(Duke shpërfillur librin e Zotit)Ata pasuan atë që e vepronin djajtë

 

 

Alâ mulki  Sulejmân                                                                   عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَان  

në kohën e sundimit të Sulejmanit.

 

    Në kohën e Sulejmanit a.s, shejtanët (djajtë) filluan t'u mësonin njerëzve "magjinë" "sihrin". Madje pretendonin se edhe vetë Sulejmani a.s e praktikonte dhe e përdorte magjinë. Ata padrejtësisht pretenduan se Sulejmani a.s e arriti atë pushtet  dhe atë sundim  e pasuri nëpërmjet magjisë.

 Por Allahu i lartësuar ua hedh poshtë këtë  shpifje kundër  profetit të Tij (si  shumë e shumë shpifje te tjera. Përmend  disa prej tyre nga dhijata e  vjetër .....dhe përmend çfarë thotë Islami për  këtë). Thotë Allahu i lartësuar:

  

Ue mâ kefera Sulejmânu                                                       وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ

Por, (pa dyshim), Sulejmani nuk ishte i pafé (që të mohonte Zotin duke u mësuar njerëzve magjinë).

 

Ue lâkin-nesh-shejâŧîne keferû                                          وَلَـكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ

Të pafé ishin djajt (të cilët mohuan Zotin duke u mësuar njerëzve magjinë dhe duke e praktikuar atë).

    Profeti i  Tij kurrë nuk mund të bëjë dicka  që është kufër (shprehje e mohimit të Zotit). Sulejmani kurrë  nuk e mësoi  magjinë  dhe as e përdori kurrë atë. Por ata që bën kufër (blasfemi, femohim, mohim të Zotit) ishin shejtanët (djajtë). Ishin pikërisht ata që u mësonin njerëzve magjinë dhe i  nxisnin për t'a praktikuar atë. Sepse ata ishin shumë të zellshëm  për t'i çuar njerëzit në humbje. Të  tillë ishin edhe jehudët  që pasuan magjinë  e cila u shfaq nëpërmjet dy engjëjve në Babil në  tokën e Irakut.

 

Jual-limûnen-nâses-siĥra                                                       يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ

Ata, ua mësonin njerëzve magjinë.

 

 

Ue mã unzile alel melekejni                                                   وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ

Bi bâbile  Hârûte ue  Mârût                                                    بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ

(Ata, jehudët, pasuan gjithashtu)Edhe atë (lloj magjie) që u zbriti dy engjëjve,

në Babil, Harutit dhe Marutit (të cilët Zoti i solli në tokë si sprovë për njerëzit).

     Këta dy engjëj u shfaqën si sprovë  për njeriun. Allahu i lartësuar dëshiroi, t'i sprovojë  njerëzit me këta dy engjëj  të cilët njihnin magjinë  dhe mund t'ua mësonin  atë të tjerëve. Por  ata  i lajmëronin njerëzit para prakisht, para se t'ua  mësonin magjinë.  Thotë Allahu i  lartësuar: 

 

Ue   mâ jual-limâni min  eĥadin                                    وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ

E ata të dy askujt nuk i mësonin (magjinë)

 

    Ata askujt nuk ia mësonin magjinë, para se ta paralajmëronin dhe ta këshillonin se kjo është sprovë prej Allahut  të lartësuar.

 

Hat-tâ jeķûlã in-nemâ naĥnu fitnetun felâ tekfur    حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ                    

para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë (nga Zoti), pra mos e moho Zotin (dhe të mësosh magjinë)!

 

     Pra mos u mashtro, mos  e mëso  magjinë, se kjo  është kufër (mohim i Zotit). Pra  fillimisht, ata të dy i ndalonin njerëzit nga  magjia, duke i paralajmëruar se kjo ishte kufër ( konsiderohej si mohim ndaj Allahut)

  Ndërsa përhapja e magjisë nëpërmjet shejtanëve, kjo ishte shakatërrimi vetë. Ata synonin që të  devijonin njerëzit  nga rruga e vërtetë dhe ti  çonin drejt shkatërrimit. Madje ata justifikonin këtë  djallëzi  të  tyre  duke pretenduar  paturpësisht se  edhe Sulejmani a.s  e praktikonte  këtë gjë. Por është  e sigurt   që Allahu i lartësuar  kurrësesi nuk mund ta  lejojë  ndonjë profet të Tij që të bjerë  në grada të tilla të ulta. Edhe dy engjëjt,  nuk ishin gjë tjetër veçse  sporvë  për  njerëzit. Ata i paralajmëronin njerëzit që kurësesi të mos  e mësonin  magjinë që ata të mos kenë asnjë justifikim  para Allahut  të lartësuar.  Kështu pra jehudët filluan të mësojnë  dhe të përvetësojnë  magjinë që e mësonin   prej shejtanëve dhe prej dy melekëve dhe e  hodhën pas  dijen e profetëve, të  dërguarëve të  Allahut.  Ata   i'u dhanë me gjith shpirt  kësaj mënxyre  të mësuar prej shejtanëve. Dhe  dihet  që çdo  kush do t'i përkushtohet asaj  që  i shkon përshtat.  Pastaj Allahu i lartësuar përmend fatkeqësitë dhe dëmet që sjell magjia.

    

Fe jeteal-lemûne minhumâ                                                             فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا   

(Njerëzit), mësonin  prej atyre të dyve atë (magji)

 

 

Mâ jufer-riķûne bihî bejnel  mer'i ue  zeuxhih            مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ

me të cilën ndanin burrin prej gruas së vet.

 

    Dihet që dashuria  mes  bashkshortëve  nuk krahasohet me asnjë dashuri  tjetër ndër-njerëzore. Thotë  i lartësuari  duke krahasuar  këto ndjenja    të  fuqishme e të thella   mes atyre të  dyve: "Dhe (Allahu) vendosi  mes jush  dashuri dhe mëshirë" E megjithatë magjia i humbet këto  ndjenja dhe i zhduk ato. Kjo  tregon se magjia është e  vërtetë,  ndikuese dhe gjurmëlënëse.  Ajo  demton nëse Allahu i  lartësuar lejon një gjë të  tillë. Dhe Allahu i lartësuar nëse lejon diçka kjo nuk do të thotë me domosdo  se Ai ka dashuri për atë gjë dhe e do në vetvete.  Pra   Ai mund të lejojë të  ndodh dicka që nuk e do. Sepse  lejimi i Allahut  të lartësuar është dy llojesh:

1.    Idhnun Kaderij, Lejim sipas  përcaktimit të Allahut. Pra që Allahu i lartësuar e ka dëshiruar  që të ekzistojë me  urtësinë e  tij si sprovë për njerëzit, pavarsisht se ajo mund të jetë  e urrejtur tek Ai sikurse  është edhe lejimi i përmendur në këtë ajet.

2.    Idhun  Sherij. Lejim sipas asaj  që e presupozojnë dispozitat  e  drejta  të  sheriatit të Allahut. Pra   ky lejim  me fjalë të   tjera është më shumë një urdhërim  i dhënë prej Allahut për  diçka. Nëse lejimi i parë mund të jetë ose jo i  urryer tek  Allahu  i   lartësuar, lloji  i dytë  nuk mund të jetë veçse i dashur  për të.   Sepse  Allahu i lartësuar nuk urdhëron me dispozitat e tij  veçse për atë  që  është  e mirë  dhe e dashur  për të.(Një ndryshim tjetër mes  dy llojeve të lejimeve të Zotit është edhe fakti që; Nëse lejimi i  parë duhet  domosdo të  vijë në egzistencë  dhe të  egzekutohet,  sepse vetëm në ketë mënyrë do të shfaqen urtësitë e të Urtit  mes krijesave të Tij duke  i sprovuar ata ; Lloji i dytë i cili përfaqëson urdhrat  dhe ndalesat e Allahut mund të vihet në  jetë ose jo nga të urdhëruarit dhe të  ndaluarit, sepse, këto urdhëra janë vendosur nga i madhëruari si sprovë për krijesat, për të  cilat do  të merren në përgjegjësi.  Sh.p)

 

Ue mâ hum bi dãr-rîne bihî min eĥadin                          وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ

il-lâ  bi idhnil-lâh                                                                                إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ

Por me atë (magji), askujt nuk mund t’i bënin dëm

 

pa lejën e Allahut.

    Në këtë  ajet  dhe në ajete të ngjashme me të gjejmë argument se shkaqet  në këtë gjithësi, sado të forta ta  kenë ndikimin dhe sa  do gjurmëlënëse të jenë, ato gjithësesi  janë të varura nga përcaktimi dhe lejimi i  Krijuesit. Ato kurrësesi  nuk  janë të pavarura   në ndikimin  dhe veprimin e tyre. Ky është një themel shumë  i rëndësishëm rreth të cilit askush prej grupacioneve  nuk ka  kundështuar përveç " kaderijeve" të cilët pretendojnë se veprat   e robërve  janë krejtësisht të pavarura  nga fakti, a i lejon  apo jo i  plotfuqishmi. Ata mendojnë  që Allahu i lartësuar  nuk ka aspak mundësi   që të ndikojë  në veprime të tyre. 

    Por asgjë nuk mund  ti  shpëtojë pushtetit absolut  të  të plotfuqishmit. Ata në këtë mënyrë  kundështuan librin e Allahut, traditën e profetit dhe  mendimin  konsensual të sahabeve  (shokëve të profetit)  dhe  tabijinëve (atyre    që  erdhen pas tyre).  ( fol rreth tre brezave të selefëve te zgjedhur)

Pastaj përmend i madhëruari se dija rreth magjisë nuk ka kurrëfarë dobije:

 

Ue jeteal-lemûne mâ  jeđur-ruhum                                          وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ

ue lâ jenfeuhum                                                                                  وَلاَ يَنفَعُهُمْ

Ata mësonin çka u sillte dëm,

e nuk u sillte asnjë dobi.

 

     Në disa lloj  gjynahesh njeriu mund të gjejë   ndonjë lloj  dobije të kësaj dynjaje. Por Allahu i lartësuar na lajmëron se mësimi i magjisë nuk të sjell asnjë lloj dobije  as në dynja e  as në jetën  tjetër.  Allahu i lartësuar ka thënë  për  alkolin dhe kumarin :

"Thuaj në  to  ka  gjynah të madh   por edhe dobi për njerëzit. Por  gjynahu i tyre është më  i madh  se dobija që sjellin. Bekare.......

Ndërsa magjinë e  ka konsideruar  si një dëmtuese të pastër  pa pikë  dobije në të.  Sepse  asgjë nuk e bën të nevojshme mësimin e saj. Kështu pra janë të   gjitha  gjërat nga të  cilat na ka ndaluar Allahu i lartësuar. Ose janë  absolutisht të dëmshme, ose dobija e tyre është  shumë e pa përfillshme përballë dëmit dhe gjynahit  që sjellin.

Ndërsa urdhëresat e Tij, ose janë  përfundimisht  dhe  absolutisht  të dobishme (pa dëme në to), ose dobija dhe shpërblimi i madh i tyre e bën të pa përfillshme atë pak mundim dhe  dëm që ato  sjellin  në këtë jetë.

 

Ue  laķad alimû le menish-terâhu                                         وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُ

Ata (jehudët) e dinin me siguri të plotë se, ai që (hodhi librin dhe mësimet e Zotit) dhe zgjodhi atë (magjinë),

 

 

Mâ lehû fil âħirati  min ħalâķ                                          مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ

në jetën tjetër (në përjetësi) nuk ka pjesë (në mëshirën e Zotit).

E pra jehudët (si gjithmonë) e ditën shumë mirë se kjo tregëti e çmendur  ku ata synuan të blejnë magjinë   duke pagur si çmim gjënë  me të vyer , do të sillte për ta një përfundim  të dëshpëruar.  Ata nuk do të kenë pjesë në mëshirën  e Allahut. Madje me këtë shkëmbim, me këtë tregëti, ata merituan ndëshkimin e përjetshëm.  Vepra e  tyre e ulët  nuk u krye nga padituria  por u krye duke shprehur  qartësisht dashurinë   e tyre  për  këtë jetë kundrejt jetës  së pa  fund (pranë  Allahut dhe mëshirës së  Tij)

 

Ue le    bi'se   mâ sherau  bihĩ enfusehum                            وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْاْ بِهِ أَنفُسَهُمْ

Leu kânû  jealemûn                                                                   لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ

Sa e poshtër dhe e keqe është ajo për hir të së cilës e shitën veten.

(Mendjelehtët!)Po ta dinin (mënxyrën e përzgjedhjes së tyre, nuk do parapëlqenin magjinë kundrejt shpalljes së Zotit).     

 

    Si  është e  mundur  që nuk e dallojnë, nuk e kuptojnë se çfarë humbën  nga duart, dhe çfarë fituan  prej dëshpërimit të pa fund.

 

Ue leu en-nehum âmenû uet-teķau                                      وَلَوْ أَنَّهُمْ آمَنُواْ واتَّقَوْا

Sikur ata të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (prej mëkateve),

 

Le me thûbetum-min aindil-lâhi ħajjr                                 لَمَثُوبَةٌ مِّنْ عِندِ اللَّه خَيْرٌ

një shpërblim prej Allahut do të ishte shumë më i dobishëm.

 

Leu kânû jealemûn.                                                                    لَّوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ

Po ta dinin (madhështinë e shpërblimit do të besonin dhe do të ruheshin nga të këqiat).

 

Tefsir i Abdurrahman Es-Sa'dij

Përktheu: Uthman Agolli

Burimijetes.com 

11.06.2015

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com