All for Joomla All for Webmasters

KOMENTIMI I SURES EL KEHF (1)

. Posted in Tefsir - Suretu El Kehf.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe vetëm tek Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve dhe punëve tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe ai që është në humbje nuk mund ta udhëzojë kush tjetër veç Allahut të Madhëruar. Dëshmoj se nuk ka tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shokë dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Të gjithë komentatorët e Kuranit kanë rënë dakord se kjo është sure mekijeh. Një grup prej tyre kanë thënë se pjesa e parë e sures ka zbritur në Medine deri tek ajeti i tetë, por më e saktë është fjala e parë.

Mirësitë e kësaj sureje

Enesi ka thënë: “Kush e lexon atë, i jepet atij drita mes qiellit e tokës, e mbrohet me të nga sprovat e varrit.”

Transmetohet se profeti alejhi selam ka thënë: “Kush e lexon suren e as’habëve të kehfit, i falen atij gjynahet deri në xhumanë tjetër dhe tri ditë shtesë, i jepet atij dritë që arrin qiellin dhe mbrohet nga sprova e dexhalit.

Në librin e Muslimit transmetohet se Ebu Dherri ka thënë se ka thënë profeti (alejhi selam): “Kush mëson dhjetë ajetet e para te sures Kehf, mbrohet prej dexhalit.” (e në një transmetim tjetër dhjetë ajetet e fundit.)

Po ashtu është transmetuar se profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush mëson dhjetë ajete të sures Kehf përmendesh, është  i mbrojtur prej sprovës së dexhalit.”

Komentimi i ajetit të parë

"Falënderimi i takon vetëm Allahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie."

Ibn Is’haku ka përmendur se kurejshët dërguan Nadir bin el Harith dhe Ukbeh bin Muejt tek priftërinjtë e çifuteve e ata pyeten për çështjen e Muhamedit me përshkrimin e tyre për të, sepse ata ishin poseduesit e librit të parë e kishin dije që nuk ekzistonte kjo dije tek kurejshët për sa u përket profetëve. Ata erdhën në Medine dhe i pyetën priftërinjtë çifutë për profetin (alejhi selam). Ua sqaruan atyre çështjen e tij dhe ua bënë të qartë atyre disa prej fjalëve të tij. Ata u thanë atyre: “Ju jeni poseduesit e Teuratit e ne kemi ardhur që ju të na njoftoni për shokun tonë.” Priftërinjtë u thane atyre që ta pyesnin atë (profetin alejhi selam) për tri gjëra, e nëse ai do t’ju lajmërojë për këto, vërtet ai është i dërguari i Allahut. E nëse nuk e bën një gjë të tillë, ai është shpifës.” U thanë atyre që ta pyesnin atë për djemtë e rinj që ikën në një kohë të hershme, se cila ishte çështja e tyre, sepse për to ka fjalë të çuditshme. Ta pyesnin  atë edhe për një burrë që i ra tokës rreth e rrotull, qe nga lindja e deri në perëndim, se cilat ishin rrëfimet e tij. E pyeteni atë gjithashtu edhe për shpirtin. E nëse ai u lajmëron juve për këto gjëra, pasojeni ju atë se ai vërtet është profet. U kthyen të dy në Mekë dhe u thanë kurejshëve: “O kurejsh! Ne kemi ardhur tek ju me një ndarje mes jush dhe Muhamedit. Priftërinjtë çifut na thanë që ta pyesim atë për tre gjera që ata na i treguan. E nëse ai u përgjigjet, ai është profet e në të kundërt është trillues.”

Ata erdhën tek profeti alejhi selam dhe i thane: “Ö Muhamed na njofto neve për djemtë që qenë larguar në kohën e hershme e për ata ka një tregim te çuditshëm. Po ashtu na trego edhe për një burrë që i ra tokës rreth e rrotull që nga lindja deri në perëndim. E na trego se ç’është shpirti?” Profeti (alejhi selam) u tha atyre se për këtë gjë do t’ju tregonte nesër e nuk tha nëse do Allahu. Ata u larguan prej tij. Qëndroi profeti (alejhi selam) pesëmbëdhjetë net e Allahu nuk po i zbriste atij shpalljen për këtë dhe as Xhibrili nuk po i vinte, derisa mekasit thanë: “Na tha profeti se nesër do të na njoftojë e kaluan pesëmbëdhjetë net e ai nuk po na lajmëron për atë që e pyetëm.” Kjo gjë e mërziti profetin (alejhi selam) e iu bë e vështirë ajo që po thoshin mekasit. Pastaj erdhi Xhibrili i dërguar nga Allahu me suren e banorëve të Kehfit. Ai u lajmërua me këtë sure për çështjen e djelmoshave, për burrin qe i ra rreth e qark tokës dhe po ashtu edhe për shpirtin.

I kanë thënë Ibn Is’hakut se profeti (alejhi selam) ka thënë: “U ndalove prej meje o Xhibril, derisa unë mendova keq. I tha Xhibrili: “Ne (engjejt thote Xhibrili) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd...” Merjem, 64.

E hapi Allahu këtë sure me falënderimin e Tij e më pas përmendi vërtetësinë e profetësisë së profetit të Tij, atëherë kur ata e mohuan diçka të tillë. Me këtë ajet vërteton se ai ishte profet. Kjo si përgjigje për atë që ata pyeten në lidhje me këtë.

Allahu thotë në këtë ajet: “...E ne te nuk lejoi ndonjë kundërthënie.”

Ne ajetin e dytë Allahu thotë: “Te saktë për tu tërhequr vërejtjen ndaj një dënimi të rëndë prej Tij (D.m.th. ndëshkim i ashpër në dynja dhe pastaj në ahiret prej Allahut që ty të zgjodhi profet) E për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.”

Ajeti i tretë: “Duke qëndruar në të përgjithmonë. (d.m.th. vendqëndrim i përhershëm për besimtarët e në të ata nuk do të vdesin kurrë. Allahu i thotë profetit (alejhi selam) se ata besuan atë që solle ti dhe bënë ato vepra që ua tregove ti.)

Ajeti i katërt: “Për t’u tërhequr vërejtjen atyre që thanë se Allahu ka fëmijë.” (Këtu është fjala për kurejshët që thanë se engjëjt janë bijat e Zotit)

Ajeti i pestë: “Dhe për atë (fëmijë) as ata e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del prej gojëve të tyre e ata nuk thanë tjetër vetëm se gënjeshtra.”(Pra për thënien e tyre se Allahu ka fëmijë nuk kishin as dije dhe as argument vetëm se po thoshin gënjeshtra.)

Ajeti i gjashtë: “A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi.”(Ajeti përmban qortim ndaj profetit (alejhi selam) për atë që ai mërzitej, sepse i kishte ikur ajo që shpresonte prej tyre. Fjala sipas Ibn Hishamit do të thotë –po e shkatërron veten tënde.)

Ajeti i shtatë: “Gjithçka që është mbi tokë Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata se cili prej tyre është me vepërmirë.” (Pra se cili prej tyre e ndoqi rrugën e Allahut dhe bëri vepra që përkisnin me bindjen ndaj Tij.)

Ajeti i tetë: “Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të truall pa bimë.” (E tokën Allahu do ta bëjë të shkretë e se kthimi i njerëzve patjetër që është tek Allahu. Prandaj ti o profet as mos u brengos, as mos u pezmato për atë që po sheh e po dëgjon. Fjala sipas Ibn Hishamit do të thotë sipërfaqe e tokës. Porse kjo fjalë vjen edhe me kuptimin rrugë. Ibn Is’haku thotë se tregimi i historisë së djemve që u pyet profeti (alejhi selam) vjen në ajetin e mëposhtëm.)

Ajeti i nëntë: “A mos mendove ti se ata që ishin vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme.” (Pra thotë Allahu se ka argumente më të çuditshme tek robërit e Mi dhe akoma më të mëdha se kjo.)

Për sa i përket ajetit të parë, në të nuk ka asnjë fjalë që thuhet para ndonjë tjetre. Kështu që kuptimi i këtij ajeti është: “Falënderimet janë për Allahun që e zbriti librin mbi robin e Tij e që është pa kundërthënie e pa përplasje dhe prishje. Gjithashtu, kjo do të thotë se ky libër është vërtetues i librave te mëparshëm. Fjala do të thotë mangësi, siç përmendet në suren Nisa, 82.

A nuk e përfillin ata Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut do të gjenin në të shumë kundërthënie.” Ndërsa Ibn Abasi thotë se kuptimi i kësaj fjale është se ky libër nuk është i krijuar. Allahu thotë: “Duke qenë Kuran arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.” Zumer, 28.

Ndërsa në ajetin e dytë është fjala për çifutet që thanë se Uzejri është biri i Zotit dhe për kurejshët që thanë se engjëjt janë bijat e Zotit. Tërheqja e vërejtjes në fillim të sures është e përgjithshme e është e posaçme vetëm për ata që thonë se Allahu ka fëmijë. Për këtë fjalë që thanë ata, as ata vete e as baballarët e tyre nuk kishin ndonjë dije. Kjo fjalë që thanë ata ishte tepër e rënde dhe e madhe. Tek ajeti i shtatë ka dy çështje:

1. Fjala d.m.th. janë prijësit dhe udhëheqësit, ndërsa Ibn Abasi ka thënë se dijetarët janë zbukurimi i tokës. Kjo fjalë është e përgjithshme për të gjitha zbukurimet. Këtu i thuhet profetit (alejhi selam) që të mos shikojë nga dynjaja, sepse ajo është vetëm një sprovë.

2. Ky ajet përkon me fjalën e profetit (alejhi selam): “Gjëja që kam më tepër frikë për ju është ajo që do të nxjerrë Allahu për ju prej të mbjellave. E pyeten se ç’íshin këto gjëra që do të nxjerrë Allahu e ai tha se është bereqeti i tokës.” Kjo do të thotë se dynjaja me pamjen e saj është mahnitëse e Allahu do t’i sprovoje robërit e Tij me këtë, për të parë se cili prej tyre është më vepërmirë. Umeri ka bëre këtë dua: “O Allah, nuk kemi mundësi tjetër vetëm se të kënaqemi me atë që e zbukurove për ne. O Allah, unë të lutem Ty të na ndihmosh për të shpenzuar ne të drejtën e saj.” Profeti (alejhi selam) ka thënë: “E kush e merr atë (pasurinë)me të mirë, i jepet atij bereqet e kush e merr ndryshe është si ai që ha e nuk ngopet.” Ibn Atijeh thotë se babai i tij për fjalën “më vepërmirë” thoshte se puna më e mirë është marrja me të drejtë, shpenzim aty ku duhet me besim, kryerja e farzeve, largimi nga gjynahet dhe shtimi i veprave të pëlqyeshme. Ndërsa për këtë fjalë Sufjan Theurij ka thënë: “Më vepërmirë është ai që është më zahid në dynja. Zuhdi është lënia e tërë dynjasë edhe nëse do ta lërë apo e urren këtë.” Disa të tjerë kanë thënë se zahidi nuk është zahid, derisa lënia e dynjasë të jetë më e dashur për të sesa marrja prej saj.

Përfitime prej këtyre ajeteve

1. Është detyrë falënderimi (hamdi) për Allahun për mirësitë e Tij të mëdha ndaj nesh.

2. Kurani ka një vlerë dhe rëndësi tepër të madhe dhe në të ka përgëzim për besimtarët dhe qortim për kafirat.

3. Thënia se Allahu ka fëmijë është një gjynah tepër i madh.

4. Është e ndaluar vetëvrasja për shkak të mërzitjes apo frikës.

 

Allahu e këshillon profetin e Tij alejhi selam që të mos e zmadhoje shumë çështjen e banorëve të shpellës, sepse ka argumente të tjera që janë akoma më madhështore siç është krijimi i qiejve dhe i tokës, israja dhe miraxhi etj.

Dijetarët për fjalën “errakijm” kanë patur mendime të ndryshme.

Ibn Abasi ka thënë se i di të gjitha kuptimet e Kuranit, përveç katër fjalëve; e njëra prej këtyre është edhe kjo fjalë. Njëherë është pyetur për këtë fjalë e ka thënë: “Mendoi Kabi se është fshati prej ku dolën djelmoshat.”

E disa të tjerë kanë thënë se është një libër në një pllakë bronzi. Ibn Abasi përsëri thotë se kjo është një pllake prej plumbi, ku qafirët prej të cilëve ikën djelmoshat, shkruan tregimin e tyre dhe e bëne histori të tyre, duke përmendur kohën kur ata u zhdukën dhe sa persona kanë qenë. Fjala e Ibn Abasit nuk ka përplasje, sepse ai fjalën e parë e kishte dëgjuar prej Kabit e fjalën e dytë mund ta ketë mësuar më pas.

Said bin Xhubejr transmeton: “Përmendi Ibn Abasi sahabët e kehfit dhe tha: ‘Djelmoshat u zhduken, i kërkuan ata familjet e tyre, por nuk i gjeten. E ngritën çështjen tek mbreti e ai qe të jetë për ta një lajm, solli një pllakë plumbi dhe shkroi në të emrat e tyre. Pastaj këtë pllakë e vendosi tek kasaforta e tij. Kjo pllakë është rekijmi’.”

Sipas Tefsirit të Imam Kurtubi

Burimijetes.com

04.01.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com