All for Joomla All for Webmasters

KOMENTIMI I SURES EL KEHF (3)

. Posted in Tefsir - Suretu El Kehf.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe vetëm tek Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve dhe punëve tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe ai që është në humbje nuk mund ta udhëzojë kush tjetër veç Allahut të Madhëruar. Dëshmoj se nuk ka tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shokë dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Ajeti i njëmbëdhjetë: “Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre në shpellë për disa vite me radhë.” Allahu i vuri ata në gjumë. E kjo ishte prej gjuhës së pastër arabe që vet arabët nuk mund të sillnin diçka të tillë. Meqenëse ai që fle dëgjon, Allahu ua ndaloi atyre dëgjimin.

Ibn Abasi thotë se Allahu ua mbylli atyre veshët që të mos depërtonin zërat. Përmenden veshët në këtë ajet, sepse vetëm prej tyre mund që të të prishet gjumi. Edhe profeti (alejhi selam) e përmend këtë gjë në hadithin e një burri që nuk u fal fare natën, derisa u gdhi në mëngjes: “Ai është një burrë që në veshin e tij urinoi shejtani.”

Pastaj Allahu na e qartëson kohën e ndenjes së tyre në shpellë në ajetin 25 të kësaj sureje.

Ajeti i dymbëdhjetë: “Pastaj ata i zgjuam për të parë se cili prej dy grupeve është më i saktë ne njësimin e kohës sa gjatë qëndruan.” Pastaj Allahu i ngjalli ata prej gjumit të tyre që djemtë ta dinin, sepse mendonin se kishin jetuar pak dhe po ashtu ta dinin edhe banoret e qytetit ku u dërguan këta djem, ndërkohë që ata e kishin historinë e djemve.

Ajeti i trembëdhjetë: “Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. (Allahu ua bën të qartë se vetëm Ai e di saktësisht çështjen e tyre.) Ata ishin disa djem që kishin besuar Zotin e tyre (pa ndërmjetësues) e Ne atyre edhe me tepër ua shtuam bindjen. (Ua lehtësuam atyre punën e mirë dhe zuhdin për dynjanë. E kjo padyshim që është shtesë në besim.)

Sadi ka thënë: “U shtua atyre besimi me qenin e bariut kur ata e përzunë dhe e goditën atë për shkak të frikës se mos lehte e t’i diktonin. Qeni i ngriti këmbët e para drejt qiellit duke iu lutur Allahut dhe iu dha atij mundësia për të folur. Qeni tha: “Përse më përzutë, me goditet me gurë e përse më rrahet? Pasha Allahun unë e kam njohur Atë para 40 vjetësh.” Allahu me këtë ua shtoi atyre udhëzimin.

Ajeti i katërmbëdhjetë: “Dhe i forcuam zemrat e tyre (U dha Allahu atyre në zemër fuqi e durim, derisa thanë në mesin e qafirëve)saqë kur u ngritën thanë: ‘Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës. Nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore.

Tek fjala e Allahut: “...u ngritën e thanë...” ka dy çështje:

1. Kjo ka tre kuptime. Një përshkrim i tillë bëhet kur ata ishin para mbretit qafir. Një qëndrim i tillë ka nevojë për qëndrueshmëri për shkak se ata e kundërshtuan fenë e tyre. Ata ikën prej shtresës së lartë të qytetit, dolën dhe u mblodhën ne një vend pas qytetit. Më i madhi prej tyre tha se po ndjente se Zoti i tij ishte Zoti i qiejve dhe tokës. Një gjë të tillë pohuan edhe të tjerët. Ndaj të tre u ngritën dhe thanë se Zoti i tyre ishte Zoti i qiejve dhe i tokës, e nëse do të lutnin dikë tjetër në vend te Tij, ata do të ishin të padrejtë. Ata u bënë gati për t’u larguar prej njerëzve.

2. Sufistët kanë thënë se ata u ngritën duke e thënë këtë fjalë, por ata u drejtuan tek Allahu e ishin të frikësuar prej armiqve të tyre. Ndërsa sot ata fillojnë me gjuajtjen e tokës me këmbë, me kërcim, me dajre, e për këtë gjë dijetaret kane thënë se është haram.

Ajeti i pesëmbëdhjetë: “Populli ynë ka besuar zota të tjerë, përveç Atij (këto fjalë ata po ia thoshin njeri-tjetrit për njerëzit e kohës së tyre) Përse nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata (E sikur të sillnin një argument të qartë për adhurimin e tyre që po u bënin idhujve, e meqë për këtë s’kanë argument, s’duhet qe t’u drejtohesh me lutje atyre. A ka më mizor se ai qe shpif gënjeshtër ndaj Allahut?!

Ajeti i gjashtëmbëdhjetë: “Derisa jeni izoluar prej tyre (Thuhet se kjo është fjala e Allahut për ta, por thuhet se mund të jetë edhe fjala e të parit të tyre. Prandaj ata u veçuan prej tyre) dhe prej asaj që adhurojnë ata përveç Allahut” Pra ju o djem nuk keni për të lënë adhurimin e Allahut.

Ibn Atijeh thotë se ata prej të cilëve ikën djemtë nuk e njihnin Allahun e s’kishin dije për Të, por mendonin se vetëm idhujt duheshin adhuruar. E nëse do te themi se ata e njihnin Allahun sikur e njihnin arabët, por bënin shirk me zotat e tyre ne adhurim do të kishim përjashtim të lidhur, sepse fjala veçim është rënia ne çdo gjë që adhurojnë qafirët, përveç Allahut. Një dijetar tjetër ka përmendur se djemtë ishin në një popull ku adhuroheshin idhujt dhe Allahu. Ata hoqën dorë nga adhurimi i putave e adhuronin vetëm Allahun. Ky ajet përmban edhe fjalët që thoshin ata për njeri-tjetrin: “Nëse ndahemi prej qafirëve e veçohemi në adhurim të Allahut, duke gjetur një shpellë si strehim, ai do të lëshojë mbi ne Mëshirë e do ta shpërndajë tek ne. E tërë kjo ishte dua për dynjanë.

 

Përfitimet e ajeteve

1. Pohim i shtimit dhe pakësimit te besimit.

2. Mirësia e qëndrueshmërisë në të drejtën edhe nëse të sjell ndonjë dëmtim.

3. Pohim i teuhidit, që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, në gjuhën e banorëve të Kehfit.

4. Kotësia e adhurimeve për dikë tjetër përveç Allahut për shkak të mospasjes të një argumenti as fetar e as logjik.

5. Pohim i obligimit te hixhretit.

6. Mirësia e mbështetjes tek Allahu dhe e kërkimit të mbrojtjes prej Tij.

 

Sipas tefsirit te Imam Kurtubi

Burimijetes.com

13.01.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com