All for Joomla All for Webmasters

KOMENTIMI I SURES EL KEHF (4)

. Posted in Tefsir - Suretu El Kehf.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ajeti i shtatëmbëdhjetë: “Dhe ti e shihje diellin kur lindte, bartej prej shpellës së tyre nga ana  e djathtë e kur perëndonte largohej prej tyre nga ana e majtë.” Sipas shumicës së dijetarëve kjo do të thotë se në perëndim Dielli i linte ata. Ibn Abasi thotë se kur lindte Dielli, ai anonte nga e djathta e shpellës e kur perëndonte kalonte nga ata në të majte të saj. Kështu ata nuk goditeshin prej dritës se Diellit as kur lindte e as kur perëndonte. Për këtë vepër të Diellit kanë thënë se ishte ky një argument prej Zotit. Kjo bëhej që ata të mos mundoheshin as prej te nxehtët e as prej të ftohtit dhe të mos u ndryshonte ngjyra e trupave të tyre. Kjo do të thotë se ata ishin lirshëm në këtë shpellë. Ky ishte një prej argumenteve të Allahut. Kjo pra ishte një butësi prej Allahut për të. Komentatorët e Kuranit kanë thënë se djemtë flinin në shpellë, por sytë i kishin të hapur e kush i shikonte ata mendonte se ishin zgjuar. Ky është edhe kuptimi i fillimit te ajetit tetëmbëdhjetë. Pastaj Allahu në vijim të këtij ajeti thotë: “E Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin.

Ibn Abasi thotë se Allahu i rrotullonte ata që të mos i hante toka eshtrat e tyre. Ndërsa Ebu Hurejre thotë se ata i rrotullonte Allahu dy herë në vit, ndërsa Muxhahidi thotë se një herë në shtatë vjet. Ky rrotullim i tyre ishte vepër e Allahut, por mund të ketë qenë vepra e mbretit me urdhër të Allahut. Tek fjala e Allahut: “Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes.” Në këtë fjalë të Allahut ka katër ceshjte:

1. Të gjithë komentatorët e Kuranit kanë thënë se ai ishte një qen i vërtetë gjuetie. Per ngjyrën e tij ka patur mendime të ndryshme, po ashtu edhe për emrin e tij. Aliu ka thënë se qeni quhej Rajan. Ibn Abasi thotë se ata u larguan natën dhe ishin shtatë vetë. Kaluan pranë një bariu që kishte qen dhe ai i pasoi ata në fenë  e tyre. Kabi  thotë se qeni u lehu atyre dhe ata e përzune atë. Nje gjë e tille u përsërit disa herë, derisa u ngrit qeni dhe filloi që të bënte dua dhe u tha që të mos kishin frikë se ai i donte të dashurit e Allahut, ata të flinin e ai do t’i ruante.

2. Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush mban një qen tjetër përveç atij që është për gjueti apo për të ruajtur bagëtinë, i pakësohen atij dy kirate prej sevapeve.” Hadithi është i saktë. Kjo gjë iu tha Ibn Umerit prej Ebu Hurejres dhe Ibn Umeri i tha atij: “Allahu të mëshiroftë, o Ebu Hurejre! Ai kishte edhe të mbjellat. Ka treguar suneti i vërtetë për mbajtjen e qenit të gjuetisë, bujqësisë dhe për kafshë, e sevapi pakësohet për gjëra të tjera, si p.sh: nëse ata me lehjet e tyre i shqetësojne myslimanet ose ndalojnë hyrjen e engjëjve në shtëpi, apo për pisllëqet e tyre. Në një hadith përmendet se pakësohet çdo ditë një kirat prej sevapeve. Kjo mbase në vartësi të së keqes që vjen prej tyre. Ndërsa për kafshët e tjera si kali, macja, etj., nuk pakësohen sevapet.

3. Tek imam Maliku qeni i bagëtive është i lejuar. Nuk futet këtu qeni që mbahet për të ruajtur shtëpinë. Qeni i të mbjellave është ai qen që i ruan të mbjellat prej kafshëve ditën apo natën e jo ai që ruan hajdutët. Dijetarë të tjerë përveç imam Malikut e kanë lejuar mbajtjen e qenve për t’u ruajtur prej hajdutëve.

Imam Kurtubiu thotë: “Meqenëse edhe qeni e paska arritur këtë gradë të lartë siç është shoqërimi me njerëz të mirë, duke qenë se për një gjë të tillë na ka lajmëruar Allahu, vallë si është puna e besimtareve monoteist që bashkohen dhe i duan njerëzit e mire?! Transmetohet se Enesi ka thënë: “Pasi pranuam Islamin nuk jemi gëzuar me diçka sa u gëzuam kur dëgjuam fjalën e profetit alejhi selam: “Ti je me atë që do.” Enesi thotë se ai e do Allahun, profetin alejhi sealm, Ebu Bekrin, Umerin dhe shpreson që të jetë me ta edhe pse nuk i bën veprat që kanë bëre ata. Kjo gjë pas së cilës u kap Enesi është për çdo musliman. Prandaj ne lakmojmë një gjë të tillë edhe pse jemi të mangët, shpresojmë mëshirën e Mëshiruesit edhe pse nuk e meritojmë. Pra ishte një qen që e donte një popull dhe Allahu e përmend këtë qen bashke me këtë popull. Po si është puna me besimtaret që i kanë rrënjët e besimit, fjalën e Islamit dhe kanë dashuri për profetin alejhi selam?! Qeni flinte në hyrje të shpellës dhe rrinte me sy hapur. Thotë më pas Allahu: “E sikur të kishe hasur në to, do të ishe kthyer duke ikur e do të ishe mbushur me frikë prej tyre.” Ata u strehuan në një vend të frikshëm që njerëzit të mos u afroheshin atyre.

Përfitime të ajeteve

1. Tregon Allahu se Ai është i butë me miqtë e Tij dhe i ndihmon kur ata bëjnë emigrim për hir të Tij.

2. Pohohet se udhëzimi është në dorë të Allahut. I udhëzuar është ai që e ka udhëzuar Allahu e i humbur është ai që e ka lënë Allahu në humbje. Kjo na shtyn neve që udhëzimin ta kërkojmë vetëm prej Allahut e të kërkojmë prej Allahut që të na ruaj nga humbja.

 

Sipas tefsirit te Imam Kurtubi

Burimijetes.com

02.02.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com