All for Joomla All for Webmasters

KOMENTIMI I SURES EL KEHF (6)

. Posted in Tefsir - Suretu El Kehf.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ajeti i njëzetë e dy: “Ata (poseduesit e Teuratit dhe bashkëkohësit e profetit alejhi selam) do të thonë: ‘Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre’ Dhe thonë: ‘Ishin pesë e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre.” Ata ranë në kontradiktë përsa i përket numrit të banorëve të kehfit. Thuhet se një grup të krishterësh erdhën tek profeti (alejhi selam) e ra fjala për banorët e kehfit. Jakubijët thanë se ata ishin tre e i katërti ishte qeni, ndërsa nesturët thanë se ata ishin pesë e qeni ishte i gjashti. Ndërsa muslimanët thanë se ata ishin shtatë e i teti ishte qeni i tyre. Po ashtu thuhet se ata ishin lajme të çifutëve për pyetjet që u bënë atyre politeistët. Meuridiju ka përmendur se Ibn Xhurejxh dhe Ibn Is’haku kanë thënë se ata kanë qenë tetë. Kanë thënë se i teti i tyre ishte pronari i qenit. “Thuaj! Zoti im e di më së miri numrin e tyre, e përveç një pakice nuk di kush tjetër për ta. Urdhëroi Allahu profetin alejhi selam që çështja e numrit të tyre t’i kthehet Atij. Pastaj thotë se ka prej njerëzve që e dinë këtë gjë, por ata janë pak. Ibn Abasi thotë se ai është prej këtyre të paktëve që e dinë një gjë të tillë. Ai thotë se ata ishin shtatë  e i teti ishte qeni i tyre, pastaj i përmendi të tërë me emrat e tyre. “E ti mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi dhe për ta mos pyet askënd.” Pra Allahu i thotë profetit alejhi selam që të mos polemizojë me dikë për çështjen e banorëve të kehfit, përveç me atë gjë që të shpallet. Këtu ka argument se Allahu numrin e tyre, nuk ia ka qartësuar askujt. Po ashtu transmetohet se profeti alejhi selam i pyeti të krishterët e Nexhranit për ta e u ndalua për diçka të tillë. Kjo gjë është një argument për ndalimin e pyetjes së poseduesve të librave të mëparshëm për gjëra fetare.

Ajeti i njëzetë e tre: “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: ‘Unë do ta bëj këtë nesër’.” Këtu ka dy çështje:

1. Dijetaret kanë thënë se Allahu me këtë ajet qorton profetin alejhi selam për atë që kur u pyet për tre gjërat tha se nesër do t’u jepte përgjigje pa thënë inshallah (nëse do Allahu). Prandaj atij nuk i erdhi shpallja për pesëmbëdhjetë ditë, derisa u zu tepër ngushtë e pastaj i zbriti atij kjo sure. E me këtë ajet urdhërohet që për asnjë çështje të mos thotë që nesër do të bëj kështu e ashtu, vetëm nëse këtë e lidh me dëshirën e Allahut, sepse nëse thotë se nesër do ta bëj dhe nuk e bën, del gënjeshtar.

2. Njerëzit kane folur për sa i përket fjalës ‘po deshi Allahu’, kur betohesh. Porse ky ajet nuk është për betimin. Kjo do të thotë nëse do Allahu. Këtu ka një çështje. Allahu thotë: “E kur të harrosh përmende Zotin tënd.” E kjo çështje është përmendja pas harresës. Kane pasur divergjenca për sa i përket përmendjes që është detyrë. Thuhet se është fjala e Allahut                                           : “Thuaj! Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij.” Muhamed el Kufij ka thënë se dhikri është me fjalët që është urdhëruar t’i thotë çdokush që nuk thotë nëse do Allahu. E kjo është shlyerje nëse harron të thuash nëse do Allahu. Ndërsa shumica thotë se është duaja për të cilën është urdhëruar. Allahu kështu i është drejtuar të gjithë umetit, sepse një diçka e tillë vërehet shpesh.

Ajeti i njëzetë e pestë: “Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nënte vjet.” Ky është njoftimi i Allahut për kohën e qëndrimit të tyre në shpellë. Taberiu ka thënë: “Ranë në divergjenca bëni israilët për sa i përket periudhës së ndenjes së tyre në shpellë. Disa prej tyre thanë se ata ndenjën treqind e nënte vjet. Allahu e njoftoi profetin alejhi selam se ata gjatë kësaj kohe ishin në gjumë. E për sa i përket kohës tjetër pas kësaj është e paditur për njerëzit. Allahu urdhëron në ajetin e njëzetë e gjashtë që kjo çështje të kthehet tek Ai. I urdhëron ata Allahu që të shtojnë edhe nëntë, e kuptohet që është fjala për nënte vite. Kjo gjë ndodhi pas Isait alejhi selam, ndërkohë që kishin mbetur edhe pak dishepuj të tij. Kanë diskutuar për kuptimin e ndenjes së tyre  dhe kanë thënë se ata ndenjën 300 vjet diellor.

Ajeti i njëzetë e gjashtë: “Thuaj! Allahu e di më së miri se sa kanë ndenjur.” Thuaj se Allahu e di më së miri se sa jetuan ata. D.m.th. prej vdekjes së tyre derisa zbriti Kurani. Allahu thotë se një gjë të tillë nuk e di tjetër kush përveç Tij. “Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë është të parët e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij?!” Katadja ka thënë se asnjë nuk ka as shikim, as dëgjim më të mire se sa Allahu. “Përveç Tij për ta (për banoret e kehfit) nuk ka ndihmëtarë (që të kujdeset për ta.)” Fjala mund të jetë edhe për politeistët e kohës së profetit alejhi selam. Kjo me kuptimin që s’ka për ata që kundërshtojnë periudhën e ndenjes së tyre ndonjë përkrahës tjeter, përveç Allahut, e që të marrë përsipër çështjen e tyre  e si ata mund të jenë më të ditur se Ai?! “Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush.” Këtu ka një ceshtje: Ka pasur mendime të ndryshme përsa u përket banorëve të shpellës, a vdiqën e u kalben apo ato janë në gjumë e trupat e tyre janë të ruajtur? Transmetohet se Ibn Abasi kaloi njëherë me shokët e tij kur ishte në një udhëtim dhe pranë shpellës. Shkuan tek shpella, gjeten një kockë dhe thanë se ajo ishte kocka e banorëve të kehfit. Ibn Abasi tha se ai popull kishte kohë që ishte asgjësuar. I dëgjoi një prift fjalët e tij dhe tha: “S’ma merrte mendja që një djale arab ta dijë këtë.” Pastaj ata i treguan se ai ishte djali i xhaxhait të profetit alejhi selam.

Është shkruar në Teurat dhe në Inxhil se Isai është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Ai do të kryeje haxhin dhe umren e dishepuj të tij Allahu do t’i bëjë banorët e kehfit. Ata as nuk kanë bëre haxh e as nuk kanë vdekur, por do të vdesin para Kiametit.

Përfitimet e ajeteve

1. Poseduesit e librave të mëparshëm kanë pasur divergjenca për ngjarjet historike.

2. Qartësim i numrit të banorëve të shpellës; ata ishin shtatë e i teti i tyre ishte qeni i tyre.

3. Prej edukatës së robit me Allahun është që të mos thotë se nesër do ta bëje këtë pune, pa thëne nëse do Allahu.

4. Ai që harron të thotë këtë fjalë, është mirë që ta thotë kur të kujtohet.

5. Pohim i periudhës së qëndrimit të djemve në shpellë; ata qëndruan në të 309 vjet sipas kalendarit hënor ose 300 vjet sipas atij diellor.

 

Sipas tefsirit te Imam Kurtubi

Burimijetes.com

14.02.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com