All for Joomla All for Webmasters

Përse vallë e studiojmë suren Kehf?

. Posted in Tefsir - Suretu El Kehf.

Pin It

 

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi më të mirin e Profetëve Muhamedin, familjen e tij, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër agjërues, takohemi së bashku në këtë ditë të begatë, në këtë muaj plotë mirësi dhe e lus Allahun që të më japë mua dhe juve sukses, në ato që themi dhe ato që punojmë.

Vëllezër të nderuar! Shpesh herë në mendje na vjen një mendim, për aq kohë sa jetojmë e lexojmë Kuranin Famëlartë. Përse pikërisht kemi zgjedhur suren Kehf?

Thotë Ebu Seid El-Hudrij (radijallahuanhu) se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu 3407) Këtë hadith Shejh Albani e ka konsideruar të saktë.

Po ashtu përcillet se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”. (Transmeton Hakimi 2/399 dhe Bejhekiu 3/249)

 Transmetohet se profeti alejhi selam ka thënë:Kush e lexon suren e as’habëve të kehfit, i falen atij gjynahet deri në xhumanë tjetër dhe tri ditë shtesë, i jepet atij dritë që arrin qiellin dhe mbrohet nga sprova e dexhalit.

Në librin e Muslimit transmetohet se Ebu Dherri ka thënë se ka thënë profeti (alejhi selam): “Kush mëson dhjetë ajetet e para te sures Kehf, mbrohet prej dexhalit.” (e në një transmetim tjetër dhjetë ajetet e fundit.)

Vërtet o vëllezër kjo është një sure shumë e çuditshme! Është e vërtetë që ne e lexojmë atë çdo të premte, madje edhe në ditë të tjera, por pyetja del se vallë a meditojmë dhe përpiqemi të kuptojmë kuptimet e kësaj sureje?

Në situatat që jeton sot umeti islam, në realitetin e furtunave të problemeve dhe sprovave të cilat rrethojnë umetin dhe e përplasin atë sa majtas djathtas , patjetër që ka nevojë për strehim në librin e Allahut {ففروا إلى الله}“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut”. Dhe prej shkuarjes drejtë Allahut është të shkosh e stresohesh ke libri i Allahut dhe fjala e Tij. “Kam lënë ndër ju diçka që nëse kapeni prej saj nuk do të humbni pas meje kurrë, librin e Allahun dhe sunetin tim”. Kështu ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem. “U kam lënë në rrugë të qartë, nata e së cilës është njësoj si dita, ku nuk devijon prej saj veçse i humburi”. Profeti salallahu alejhi ue selem na ka lënë librin e Allahut, na ka lënë ndriçues, kështuqë kur të jetojmë me Kuranin, padyshim që ai është shpëtim, kështu që edhe kjo sure përmban kuptim dhe udhëzim të habitshëm.

Cili është udhëzimi i saj në kohë fitnesh?

Nëse pyes çdo njërin prej jush, se përse vallë është quajtur kjo sure me emrin Kehf, jamë i sigurt se do të më thoni: sepse Allahu ka thënë në të {فأووا إلى الكهف}“gjeni strehë në shpellë”. Pra në të është përmendur Shpella në historinë e djelmoshave. Por ajo ka edhe një udhëzim tjetër, ajo e gjitha është si një shpellë ku mund të strehohesh, si ka mundësi kjo?

Djelmoshat besimtarë, kur populli i tyre filloi ti bënin presion dhe ti dhunonin

 {إنهم إن يظهروا عليكم يرجموكم أو يعيدوكم في ملتهم ولن تفلحوا إذاً أبداً}mendonin që të arratiseshin, të fshiheshin, por ku ta bënin këtë vallë? Ata zgjodhën shpellën. Zgjodhën shpellën sepse ajo ishte strehë shpëtimi sikur edhe në histori.

Kështu që mund të themi se në këtë sure janë paraqitur të gjitha llojet e sprovave!

Është prezantuar sprova në aspektin fetar sikurse djelmoshat e shpellës.

Është prezantuar sprova e pasurisë sikurse në historinë e pronarëve të kopshteve.

Është prezantuar sprova e dijes sikur në historinë e Musait me Hidrin.

Sikurse është prezantuar sprova e sundimit, si në historinë e Dhulkarnejnit.

Në të janë prezantuar edhe sprova të tjera, por bashkë me to është përmendur edhe mënyra se si duhet të dilet prej tyre.

Kështu që ajo vërtet është një shpellë dhe strehë për çdo sprovë, duke mos e kufizuar vetëm me historinë e djelmoshave të shpellës, përkundrazi ajo është strehë për çdo sprovë sikurse e pohuam edhe më lartë.

Dikush me të drejtë mund edhe të thotë: po cili është argument më i qartë rreth kësaj që po thoni.

Argument për jërë është se Profeti salallahu alejhi ue selem ka sqaruar në hadith të saktë: “Kush takon Dexhalin le të lexojë fillimin e sures Kehf”, ose: “dhjetë ajetet e para të sures Kehf”. Sepse Allahu kështu do ta mbrojë nga Dexhali.

Në ajetet e para të sures Kehf nuk përmendet historia e shpellës, e megjithatë ajo sërishttë mbron nga Dexhali, pra sikurse djelmoshat u stresuan në shpellë të ruanin besimin dhe kështu shpëtuan, të njëjtën gjë bën edhe leximi i fillimit të sures Kehf, të mbrojnë nga Dexhali, e në një transmetim tjetër ajetet e fundit të saj.

Pra sikur fillimi i kësaj sureje dhe fundi i saj –edhe pse mendimi më i drejtë është se fillimi i sures-, janë një shpellë dhe vend strehimi. Edhe në historinë e dy bujqëve, më historinë e Musës me Hidrin madje dhe në atë të Dhulkarnejnit dhe gjykimin e tij me ligjin e Allahut ka strehim dhe shpetim.

Atëherë ku është vend strehimi?

A nuk vendosin të gjitha shtetet vendstrehime kur janë në gjendje lufte, kështu edhe surja Kehf në kohë fitnesh është shpellë dhe vend strehim nga të gjitha këto sprova.

Në momentin që ne do ta lexojmë suren Kehf me këtë këndvështrim dhe duke medituar, patjetër që ne do të jetojmë me të, ajet më ajet, e kështu do të kuptojmë sit ë shpëtojmë nga fitnet të cilat vërtiten furishëm në umet. Atëhere ku është strehimi? Sigurisht ai gjendet tek libri i Allahut, dh eke libri i Allahut dhe nga suret e tij është edhe surja Kehf. Kjo sepse ajo i ka kuruar të gjitha llojet e fitneve, një e nga një, sepse dijetarët thonë se bazat e fitneve janë përmendur në suren Kehf.

Fitnet mund të ketë ndikim në trupin e njeriut, por mund të ndikojnë edhe në zemër, por më e keqja ndikon edhe në besim. Por sikurse fillimi i sures kehf e ruan dhe e strehon besimtarin nga sprova e dexhalit, po ashtu edhe pjesa tjetër e saj e ruan besimtarin nga sprova e sundimit, sprova e dijes, sprova e fëmijës e pasurisë sikurse e ruan edhe nga sprova e shejtanit.

Kështu që ne duhet ta lexojmë këtë sure, jo vetëm ashtu sikur bëjnë disa thjesht lexim i thatë në disa minuta; nuk është ky leximi, porse ai i cili shoqërohet me meditimin e ajeteve të tij:

 {أفلا يتدبرون القرآن أم على قلوب أقفالها}

“Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!” Muhamed: 24. Kështuqë le të strehohemi më tepër në këtë sure dhe të tjerat, duke qëndruar në ajetet e tyre e duke i analizuar ato, në mënyrë që të jemi sin ë shpellë e të na ruajë Allahu me të prej fitneve që shfaqen dhe që fshihen.

 

Përzgjodhi dhe përshtati: Bledar Tefik Haxhiu

Burimijetes.com

09.08.2012

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com