All for Joomla All for Webmasters

Shkaku i zbritjes i Sures Kehf

. Posted in Tefsir - Suretu El Kehf.

Pin It

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi më të mirin e Profetëve Muhamedin, familjen e tij, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vazhdojmë të jemi së bashku me komentimin e sures Kehf të cilën ne lexojmë thuajse çdo të xhuma

Por surja Kehf vëllezër a është sure Mekase, apo Medinase?

Duke u mbështetur në rregullat që kanë vendosur komentuesit e Kuranit, themi se surja Kehf është sure e cila ka zbritur në Meke dhe suret e zbritura në Meke ndryshojnë nga ato që kanë zbritur në Medine.

Suret e zbritura në Meke merren më shumë me çështjet e besimit dhe moralit, ndërsa suret e zbritura në Medine më së shumti me çështjet e dispozitave dhe legjislacionit.

Kjo në fakt na ndihmon për të kuptuar shumë gjëra, sepse dihet që në Meke presjoni i idhujtarëve ndaj të dërguarit dhe besimtarëve ka qënë tejet i madh, kështuqë Allahu i zbriste Profetit të Tij sure ku i sqaronte mënyrën se si të sillej me ta.

 Por cili është shkaku i zbritjes së kësaj sureje?

Dijetarët e tefsirit kanë përendur në librat e tyre nga Ibnu Abasi shkakun e zbritjes së kësaj sureje. Edhe pse në zinxhirin e transmetimit të kësaj ngjarjeje ka një transmetues të panjohur, kjo ngjarje ka marrë pëlqimin e tyre dhe është përmendur në mënyrë masive se ky është shkaku i zbritjes së sures Kehf.

Pasi Profeti salallahu alejhi ue selem me urtësinë e tij arriti të shtojë numrin e muslimanëve ne Meke, paria Kurejshe dërguan kë çifutët në Medine dy nga njerëzit e tyre që të pyesnin se si të silleshin me Muhamedin, duke qenë se ata ishin ithtarë të librit. Këtu del në pah edhe fakti sesi çifutët e përdornin dijen që kishin për të luftuar fenë e Allahut.

Ata u thanë: pyeteni për tre gjëra: nëse u përgjigjet për të gjitha, atëherë ai nuk është Profet, nëse nuk u përgjigjet per asnjërën prej tyre prap nuk është Profet, e nëse u përgjigjet për disa e disa jo atëherë është Profet!! Po për çfarë ta pyesim? Ata thanë: pyeteni për djelmoshat që kanë jetuar në kohët e shkuara, pyeteni për shpirtin dhe pyeteni për mbretin i cili i ra tokës rreth e qarkë.

Erdhën Kurejshët dhe e pyetën Profetin salallahu alejhi ue selem, dhe Profeti ia ktheu: do t’ju jap përgjigje nesër dhe nuk tha inshallah; përgjigja nuk i erdhi dhe Profeti u ndie keq sepse nuk i zbriti shpallja, por ajo i erdhi pas tre ditësh, e në disa transmetime pas dy javësh. Zbriti kjo sure dhe në të gjendeshin të gjitha ato për të cilat e pyetën kurejshët, në të ishte historia e djelmoshave, historia e Dhulkarnejnit, historia e Musait dhe e dy bukqëve, ndërsa çështja e shpirtit i erdhi në suren Isra e cila është menjëherë pas sures Kehf. Allahu në të thotë: {ويسألونك عن الروح قل الروح من أمر ربي}“Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”. Isra: 85. Kështu Profeti salallahu alejhi ue selem u përgjigj ashtu aikurse pohuan çifutët, ai u përgjigj për djelmoshat dhe mbretin me detaje, ndërsa nuk u dha përgjigje për shpirtin.

Ndër të tjera në këtë sure ka ardhur edhe ajeti: {ولا تقولن لشيء إني فاعل ذلك غداً إلا أن يشاء الله}  “Asnjëherë mos thuaj, për çfarëdo gjëje qoftë, se: "Me siguri që nesër do ta bëj këtë" pa shtuar “Në dashtë Allahu!” Kehf 23.

Nga çështjet e tjera që përmend kjo sure është edhe fakt që ka përngjasim shumë të madh me realitetin tonë. Vërtet për tu habitur! Po cili është ky fakt?

 Në të Allahu përmend llojet e mbretërve dhe drejtuesëve të shteteve.

Në të përmendet mbreti jobesimtar i cili persekutoi djelmoshat që u strehuan në shpellë

{إنهم إن يظهروا عليكم يرجموكم أو يعيدوكم في ملتهم}

“Me të vërtetë, nëse ju zbulojnë, ata do t’ju gjuajnë me gurë ose do t’ju kthejnë (me forcë) në fenë e tyre dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrsesi”!

Sigurisht këtë ata do ta bënin nëpërmjet mbretit të tyre, kjo tregon se si silleshin këta mbretër me popullin e tyre besimtarë.

Mbreti i dytë është mbreti mizor dhe i padrejtë, Allahu e përshkruan edhe padrejtësinë e tij ku thotë:

{أما السفينة فكانت لمساكين يعملون في البحر فأردت أن أعيبها وكان ورائهم ملك يأخذ كل سفينة غصباً}

“Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mire”.

Mbret mizor i cili rrëmben pasurinë e popullit të tij, apo u vë taksa të papërballueshme me të cilat u sjell mundime.

Lloi i tretë i mbretërve është mbreti i drejtë, Allahu atë e përmend kështu:

{قُلْنَا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِمَّا أَنْ تُعَذِّبَ وَإِمَّا أَنْ تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا (86) قَالَ أَمَّا مَنْ ظَلَمَ فَسَوْفَ نُعَذِّبُهُ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَى رَبِّهِ فَيُعَذِّبُهُ عَذَابًا نُكْرًا (87) وَأَمَّا مَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَهُ جَزَاءً الْحُسْنَى}

Ne thamë: “O Dhulkarnejn, mund t’i ndëshkosh ata ose mund t’u bësh mirë atyre.” Ai tha: “Sa i përket atij që bën të këqija, Ne do ta ndëshkojmë e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndëshkojë me një dënim të rëndë. Sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mire…” ky mbret bën dallim mes kriminelëve të këqinjve dhe të mirëve, besimtarëve, dhe sigurisht që i tilli është mbret i drejtë.

Të tre këta lloje mbretërish janë përmendur në suren Kehf, dhe sa ngjasim ka e djeshmja me të soçmen! Shikoni në të gjitha vendet që janë bërë trazirat, në ato vende revulucionet e të cilave janë quajtur pranverë, do gjeshë se mbretërit apo të parët e shteteve të tyre kanë qënë njrëz të padrejtë. Ndaj gjen popujt e tyre që marin guximin dhe thërrasin për tu ngritur padrejtësitë; ato mund të ndryshojnë në shum nga njëra-tjetra, por bashkohen të gjitha në një pikë të vetme, e cila është padrejtësia e këtyre mbretërve ndaj pupujve të tyre.

Në suren Kehf do të gjesh gjithashtu se merret me kurimin e shumë veprave të cilat kanë të bëjnë me moralin dhe sjelljen. Po ashtu në të shpjegohet se kjo botë nuk është gjë tjetër veçse kalimtare si dhe u tërhiqet vëmendja në të besimtarëve nga hilet dhe dredhitë e shejtanit, në mënyrë që të mos bëhen prehë e tij.

وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنْزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُقْتَدِرًاالْمَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا

“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë! Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim)”.

 

Përzgjodhi dhe përshtati: Bledar Tefik Haxhiu

Burimijetes.com

09.08.2012

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com