All for Joomla All for Webmasters

I NJOHIN POR I MOHOJNË

. Posted in Tefsir ajetesh te ndryshme.

Pin It

 

Allahu i Lartësuar thotë:

"Ata i njohin mirësitë e Allahut, por pastaj i mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë."(Nahl, 83)

 

Kuptimi i ajetit

Ata i njohin mirësitë e Allahut dhe i dinë se këto mirësi janë nga Allahu i Lartësuar, por pastaj i mohojnë ato (mirësi) me atë që bëjnë prej veprimeve të tyre të shëmtuara, si:

-adhurimi i dikujt tjetër përveç Allahut me fjalët e tyre të kota, kur thonë: ato (mirësitë) janë prej Allahut, por ato vijnë nëpërmjet  ndërmjetësimit të idhujve.

-dhe thonë: ato (mirësi) i trashëguam nga baballarët tanë.

-gjithashtu ata nuk i përdorën këto mirësi në atë që kënaqet Allahu, as nuk i shpenzuan në atë që i urdhëron Allahu.

 

Është thënë se këtu është fjala për mirësinë e dërgimit të të Dërguarit tonë, Muhamedit -alejhi salatu ue selam- sepse ata e njohën atë dhe pastaj e mohuan. Dhe shumica e tyre janë jobesimtarë.

 

Tefsiri i Ibn Kethirit, Surja Nahl, 83.

“Mëso fenë tënde”

Burimi Jetës

04.12.2016

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com