All for Joomla All for Webmasters

Atë që ne nuk e dimë!

. Posted in Tefsir ajetesh te ndryshme. Vizita: 3564

fShare
0
Pin It

 

pozitiv negativRregulli 2. Allahu i madhëruar thotë: "Ndoshta ju e urreni diçka, kurse ajo është më mirë për ju, dhe ndoshta e doni diçka kurse ajo është e keqe për ju."

 

Besimtari duhet ta pranojë caktimin e Allahut, pa dyshim, dhe të kënaqet me të. Ndodh që në jetën tonë të sprovohemi dhe mendojmë se diçka është e mirë për ne por është e kundërta ose anasjelltas kjo është natyra njerëzore. Ajetin e mësipërm e shpjegon suretu En Nisa Allahu thotë:

"Nëse i urreni ato (gratë tuaja) ndodh që të urreni diçka, por Allahu vendos në të mirësi të shumta."

 

Medito mbi mbylljen e ajetit: "Mirësi të madhe." Sa gjëra ka që i duam dhe ato na dëmtojnë dhe sa gjera ka që i urrejmë dhe ato na dëmtojnë.

 

Përkujto nënën e Musait, e urreu të hedhë fëmijën në lumë, por Allahu e mbrojti atë me dorën e armikut të tij.

 

Përkujto Hidrin kur vrau djaloshin ku e ardhmja e tij ishte e shëmtuar.

 

Përkujto betejën e Bedrit kur besimtarët e urrenin luftën dhe t'i braktisnin shtëpitë e tyre, por ajo betejë solli mirësi dhe dobi të madhe për muslimanët.

 

Përkujto historinë e Umu Selemes kur humbi bashkëshortin e saj dhe dëgjoi këshillën e Profetin alejhi selam i cili thotë sa herë që e godet një musibe besimtarin të thotë: "Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! O Zot më shpërble dhe pasoma këtë sprovë me një më të mirë."

 

Cila ishte kjo e mirë? Kujt i shkonte ndërmend se ajo do bëhej mbas një kohe gruaja e njeriut më të mirë në botë, Resulit alejhi selam.

 

Pra, mos u dëshpëro, urtësia e Allahut di atë që ne nuk e dimë!

 

“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën” Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil

Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka

Burimi Jetës

13.05.2017

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com