All for Joomla All for Webmasters

Mos harroni mirësitë mes jush!

. Posted in Tefsir ajetesh te ndryshme. Vizita: 3785

fShare
0
Pin It

bashkeshortetRregulli 3. Allahu i Lartësuar thotë në suren El Bekare 237.

 

"Dhe mos harroni mirësitë (bujarinë) midis jush..."

 

Kjo pjesë e ajetit në suren El Bekare konsiderohet një rregull i lartë moral në marrëdhëniet midis besimtarëve: burrë-grua, prind-fëmijë, shokë-miq, edhe pse ka zbritur për marrëdhëniet e dy bashkëshorteve në rast krize mes tyre.

 

Ajeti na tregon nëse ndodh që te ketë moskuptim midis çiftit ata nuk duhet ta harrojnë bujarinë dhe të mirat e njeri-tjetrit edhe pse ndoshta ata nuk mund të pajtohen dhe t'i rilidhin marrëdhëniet midis tyre. Ndodh në jetën tonë që të ketë sprova të ndryshme në jetën e tij familjare dhe kjo është pjesë e natyrës njerëzore, por megjithatë më i miri prej tyre është ai që shkëputet me kujdes dhe respekton palën tjetër duke mos harruar vlerën dhe mirësinë e tij, edhe pse mes tyre ka diçka që nuk shkon.

 

Ky ajet tregon nëse ka krizë midis dy bashkëshortëve dhe patjetër duhet që njërit për tyre t'i kthehet mehri, atëherë ta falësh atë është më mirë duke treguar respekt për palën tjetër edhe në rast mospajtimi falja dhe bujaria në këtë rast është më mirë. Këtë e nxit vazhdimi i ajetit...

 

"Ose ta falin ato, ose të falë ai në të cilin është në dorë të tij akti i martesës."

 

Nga ky ajet përfitojmë respektin midis çiftit edhe ne rast ndarje dhe krize.

 

E mira dhe bujaria duhet të na shoqërojë edhe në kohë mospajtimi dhe grindje.

 

Mosmarrëveshja midis dy palëve në familje, punë, tregti, shoqëri, vëllazëri, nuk duhet t'i çojë njerëzit në humbjen e lidhjes midis tyre dhe t'i harrojnë të mirat e njeri-tjetrit.

 

 

“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”

Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil

Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka

Burimi Jetës

01.07.2017

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com