All for Joomla All for Webmasters

Vetëm ty të adhurojmë!

. Posted in Tefsir ajetesh te ndryshme. Vizita: 1874

fShare
0
Pin It

 

vetem ty te adhurojmeRregulli 4. Allahu i Madhëruar thotë:

 

"Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje kërkojmë ndihmë."

 

Në këtë ajet të sures Fatiha janë bashkuar gjëra të mëdha të cilat robi i pranon hapur.

 

1. Ai është rob i Zotit të tij, vetëm Atë adhuron. Atij i drejtohet tek Ai shpreson, tek Ai gjen strehim, Atij i përgjërohet, vetëm Atij i frikësohet, shpreson vetëm tek Allahu i Madhëruar.

 

2. Nuk i kërkon ndihmë vetëm se Allahut, tek Ai mbështetet në të gjitha adhurimet dhe punët e dynjasë, prej tij kërkon rizkun, shërimin, largimin e së keqes, sprovën, sfidat etj.

 

Nga kjo besimtari kupton se ai është i Plotfuqishmi, Absoluti, i Përkryeri, Sunduesi, Mbikëqyrësi, Mëshiruesi, i Gjithëpushtetshmi.

 

Nga bukuritë e këtij ajeti është se ai i jep përparësi adhurimit ndaj ndihmës. Përse?

 

Sepse çdo vepër që është adhurim si: namazi, zekati, haxhi, sadakaja, lutja, kurbani etj., nuk i përkushtohen vetëm se Allahut, çdo adhurim i takon vetëm Atij.

 

Kurse ndihma është hak që i takon robit, por dhe hak që i takon Zotit. Robi të ndihmon aty ku mundet, kurse Zoti të ndihmon në çdo gjë.

 

Nga urtësitë e këtij ajeti është se të dy foljet kanë ardhur në numrin shumës. "Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje kërkojmë ndihmë."

 

Cila është urtësia?

Këtu përkujtohet besimtari për vlerën e adhurimeve në grup, lidhjen me xhematin dhe përkujdesja për ta ruajtur atë. Po ashtu, në vepra të tilla je larg mburrjes, individualizmit, egoizmit. Punët e mira duan bashkësi, modesti dhe vëllazëri, jo pozitë dhe egoizëm se kush do shfaqet sa më shumë. Profeti alejhi selam e ka përgëzuar rojën e natës me xhenet edhe pse ai ruan diçka që i takon besimtarëve apo jetën dhe hakun e tyre. Ai është vetëm një roje asgjë më shumë dhe megjithatë është banor i xhenetit. Sot, ka njerëz që duan post, pushtet për të bëre diçka, të shfaqen të bëjnë karriere.

 

Sa mirë është të jesh roje në rrugë të Zotit dhe jo prijës egoist!

 

Ajeti fillon me folje që tregon sipas gramatikës së gjuhës arabe se tregon për veçim dhe përkufizim adhurim vetëm për Allahun dhe jo dikujt tjetër.

 

Llojet e njerëzve në praktikë të këtij ajeti

Besimtarë që e adhurojnë dhe i kërkojnë ndihmë vetëm Allahut dhe nuk bëjnë dallim mes adhurimit dhe kërkimit të ndihmës.

Besimtarë që e adhurojnë Zotin dhe harrojnë ndihmën prej Tij, si disa që presin nga qielli t'ju vijë rrizku apo kërkojnë prej evliave etj.

Njerëz që e braktisin adhurimin dhe kërkojnë ndihmë tek Allahu për gjynahe siç bën një pjesë e mirë e muslimanëve gjynahqarë.

 

 

 

“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”

Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil

Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka

Burimi Jetës

06.07.2017

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com