All for Joomla All for Webmasters

Nuk ka vend për qortim

. Posted in Tefsir ajetesh te ndryshme. Vizita: 789

Pin It

altoparlandRregulli 7. Allahu i Madhëruar thotë:

"Nuk ka vend për qortim ndaj bamirësave (në rrugen e Zotit) Allahu është Falësi​, Mëshiruesi​."

Ky është një rregull madhështor në marrëdhëniet mes njerëzve në jeten e përditshme.

Ndodh që njerëzit të mbajnë qëndrime negative kundër njeri-tjetrit ose i shkëpusin lidhjet midis tyre, duke gabur mbi gjykimet e disa veprave dhe duke mos bërë dallim mes obligimeve dhe bamirësive.

Ky ajet i sures Teube ka zbritur për betejën e Tebukut ku tregon llojet e atyre njerëzve që  u pranohet arsyetitmi dhe kujt nuk i pranohet.

Ka njerëz, që Allahu ia ka mundësuar të bëjë bamirësi në forma dhe mënyra të ndryshme, por gjatë punës së tij mund të gaboj dhe ndoshta bamirësia e tij nuk arrihet plotësisht; e kështu që në vend që të falenderohet për  bamirësinë e tij, i lëshohen me nje mal me ankesa dhe kritika. Kjo ndodh shpesh mes nesh dhe çon në ndërprerjen e bamirësisë, por dhe në prishjen e marrëdhënive mes besimtarëve, qoft dhe brenda familjes.

Besimtari duhet të jetë i matur, të bëj dallimin mes obligimeve dhe bamirësise, po ashtu mes obligimeve vëllazërore dhe mustehabeve.

Nëse dikush bën një vepër të mirë  që nuk e ka obligim për hirë të Allahut edhe pse ai nuk e arrin atë ashtu siç duhet apo ndërron mendje e shtyn kohën e saj, ai nuk duhet të qortohet për një vepër të tillë, sepse ai nuk e ka obligim. Prandaj, nëse ne qëndrojmë tek kufijtë e Zotit, nuk do të ketë mes besimtarëve pakënaqësi për diçka që Allahu nuk e ka bërë obligim për të. Njeriu në origjinë nuk ngarkohet me detyra, është i lirë deri sa të vij argument që e obligon atë. Ky rregull vlen për të gjitha kategoritë e njerëzve brenda dhe jasht  familjes.

 

“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”

Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil

Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka

Burimi Jetës

19.09.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com