All for Joomla All for Webmasters

ABDULLAH BIN MESUDI

. Posted in Komentatorët e Kuranit.

Pin It

 

Ai është Abdullah bin Mesudi bin Gafil el-Hudhejfi, Ebu Abdurrahman. (1)

Ibën Mesudi, radijAllahu anhu, ka qenë nga sahabët që e kanë njohur më mirë Librin e Allahut dhe që e kanë ditur më mirë atë.

Profeti ﷺpër të ka thënë: "Merreni (mësojeni) Kuranin nga katër persona..." dhe prej tyre përmendi "...nga Abdullah bin Mesudi". Transmetohet Buhariu dhe Muslimi.

Po ashtu, Ai ﷺthotë: "Lexojeni atë (Kuranit) sipas këndimit të Ibën Ummi Abd". (2)

Ibën Mesudi, radijAllahu anhu, thotë: "Pasha Allahun, nuk ka zbritur gjë nga Kurani veçse unë e di mirë se për çfarë ka zbritur dhe askush nuk është më i ditur sesa unë në lidhje me Librin e Allahut. Nëse do dija se dikush është më i ditur se unë për Librin e Allahut -e atje arrin deveja- unë sigurisht që do të shkoja atje dhe unë nuk jam më i mirë sesa ju". (3)

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

19.11.2015

______________________________

(1) "El-Isabeh" vëll. 2. Ibën Haxhër el-Askalanij

(2) Ibën Ummi Abd ështe nofka e Ibën Mesudit radijAllahu anhu. "El-Isabeh" vëll. 2. Ibën Haxher el-Askalanij.

(3) "El-Isabeh fi esmais-sehabeh" vëll. 2. El-Kurtubij.

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com