All for Joomla All for Webmasters

UBEJ BIN KAB

. Posted in Komentatorët e Kuranit.

Pin It

 

Ai është Ubej bin Kab bin Kejs el-Ensarij en-Nexhari, Ebu el-Mundhiri.

Njihet si prijësi i kënduesve të Kuranit. Ai është shkruesi i parë i Profetit ﷺ. (1)

 

Nga Enes bin Malik, radijAllahu anhu, transmetohet se Profeti ﷺe ka thirrur Ubej-in dhe i ka thënë:

- Allahu më ka urdhëruar që të ta këndoj ty Kuranin.

- Allahu të ka përmendur ty emrin tim?! - tha Ubeji.

- Po!

Ubeji filloi të qajë. Enesi radijallahu anhu thotë: Dëgjova të këndojë me zë të lartë:

"Ata që nuk besojnë nga pasuesit e librave dhe idhujtarëve nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre) derisa atyre t'u vinte dëshmi (argument) e qartë..."(2)

 

"El-Istiabu fi esmais-sahabeh" vëll. 1. El-Kurtubij.

 

Përktheu: Unejs Sheme 

Burimi Jetes

21.11.2015

_________________________________

(1) "El-Isabeh" vëll. 1. Ibën Haxher el-Askalanij.

(2) Sure "El-Bejjineh".

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com