All for Joomla All for Webmasters

MUXHAHIDI

. Posted in Komentatorët e Kuranit.

Pin It

 

Ai është Muxhahid bin Xheber Ebu el-Hexhaxh el-Mekij. Ka lindur në vitin 21 h.

Muxhahidi e mësoi tefsirin e Kuranit nga "Deti i dijes" Abdullah bin Abbasi, radijaAllahu anhuma, Aishja, Ibën Umeri, Sad bin Uekas etj.

 

Muxhahidi ka thënë:

"E kam lexuar të gjithë Kuranit tri herë tek Ibën Abbasi dhe ndaloja në çdo ajet duke e pyetur atë për tefsirin e tij".

Po ashtu ka thënë:

"Nuk ka ajet në Kuran që mos të kem dëgjuar gjë për të".

 

Sufjan Eth-Theuri ka thënë: "Nëse të vjen tefsiri nga Muxhahidi, atëherë kjo mjafton për ty". (1)

Po ashtu Sufjani ka thënë: "Merreni (mësojeni) tefsirin nga katër persona: “Nga Muxhahidi, Seid bin Xhubejr, Ikrima dhe Ed-Dahaku". (2)

 

Katade ka thënë: "Njeriu më i ditur për tefsirin nga ata që kanë mbetur është Muxhahidi". (3)

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

05.12.2015

_____________________

(1) "Mukademeh fi usulit-tefsir" Ibën Tejmije

(2) "Es-Sijjer" vëll. 4. Imam Edh-Dhehebij

(3) " Es-Sijjer" vëll. 4. Imam Edh-Dhehebij

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com