All for Joomla All for Webmasters

LIBRAT E TEFSIRIT

. Posted in Komentatorët e Kuranit. Vizita: 199

Pin It

 

1. "Xhamiul-Bejan"

Autor: Ebu Xhafer Muhamed bin Xherir bin Jezid et-Taberij (224-310h).

Tefsirin e tij e ka lavdëruar dhe dijetari i Islamit Iben Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) në "Mukademeh fi usulit-tefsir".

Imam Et-Tabarij njihet dhe si historian dhe ka shkruar në këtë lëmi librin "Tarikhul ummem uel muluk". Jetoi në Bagdat ku edhe vdiq.

 

2. "Tefsirul-Kuranil-Adhim"

 Autor: Ebu el-Fida Ismail bin Umer bin Kethiri el-Kurajshi ed-Dimeshki. (701-704)

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) është nga nxënësit e dijetarit të Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!). Ai ka qene dhe historian ku vepra e njohur në këtë lëmi është "El-Bidajeh uen-Nihajeh".

Tefsiri i Ibën Kethirit konsiderohet si tefsiri më i saktë.

 

3. "Xhamiu li Ahkamil-Kuran"

Autor: Ebu Abdullah el-Kurtubij Muhamed bin Ahmed bin Ebu Bekr el-Ensarij el-Khazraxhi el-Andelusi.

Prej veprave të tij të njohur janë "Et-Tedhkirah", "El-Esna" dhe "Et-Tidhkar. Ka vdekur në vitin 671 h.

El-Kurtubij (Allahu e mëshiroftë!) në parathenien e tefsirit të tij tregon kushtin që i është përmbajtur gjatë përpilimit të tefsirit "Kushti im në këtë libër është që fjalët t'ia atribuoj thënësit të tyre, hadithet koleksionusit të tyre, sepse thuhet se "prej begatisë së dijes është që thëniet t'i atribuohen thënësit të tyre (atij që i ka thënë)."

Dijetari i Islamit Iben Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) kur u pyet se cila nga tefsiret është më afër Librit të Allahut dhe traditës (sunetit) të te Derguarit të Tij ﷺ, tefsiri i Ez-Zemakhsheriut apo i El-Kurtubiut?

Ai (Allahu e mëshiroftë!) tha: Tefsiri i El-Kurtubiut është shumë më i mirë sesa tefsiri i tij." (1)

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

22.12.2015

________________________

(1) Mukademeh fi usulit-tefsir.

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com