All for Joomla All for Webmasters

Meditime rreth sures El-Kadër

. Posted in Rreth Kuranit.

Pin It

Al QadrTematika e sures Kadër është nata e Kadrit


Arsyeja e emërtimit të saj me këtë emër është për dy shkaqe


  1. Kadër në gjuhën arabe do të thotë pozitë, prandaj kjo është një natë ku njerëzit ngrihen shumë lart tek Allahu (Azze ue Xhel-le). Është quajtur nata e gradimeve, prandaj njeriu mund të ngrihet në këtë natë aq shume saqë për gjithë jetën nuk mund t'i ndodhë një ngritje e tillë.

  2. Kuptimi i dytë i fjalës kadër do të thotë caktim. Në këtë natë bëhet caktimi vjetor për çdokënd prej njerëzve. Në këtë natë Allahu ua cakton njerëzve rriskun, sprovat, të mirat dhe çdo gjë që do të përjetojnë gjatë vitit.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ne e kemi zbritur Kur'anin në natën e Kadrit"


Zbritja e Kur'anit përfshin:

Zbritjen e të gjithë Kuranit në qiellin e dynjasë.

Zbritjen prej qiellit të dynjasë pjesë-pjesë me anën e Xhibrilit (alejhi selam) me urdhërin e Allahut të Lartësuar, fillimi i së cilës ka qenë natën e kadrit.


Dobi nga sureja el Kadër

Nata e Kadrit është nata e ngritjeve, nata e arritjeve dhe sukseseve.

Ajeti i parë i cili ka zbritur natën e kadrit është: Lexo! (Ikra!).

Ngritja për tek Allahu i Lartësuar bëhet me dije e cila arrihet me lexim, mësim dhe punimin me të.

 

Burimi materialit: "Dobi Fikh"

18.05.2020

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com