All for Joomla All for Webmasters

SHPËRBLIMI PËR MËSIMIN E KURANIT DHE LEXIMIN E TIJ

. Posted in Rreth Kuranit.

Pin It

 

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue  selam- ka thënë:

"Më i miri nga ju është ai që e mëson Kuranin dhe pastaj ua mëson të tjerëve."(Buhariu)

Gjithashtu ka thënë për leximin e Kuranit:

"Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut do të fitojë një të mirë, ndërkohë që çdo e mirë shpërblehet dhjetëfish." (Tirmidhiu)

Ibn Rexhebi thotë:

"Shumëfishimi i çdo të mire dhjetëfish është për të gjithë llojet e të mirave. Këtë e tregon thënia e Allahut të Lartësuar:  "Kush kryen një vepër të mirë do të  shpërblehet dhjetëfish." (Maide, 160)

"Ndërsa shumëfishimin e të mirës me më shumë  se dhjetëfish, kjo është një mirësi që Allahu ia jep kujt të dojë."

Shtimi i të mirës mund të shkojë deri në shtatëqindfish e më shumë. Shkaku i kësaj është frika dhe frikërespekti në zemër, meditimi, kuptimi i thellë etj.

 

Burimi Jetës

07.06.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com