All for Joomla All for Webmasters

LEXIMI I KURANIT NATËN

. Posted in Rreth Kuranit.

Pin It

 

Transmetohet nga Abdullah Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ka thënë:

"I dërguari i Allahut -sal-la Allahu alejhi ue sel-lem- ishte njeriu më bujar e i shtohej edhe më shumë bujaria në muajin e Ramazanit, kur e takonte Xhibrilin -alejhi selam-. Ai me të në këtë muaj takohej çdo natë dhe para tij mësonte Kuranin. Prandaj i Dërguari -sal-la Allahu alejhi ue sel-lem- ishte më bujar se era e dërguar me mirësi të shumta."  (Buhariu)

 

Ibn Rexhepi ka thënë:

"Dhe në hadithin e Ibn Abasit: "Vërtet, mësimi i Kuranit ndërmjet Profetit -alejhi salatu ue  selam- dhe Xhibrilit ishte natën", tregon për pëlqimin e shtimit të leximit të Kuranit natën, sepse natën ndërpriten shqetësimet, përqendrohet në të zemra dhe gjuha për meditimin e Kuranit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

 " Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse" (El-Muzemil, 6)

 

Imam Neveuiu  ka thënë: 

"Duhet që lexuesi i Kuranit t'i kushtojë më shumë kujdes  leximit të Kuranit natën. Allahu i Lartësuar ka thënë:

"Disa nga ithtarët e librit janë në të drejtën, në orët e natës lexojnë vargjet e librit të Allahut dhe falin namazin (bëjnë sexhde)."(Al-Imran, 113)

Dhe per këtë sygjerohet  namazi i natës  dhe leximi në të,  për faktin se zemrat janë më të përqendruara, më larg angazhimeve dhe disponimeve të nevojave dhe më të mbrojtura prej hipokrizisë dhe prej zhgënjimeve të tjera."

 

Burimi Jetës

07.06.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com