All for Joomla All for Webmasters

KURANI NË MUAJIN E KURANIT (RAMAZANIT)

. Posted in Rreth Kuranit.

Pin It

 

Profeti -alejhi salatu ue sel-lem- ka thënë: 

"Agjërimi dhe Kurani  ndërmjetësojnë për robin Ditën e Gjykimit.

Agjërimi thotë: ‘Zoti im! Unë e kam privuar atë nga ushqimi dhe pija gjatë ditës, prandaj më bëj që të ndërmjetësoj për të!’

Ndërsa Kurani thotë: ‘Zoti im!  Unë e kam privuar atë prej gjumit të natës, më bëj që të ndërmjetësoj për të!’ Dhe do të ndërmjetësojnë për të."

(Hadithin e ka saktësuar shejh Albani).

 

"Xhibrili -alejhi selam- e takonte Profetin -alejhi salatu ue sel-lem- për çdo natë në Ramazan duke ia mësuar Kuranin..." (Buhariu dhe Muslimi)

 

Është e pëlqyeshme në Ramazan që të mësohet Kurani, të lexohet dhe t'i paraqitet (leximi dhe memorizimi) atij që është më i dituri në Kuran.

 

Ibn Rexheb ka thënë: 

"Është e pëlqyeshme që të lexohet sa më shumë Kurani natën.”

 Allahu i Lartësuar thotë: "E s’ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë." (Muzemil, 6)

 

Profeti -alejhi salatu ue sel-lem- ka thënë: "Kanë zbritur "Fletushkat e Ibrahimit" -alejhi selam- në natën e parë të muajit Ramazan,  ka  zbritur "Teurati" mbasi kanë kaluar gjashtë ditë nga muaji Ramazan, ka zbritur  "Inxhili"  mbasi kanë kaluar trembëdhjetë ditë të muajit Ramazan, ka zbritur "Zeburi" mbasi kanë kaluar tetëmbëdhjetë ditë të muajit të Ramazanit, e ka zbritur Kurani mbasi kanë kaluar njëzet e katër ditë të muajit të Ramazanit.(Albani thotë hadithi është i mirë).

 

Imam Zuhriu  kur hynte muaji i Ramazanit thoshte: "Ai është muaji i  leximit të Kuranit dhe i dhënies së ushqimit."

 

Disa prej të parëve tanë të mirë e bënin hatme Kuranin çdo tre net, disa prej tyre çdo javë, e disa prej tyre çdo dhjetë ditë.

 

Imam Shafiu bënte gjashtëdhjetë hatme në Ramazan veç namazit.

 

Esuedi e përfundonte (hatme) Kuranin për çdo dy netë të Ramazanit.

 

Ndërsa Katade e bënte hatme Kuranin çdo jave përherë dhe në muajin Ramazan për çdo tre ditë, kurse në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit për çdo natë.

 

Imam Maliku nëse hynte muaji i Ramazanit e linte leximin e hadithit dhe tubimet e dijes dhe i kushtonte rëndësi leximit të Kuranit.

 

Sufjan eth-Theuri kur hynte muaji i Ramazanit i kushtonte më shumë rëndësi leximit të tij (Kuranit) sesa adhurimeve të tjera.

 

Shejh Salih el-Usejmi thotë: "Me ka folur shejh Abdulaziz el- Hudejri i cili ka vdekur në moshën 108 vjeç se mësuesi i tij shejh Hamed Bin Faris e bënte hatme Kuranin në Ramazan tridhjetë herë dhe mësuesi i tij (mësuesi Hamadit) Omer bin Selimi bënte gjashtëdhjetë hatme.

 

Burimi Jetes

11.06.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com