All for Joomla All for Webmasters

KURANI UDHËZON DREJT ASAJ QË ËSHTË MË E MIRË

. Posted in Rreth Kuranit.

Pin It

 

Allahu i Lartësuar thotë:

"Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh."El-Isra, 9.

 

I Dërguari i Allahut ﷺka thënë:

"Agjërimi dhe Kurani  ndërmjetësojnë për robin Ditën e Gjykimit.

Agjërimi thotë: Zoti im! Unë e kam privuar atë nga ushqimi dhe pija gjatë ditës, prandaj më bëj që të ndërmjetësoj për të!

Ndërsa Kurani thotë: Zoti im! Unë e kam privuar atë prej gjumit të natës, më bëj që të ndërmjetësoj për të! Dhe do të ndërmjetësojnë për të."

(Hadithin e ka saktësuar shejh Albani)

 

Ibn Mes'udi -radija Allahu anhu!- ka thënë:

"Bartësi i Kuranit duhet të dallohet natën, kur njerëzit flenë.

Duhet të dallohet ditën, kur njerëzit nuk agjërojnë.

Të dallohet me pikëllim, kur njerëzit  gëzohen.

Të dallohet me lotët e tij, kur njerëzit qeshin.

Të dallohet me heshtjen, kur njerëzit zhyten në biseda të kota.

Të dallohet me modesti, kur njerëzit mburren.

Me frikë-respektin, kur njerëzit e kundërshtojnë këtë.

Me rregullsinë e tij, kur njerëzit janë të çrregullt.”

 

Përshtati: S. Kuburi

Burimi Jetës

23.06.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com