All for Joomla All for Webmasters

ME ÇFARË ALLAHU E KA FILLUAR DHE MBYLLUR KURANIN?

. Posted in Rreth Kuranit.

Pin It

 

Me tri llojet e teuhidit Allahu e ka filluar dhe mbyllur Kuranin

 

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!):

Kjo sure -surja El-Fatiha- përfshin dijet më madhore.

Së pari: Në të gjenden të tri llojet e teuhidit: Teuhidi er-rububijeh, teuhidi el-Uluhijeh dhe teuhidi el-Esmau ues-Sifat.

 

-Teuhidi er-Rububijeh gjendet tek ajeti:

“Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit”, ngase këto janë cilësitë e Zotit të Lartmadhëruar.

 

-Teuhidi el-Uluhijeh gjendet te fjala Allahut:

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë!” deri në fund të tij.

 

-Teuhidi el-esamu ues-Sifat gjendet te fjala e Allahut:

“Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” Këto janë emra prej emrave të Allahut.

Me këto tri llojet e teuhidit Allahu Lartmadhëruar e ka filluar dhe e ka mbyllur Kuranin. Siç është në suren “En-Nas”:

 

“Thuaj: Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve.”

 

“te Zoti i njerëzve” është teuhidi er-Rububijeh (veçimi i Allahut në krijim, furnizim, sundim etj).

“i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve” është teuhidi el-Uluhijeh (veçimi i Allahut në adhruim).

 

“Sundimtari i njerëzve” është teuhidi El-Esamu ues-Sifat (emrave dhe atributeve).

 

 

“Durusu et-Tefsir fil-mesxhidil-haram” Vëll. 1.

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

23.09.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com