All for Joomla All for Webmasters

Mesi i muajit shaban

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 3090

Pin It

 

shabaniImam Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe, Ibn Hibani (në Sahihun e tij) dhe Hakimi kanë shënuar hadithin e El-Ala Ibn Abdurrahmanit, i cili e përcjell nga babai i tij, e ai nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kur kalon gjysma e shabanit, mos agjëroni deri në ramazan.”[1] Tirmidhiu dhe të tjerë e kanë vlerësuar si të saktë këtë hadith.

Dijetarët kanë mospërputhje mendimesh për sa i takon saktësisë së këtij hadithi, por edhe në lidhje me të punuarit sipas tij. Në lidhje me saktësinë, e kanë vlerësuar si të saktë disa dijetarë, si: Tirmidhiu, Ibn Hibani, Hakimi, Tahaviu dhe Ibn Abdulberri, por ky hadith është përfolur dhe është konsideruar me defekt nda disa dijetarë që janë më të mëdhenjë dhe më të ditur se këta që u përmendën. Ata kanë thënë se ky hadith është bunker (i papranuar). Disa prej tyre janë: Abdurrahman ibn Mehdiu, Imam Ahmedi, Ebu Zura Er Razi, El Ethremi etj.

Imam Ahmedi e refuzoi këtë hadith për shkak të hadithit: “Mos e prisni ramazanin duke agjëruar një ose dy ditë para.”[2] Nga ky hadith kuptojmë se lejohet t’i paraprihet ramazanit me më shumë se dy ditë.

El Ethremi thotë: “Të gjitha hadithet e kundërshtojnë.” Këtu ka për qëllim hadithet që tregojnë për agjërimin e të gjithë muajit shaban dhe lidhjen e tij me muajin ramazan nga ana e Profetit (salallahu alejhi ue selem). Kështu ky hadith konsiderohet shadh (i pa përkrahur/ i vetëm), që bie në kundërshtim me hadithet e sakta.

Tahaviu ka thënë: “Ky hadith është i shfuqizuar (mensuh).” Gjithashtu ai ka përmendur ixhmanë (ujdinë) për mosveprimin me këtë hadith.

Shumica e dijetarëve mendojnë se nuk veprohet me këtë hadith, ndërsa një palë tjetër mendojnë të kundërtën, ndër ta edhe Imam Shafiu dhe pasuesit e tij, të cilët e kanë ndaluar për atë që nuk e ka zakon të agjërojë vullnetarisht, të fillojë agjërimin pas gjysmës së muajit shaban. Me këtë mendim janë pajtuar edhe disa të vonshmit e shkollës sonë.

Pastaj kanë shfaqur kundërshtime rreth arsyes së kësaj ndalese, ku disa prej tyre kanë thënë se kjo bëhet për shkak të frikës se mos i shtohet ramazanit ndonjë ditë që nuk është e tij. Mirëpo ky arsyetim është shumë larg kur kemi parasysh se agjërimi në këtë rast vjen pas gjysmës së muajit. Kjo mund të interpretohet kur i paraprihet me një ose dy ditë.

Disa kanë thënë se ndalesa vjen me qëllimin që njeriu të jetë i fortë për agjërimin e ramazanit dhe si mëshirë që agjërimi të mos e lodhë në prag të fillimit të këtij muaji.

Ndërsa për sa i takon agjërimit të ditës në mes të muajit shaban, agjërimi i saj nuk është i ndaluar, meqë ajo bën pjesë te ditët e bardha (ejam el bid), që preferohen të agjërohen në çdo muaj.

Rreth vlerës së natës në mes të shabanit janë përcjellë edhe disa hadithe të tjera, rreth të cilave ka patur mospajtime, megjithëse shumica e dijetarëve i kanë klasifikuar si të dobëta.

Ibn Rexheb në “Letaif el Mearif”

Burimi i Jetës

29.04.2017

[1] Ebu Daudi (2337) dhe Tirmidhiu (738). Shejh Albani e ka vlerësuar sit ë saktë (sahih).

[2] Buhariu (1914) dhe Muslimi (1082).

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com