All for Joomla All for Webmasters

Dhjetë ditët në mes të muajit Ramazan dhe gjysma e fundit e tij

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

 

netet e ramazanitTe dy Sahih-ët përcillet nga Seid El-Hudurij (Allahu qoftë i kënaqur metë!) të ketë thënë:

 

“I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem!) e bënte itikaf-in gjatë dhjetë ditëve të mesit të ramazanit. Kështu, një vit bëri itikaf, dhe kur erdhi e njëzetenjëta natë, që është nata në mëngjesin e së cilës dilte nga itikaf-i, tha:

 

“Ata që ishin në itikaf me mua, tani e tutje ta bëjnë në dhjetëditëshin e fundit. Atë natë e mora vesh se në cilën natë bie, por m'u harrua (nga Allahu). Pashë veten duke bërë sexhde në ujë dhe baltë mëngjesin e asaj nate. Kështu që, kërkojeni atë në dhjetëditëshin e fundit. Kërkojeni në çdo natë teke.”

 

Atë natë ra shi dhe, duke qenë se xhamia ishte e mbuluar me degë palme (pa gjethe), pikoi çatia dhe xhamia u lag. Në mëngjesin e ditës së njëzetenjëtë, me dy sytë e mi pashë mbi ballin e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem!) gjurmët e ujit dhe të baltës.”[1]

 

Ky hadith na tregon se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem!), për të kërkuar Natën e Kadrit, itikaf-in e bënte në dhjetë ditët e mesit të muajit ramazan. Konteksti na jep të kuptojmë se këtë e kishte bërë disa herë.

 

Ndërsa në një transmetim tjetër të këtij hadith te dy Sahih-ët lexojmë:

 

“Ai kishte bërë itikaf në dhjetëditëshin e parë; pastaj gjatë dhjetëditëshit në mes të muajit. Më pas tha: “Ajo m'u dhurua. M'u tha: "Ajo është në dhjetë netët e fundit.‟ Kështu që, kush do të bëjë itikaf, le të bëjë.” Kësisoj njerëzit e vazhduan itikaf-in bashkë me të.”[2]

 

Nga kjo kuptojmë se këtë e kishte bërë përpara se të kuptonte se ajo ishte në dhjetë netët e fundit, dhe porsa e kuptoi, filloi ta bënte në dhjetëditëshin e fundit derisa vdiq, siç na e rrëfejnë këtë Aishja, Ebu Hurejra etj.

 

Është përcjellë se Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kishte mbledhur një grup nga sahabët dhe i kishte pyetur për Natën e Kadrit. Disa i thanë: “Mendonim se ishte në dhjetë netët e mesit, pastaj na u komunikua se ajo është në dhjetë netët e fundit.”

 

Ibn Rexhep në "Letaif el-Mearif"

Burimi Jetës

10.06.2017

[1] Buhariu (2027) dhe Muslimi (1167)

[2] Buhariu (2027) dhe Muslimi (1167), me tekstin e këtij të fundit.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com