All for Joomla All for Webmasters

Dhe që para agimit kërkojnë falje

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

lutje e natesAllahu Lartmadhëruar thotë: "Dhe që para agimit kërkojnë falje." Al Imran, 17.

 

Pra, me lutje dhe namaz. Ata mendojnë se janë neglizhues në adhurimin ndaj Allahut dhe nuk e kryejnë atë kurrë ashtu si e meriton Allahu, kështu që kërkojnë falje për gjynahet dhe për neglizhimin e tyre, dhe për këtë gjë ruajnë kohën më të përshtatshme për pranimin e lutjes, e ajo është në një të tretën e natës, para agimit.

 

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) thotë se ajeti tregon për vlerën e kërkimit të faljes në kohën e syfyrit (para agimit).

 

Thuhet se Jakubit alejhis-selam kur i tha bijve të tij: "Do ta lus Zotin tim që t’ju falë" e vonoi kërkimin e faljes për ta në kohën e syfyrit (para agimit).

 

Enes bin Malik radij Allahu anhu thotë: "Na ka urdhëruar (Allahu) që të kërkojmë falje tek Ai para agimit (në syfyr) shtatëdhjetë herë." Tefsiri Taberiut vëll. VI, zinxhiri i tij është i dobët.

 

Saktësohet në dy "Koleksionet e haditheve autentike" se I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: "Allahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë kur ka mbetur dhe 1/3 e fundit e natës dhe thotë:

 

-A ka ndonjë që kërkon që t'i jap atij?

-A ka ndonjë që lutet që t'i përgjigjem lutjes së tij (t'ia plotësoj)?

-A ka ndonjë që kërkon falje që ta fal?"

 

Abdullah bin Umeri, radij Allahu anhuma, u falte natën e pastaj thoshte: "O Nafi! A ka ardhur agimi (syfyri)?" Nëse ai thoshte: po, atëherë Ibën Umeri preokupohej me lutje dhe kërkimin e faljes derisa zbardhej. Transmeton Ibën Ebi Hatim.

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetës

15.06.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com