All for Joomla All for Webmasters

Pse nuk nxirret zekati i fitrit në të holla?

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

 

zekat ne te holla1. Allahu Lartësuar e ka ligjësuar nëpërmjet te Dërguarit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që zekati fitrit të nxirret vetëm ushqim.

"Dhe Zoti yt nuk harron kurrë."

 

2. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka agjëruar nëntë Ramazane dhe zekatin e fitrit e ka nxjerr vetëm ushqim.

"Dhe te i Dërguari i Allahut keni shembullin më të mirë."

 

3. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ne hadithet e tij e ka orientuar umetin e tij qe zekatin e fitrit ta nxjerrin ushqim dhe jo të holla. Dhe dihet se në kohën e tij alejhis-selam ka ekzistuar dinari dhe dirhemi.

"Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të tij."

 

4. Cili nga sahabët e ka nxjerr i pari zekatin e fitrit në të holla?

"Sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë."

 

5. Shumica e dijetareve (hanbelitë, malikitë dhe shafitë) e kanë ndaluar nxjerrjen e zekatit në të holla.

Shih "El-Mugni" vëll. III, "El-Mexhmuu" vëll. VI të imam Neveviut, "El-Kafi fi fik'hi liehlil-medineti" vëll. I etj.

 

6. Nxjerrja e zekatit të fitrit në të holla është në kundërshtim me urdhrin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe me veprën e sahabëve.

"Kush vepron një vepër e cila nuk është në përputhje me këtë çështjen tonë ajo është e refuzuar."

Shih "Mexhmu fetaua ue Rasail" vëll. XVIII të Iben Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!).

 

7. Është e vërtetë se ka dijetarë që e kanë lejuar nxjerrjen e zekatit të fitrit në të holla. Por, ne jemi urdhëruar që në raste mosmarrveshjesh te kthehemi te Kurani dhe Suneti autentik. Dhe në të dyja këto nuk gjejmë asnjë argument ku lejohet nxjerrja e zekatit në të holla. Dhe dihet se fjala më e bukur është fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Allahu e mëshiroftë imam Malikun i cili ka thënë: "Çdo kujt i merret dhe i lihet fjala përveç personit të këtij varri" dhe bëri me shenjë nga varri i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

8. O musliman! A do lësh fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e do ndjekësh fjalën e filanit apo fistekut?

"Ç'është kështu me ju si po logjikoni?!."

 

9. Pse në festen e Kurban Bajramit ti bën kurban dhe nuk jep në vend të tij (kurbanit) të holla?

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetës

23.06.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com