All for Joomla All for Webmasters

Vazhdimi i veprave të mira edhe mbas Ramazanit

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

 

vepra te miraJa dhe Muaji i Ramazanit mbaroi. U gëzuan në të të devotshmit dhe e shijuan ëmbëlsinë e tij adhuruesit gjatë ditëve të tij me agjërim, me lexim Kurani, me dhënie lëmoshe, me bamirësi, ndërsa gjatë natës së tij me namaz nate, me lutje, me përmendje të Allahut, me kërkim falje dhe mëshirë.

 

Përgëzime për atë të cilin e kaloi kohën e tij me vepra të mira dhe u përpoq për arritjen e kësaj kohe të shkurtër të tij para se ajo të largohet.

 

Vërtetë i mençur është ai që kujdeset për ndërtesën e tij mbasi e ndërtoi atë, tregohet i sinqertë në kërkimin e faljes mbasi i dha besën Zotit të tij.

 

Dhe mos u bëni si ata për të cilët thotë Allahu i Madhëruar në Kuran:

"Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo, që e prish endjen e saj pasi e ka thurur fort!" En-Nehl,92.

 

Imam Sadiu (Allahu e mëshiroftë) thotë:

"Mos u bëni si ajo gruaja që end veshje të forta dhe të bukura dhe pasi e përfundon punën, fillon dhe e prish gjithçka që ka bërë."

I mençur është ai i cili e njohu vlerën e jetës së tij dhe çmimin e frymëmarrjes së tij dhe u përpoq për t'u afruar tek Krijuesi i tij edhe mbasi kaloi muaji i Ramazanit.

Allahu i Madhëruar thotë:

"Dhe adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë Ora e sigurt (vdekja)." El-Hixhr,99.

Që të jetë gjendja jote mbas Ramazanit ashtu siç ishte në Ramazan, dije se Zoti i muajit të Ramazanit është po Ai Zot edhe i muajve të tjerë të vitit, prandaj vazhdo në vepra të mira edhe nëse janë më pak.

 

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

"Veprat më të dashura tek Allahu, janë ato të vazhdueshmet edhe nëse janë pak."

 

Neueuiu -Allahu e mëshiroftë- thotë:

"Urtësia në vazhdimësinë e veprave të mira edhe nëse është pak, është më e hajrit se e shumta dhe që ndërpritet, sepse me vazhdimësinë edhe nëse është pak, vazhdon në bindje, në përmendjen e Allahut, në leximin e Kuranit, në dhënien e lëmoshës, në sinqeritet, në mbikëqyrjen e Allahut dhe frytet e veprave tw mira edhe nëse janë pak shtohen dhe shumëfishohen në krahasim me veprat e shumta e që ndërpriten."

 

Kanë thënë disa prej të parëve tanë të mirë:

"Prej shenjave të pranimit të së mirës, është pasimi i saj me të mirë dhe prej shenjave të pranimit të veprave është ndjekja dhe vazhdimi i saj po me të njëjtat vepra të mira."

 

Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

"Prej shpërblimit të së mirës është pasimi i saj me të mirë. Prandaj njeriu kur vepron një vepër të mirë i thotë tjetra në krahë të saj: më vepro edhe mua gjithashtu! Nëse e vepron atë i thotë e treta të njëjtën gjë, dhe kështu shtohen dhe shumëfishohen të mirat."

 

Suzana Kuburi

Burimi Jetës

27.06.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com