All for Joomla All for Webmasters

Durim në çdo situatë

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

 

durimNjeriu ka nevojë për durim në çdo situatë

Llojet e durimit janë të shumta, por ne do të përmendim dy prej tyre:

atë që njeriu nuk e zgjedhë dhe nuk mund t'i ikë, siç janë fatkeqësitë kur njeriu nuk mund të ndikojë, apo vdekja e personit të dashur, vjedhja e pasurisë , sëmundja etj.

 

Ky lloj i ka  dy   kategori:

 

e para: që nuk varet nga vullneti i njeriut;

 

e dyta: ajo që vjen nga personi tjetër, siç është ofendimi, goditja etj.

Ndaj së parës  njeriu mund të pozicionohet në katër mënyra:

 

Mënyra e parë:

Qëndrimi i të paaftit, kur njeriu e shfaq padurimin, ankesën dhe hidhërimin. Këtë e bëjnë vetëm njerëzit që nuk kanë mend, besim dhe njerëzi. Dhe ata vërtetë janë në dëm të madh.

 

Mënyra e dytë:

Durim për Allah ose për të ruajtur njerëzinë.

 

Mënyra e tretë:

Pajtimi me atë që ndodh. Ky qëndrim është më i lartë se durimi. Nuk janë të pajtimit rreth asaj se a është i detyrueshëm ky qëndrim, kurse janë të pajtimit se durimi është i detyrueshëm.

 

Mënyra e katërt:

Falënderimi.  Është më i vlefshëm se pajtimi dhe nënkupton që njeriu  i sheh sprovat dhe fatkeqësitë si begati dhe e falënderon Atë që e sprovon.

Ndërsa ndaj së dytës, trajtimit të keq nga ana e njerëzve.

 

Njeriu përveç këtyre mënyrave që përmendem më lartë duhet të pozicionohet edhe në katër qëndrime të tjera:

 

E para: falja dhe pajtimi.

 

E dyta: siguria e zemrës nga dëshira për hakmarrje dhe kthim të borxhit, ankthit dhe të menduarit për veprim të keq në çdo moment.

 

E treta: vetëdija mbi caktimin "kaderin" . Edhe pse ndokush të ka bërë padrejtësi dhe të ka dëmtuar, Ai që e ka shkruar dhe caktuar të ndodhë kjo nëpërmjet këtij njeriu të padrejtë, nuk është i Padrejtë. Padrejtësitë e njerëzve janë si i nxehti dhe i ftohti, që nuk mund të mënjanohen. Ai që hidhërohet me të nxehtin dhe të ftohtin, nuk është i qëndrueshëm. Çdo gjë ndodh në harmoni me caktimin,  edhe pse rrugët dhe shkaqet janë të ndryshme.

 

E katërta: Bërja mirë ndaj atij që të ka bërë keq. Kjo mënyrë ka aq dobi dhe të mira, saqë këtë e di vetëm Allahu. Nëse  njeriu nuk mund të vendoset në këtë shkallë të lartë, atëherë nuk mund t'ia lejojë vetvetes të bjerë në atë më të ultën.

 

"Mëso fenë tënde"

Burimi Jetës

28.07.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com