All for Joomla All for Webmasters

Dy thëngjij zjarri në zemër

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

thengjijZemërimi dhe epshi janë dy thëngjij zjarri në zemrën e birit të Ademit.

 

Për këtë Profeti -alejhi salatu ue selam- e urdhëroi birin e Ademit t'i shuajë ata me abdes, me namaz dhe duke kërkuar mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.

 

Allahu i Lartësuar thotë:

"Vallë, a po i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira dhe vetveten e harroni, kur ju e lexoni  Librin (Teuratin)?! A nuk po mendoni?!" Bekare, 44.

 

Është epshi i furishëm ai që e shtyn njeriun për të mos vepruar mirë e për të harruar vetveten, prandaj Allahu i urdhëroi për diçka me të cilën mund të shuajë zjarrin e epshit dhe ajo është pajisja me durim dhe faljen e namazit.

 

Allahu i Lartësuar thotë:

"Kërkoni ndihmë (prej Allahut) me durim e me namaz! Kjo  është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit." Bekare, 45.

 

"Mëso fenë tënde"

Burimi Jetës

05.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com