All for Joomla All for Webmasters

Nuk përgojojnë, nuk janë ziliqarë, nuk urrejnë

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

varrezeEl-Euzai (Allahu e ruajttë) thotë: "I thash një burri:

-Dua (kërkoj) një shtëpi në fqinjësi me njerëz të cilët: nuk përgojojnë, nuk janë ziliqarë dhe nuk urrejnë.

Burri më mori dhe më çoi tek varrezat dhe më tha:

-Këtu (është shtëpia që kërkon)!"

 

Nga ky ether përfitohet:

-Njeriu në këtë dynja përballet me shumë sprova dhe njerëz të ndyshëm, ku disa:

  1. Të përgojojnë -e këtë synim ka në jetë- dhe sa të shumtë janë në kohën e sotme!
  2. Të urrejnë -ku pjesa dërrmuese e tyre urrejnë nga paaftësia për të garuar në veprat e mira- dhe zgjidhje si zgjidhje të vetme dhe të shkurtër shohin përgojimin; shtoi kësaj (urrejtjes) dhe shpifjen.
  3. Të kanë zili -dhe ky soj i njerëzve gjendet shumë në qarkullim.

 

-Askush nuk mund të shpëtojë nga këto të tria. Derisa dhe Profeti alejhis-selam, që ishte krijesa më e mirë nuk shpëtoi nga kjo. Andaj le të jetë synimi yt rruga drejt Allahut!

 

-Kujdesi i madh që tregonin të parët tanë të mirë në zgjedhjen e fqinjit. Prandaj njeriu duhet të zgjedhë për fqinjësi njerëz:

  1. që e këshillojnë për të mira;
  2. që e ndalojnë nga të këqija;
  3. që janë me të në çdo mirësi e vështirësi.

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi i Jetës

08.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com