All for Joomla All for Webmasters

Porosi për muezinët

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

 

muezinO ju muezinë! 


Ju ftoni për tek Allahu pesë herë në ditë.


Allahu i Madhëruar thotë:


"E kush ka fjalën më të mirë se ai që thërret tek All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” Fusilet, 33.


Kam disa porosi për ju: 

  1. Të pastrosh nijetin e të jetë kjo puna jote për hir të Allahut të Madhëruar.
  2. Ta çoni në vend këtë amanet që keni marrë në kryerjen e kësaj pune, dhe të jeni korrektë në pesë kohët e namazit pa e neglizhuar atë. Sepse nuk pastrohet ndërgjegja me shumicën e zëvendësimit të muezinit apo imamit me dikënd tjetër.

  3. Kujdes gabimet në fjalitë e ezanit, dhe shmangjuni melodisë në të. Mos zbatoni në ezan rregullat e texhuidit sikur tingulli hundor (gune) në 'ene Muhameden'. Kujdes gjithashtu zgjatimet në vendin jo të duhur. Sikur zgjatimin e hemzes apo be-së në 'Allahu ekber' sepse kjo ia ndryshon kuptimin. Dhe nuk duhet të zgjatohet më shumë se ç'duhet tek shkronjat e zgjatimit në 'Allah' apo 'Resul'

  1. Nëse vjen me vonesë nga koha e ezanit atëherë thirre ezanin qoftë edhe pa mikrofon, porse ezanin mos e lër. Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: "Nëse prezanton koha e namazit të thërrasë ezanin njëri prej jush!" 

 

Shejkh AbduRrahman Berrak

Përktheu: F.Gurra

__________

Burimi i Jetës

11.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com