All for Joomla All for Webmasters

Mos mbaj shqetësimet e dynjasë!

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

 

botaMos mbaj shqetësimet e dynjasë, sepse ato janë për Allahun!

Mos mbaj shqetësimin për riskun, se ai vjen prej Allahut!

Mos mbaj shqetësimin e të ardhmes, sepse ajo është në dorën e Allahut!

Por mbaj vetëm një shqetësim: si ta kënaqësh Allahun?

Sepse nëse e kënaq Allahun, Allahu kënaqet prej teje, të kënaq ty dhe të pasuron.

 

Mos u dëshpëro për diçka që të ka humbur në dynja dhe ta ka copëtuar zemrën, por thuaj:

"O Allah, ma kompenso me më të mirë në dynja dhe ahiret!"

 

Mërzia largohet me sexhde, gëzimi vjen me lutje.

Nuk e harron Allahu të mirën që ia bëre dikujt, as brengën që ia largove dikujt dhe as lotët që ia ktheve në gëzim  dikujt.

 

Bëhu bamirës ndaj të tjerëve edhe nëse nuk të është bërë mirë, jo për hir të tyre, por për atë se Allahu i do bamirësit.

 

 

"Mëso fenë tënde"

____________

Burimi i Jetës

16.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com