All for Joomla All for Webmasters

Kujdes, mos u privo!

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

 

mos u privoDiçka e mirë është të jesh aktiv në rrjetet sociale, por... kujdes, mos të jetë ky aktivitet derë për t'u privuar!

 

Privim është të kalosh orë të tëra në ditë në rrjetet sociale dhe nuk kalon as sa çereku i kësaj kohe me Kuranin.


Privim është të zgjohesh nga gjumi dhe të lexosh lajmet dhe mesazhet në telefon dhe të harrosh dhikrin e sabahut e gjithashtu të kalojnë edhe ato të mbrëmjes.

 

Privim është të lexosh me mijëra postime në ditë dhe mos të caktosh pak kohë për leximin e ndonjë libri në komentimin e ajeteve të Kuranit ku do të kuptosh fjalën e Zotit tënd.

 

Privim është të japësh selam nga namazi dhe menjëherë nxjerr celularin për të parë të rejat e fundit dhe harron dhikrin e caktuar mbas namazit.

 

Privim është t'u shkosh për vizitë të afërmve dhe ta kalosh kohën duke parë në celular, në vend që të bisedosh me ta. Je me ta trup pa shpirt! Ndoshta kjo vizita jote bëhet shkak për ftohje të lidhjeve farefisnore.

 

Me këtë kujtoj veten time dhe juve!


O Allah, na ndihmo të të përkujtojmë, të të falënderojmë dhe në mënyrën më të mirë të të adhurojmë!


Përktheu: F. Gurra

Burimi i Jetës

24.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com